Rreth 6699 efektiv policie do të jenë të angazhuar në terren për mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor të 21 Qershorit.
Kjo është bërë e ditur nga zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Altin Qato, i cili prezantoi planin e masave të marra nga policia.
Qato bëri me dije se duke filluar nga ora 18:00 e ditës së nesërme dhe deri në 07:00 të 21 qershorit policia do të marrë në ruajtje Qendrat e Votimit.
“Policia e Shtetit ka marrë të gjithë masat për garantimin e rendit publik dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për qytetarët, në funksion të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore që do të mbahen me datë 21 Qershor 2015.
Duke vlerësuar rëndësinë që kanë për vendin tonë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, Policia e Shtetit është angazhuar totalisht, duke marrë dhe zbatuar masa konkrete për ruajtjen e rendit publik në të gjithë territorin e vendit, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të drejtat e subjekteve elektorale pjesëmarrëse në këto zgjedhje.
Në funksion të këtyre masave vlen të theksojmë se janë trajnuar 6.699 punonjës policie në bashkëpunim me Prezencën e OSBE në Tiranë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Përgjithshme.
Gjatë kësaj periudhe janë marrë masat për garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e 2.396 aktivteteve elektorale të subjekteve politike pjesëmarrëse në këtë proces zgjedhor”, tha Qato.
Theksojmë faktin se gjatë zhvillimit të këtyre takimeve elektorale nuk është shënuar asnjë incident i rëndë apo ngjarje kriminale, por gjatë kësaj periudhe që përfshin fushtatën elektorale janë evidentuar dhe referuar në prokurori 21 raste që kanë të bëjnë kryesisht me grisje posterash, vjedhje apo dëmtime të zyrave elektorale.
Gjithashtu, nga Policia e Shtetit janë marrë masat për përmbushjen me sukses të detyrave për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, konkretisht të 90 KZAZ, dhe 5.299 Qendrave të Votimit, ku do të angazhohen 5960 punonjës policie.
Masa të veçanta jane marrë për parandalimin e veprimtarisë kriminale dhe garantimin e rendit publik, si dhe për sigurimin e objekteve shtetërore dhe objekteve të tjera të rëndësishme.
“Me datë 20 Qershor 2015, në orën 18.00 nga Policia e Shtetit do të merren në ruajtje të gjitha Qendrat e Votimit deri në orën 07.00, kohë në të cilën është parashikuar që të fillojë procesi i votimit.
Ndërsa Vendet e Numërimit të Votave në të gjithë qarqet do të merren në ruajtje nga Policia e Shtetit me datën 21 Qershor 2015, ora 18.00 deri në përfundim të procesit të numërimit të votave.
Në përmbushje të kërkesave të Kodit Zgjedhor, kemi marrë masa për të garantuar shoqërimin e kutive të votimit nga të gjithë Qendrat e Votimit për në Vendet e Numërimit të Votave.
Masa konkrete kemi marrë edhe për të siguruar që të gjithë punonjësit e policisë të angazhuar me detyra gjatë këtij procesit zgjedhor të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Theksojmë se gjatë përmbushjes së këtyre detyrave kemi patur një bashkëpunim shumë të mirë me të gjithë qytetarët dhe subjektet elektorale pjesëmarrëse në këto zgjedhje.
Nisur nga fakti se Policia e Shtetit ka tashmë një eksperiencë shumë pozitive për menaxhimin e situatave para, gjatë dhe pas proceseve zgjedhore, përvojë e cila është vlerësuar edhe nga organizmat ndërkombëtare, sigurojmë të gjithë aktorët vendas dhe ndërkombëtarë që Policia e Shtetit edhe gjatë këtij procesi zgjedhor do të demonstrojë standardet më të larta të profesionalizmit në përmbushjen e detyrave institucionale dhe në zbatimin e ligjit.
Me këtë rast dëshirojmë të falënderojmë të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces dhe të garantojmë qytetarët se Policia e Shtetit do të jetë në krye të detyrës për të siguruar një ambient sa më qetë dhe të sigurt në funksion të mbarëvajtjes së këtij procesi zgjedhor”.
Edukate, Kulture, Rregull.
Kjo eshte Policia qe po edukohet cdo dite, dhe po pastrohet nga Plehrat Boduguarde te Berishes.
Nuk eshte e kollajshme, por ka hyre edukata ne Polici.
Kur kujton Brecanin, Kulishin, Grupi ciftelise, te vjen turp qe ata ishin policia per te mbrojtur rendin. Ata ishin Policia per te mbrojtur Kriminelet.
Po po, ehe po pastrohet Policia!!! E njihke shume mire Policine ti mor zoteri apo nisesh nga deklarata per shtyp? Trajnimet dhe masat e marra nga Policia dhe OSBE-ja jane bere gjithmone e do vazhdojne te behen persa kohe e kerkon mbarevajtja e ketij procesi dhe vete puna e Policise por kur beheshin me pare ti zotrote i quaje trajnime per te vjedhur voten ndersa tashti po te pelqyekan se qenkan edukate, kulture, rregull!!!!! Pffffffff, tamam tip servili!