Fushë Kruja tronditet sërish nga një shpërthim

18 Qershor 2015, 08:58Kronika TEMA

Një shpërthim me eksploziv tronditi Fushë Krujën mbrëmjen e së enjtes 17 qershor 2015.

“Lënda shpërthyese ishte vendosur në një lokal në lagjen “Partizani”, në pronësi të shtetasit me iniciale K. Q. 45 vjeç,banues në Krujë.

Nga shpërthimi janë dëmtuar gjeneratori i lokalit dhe xhamat e një mjeti të parkuar pranë më targa KR8533A, tip sharon, ngjyre gri, në pronësi të shtetasit H.I” informoi policia.

Shpërthimi ndodhi pranë një vendi ku ishte vendosur një billbord i kandidatit të Partisë Demokratike për këtë bashki.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje efektivë të Krujës, eksperte Xhenier të Njesitit Anti Eksploziv Reparti RENEA Tiranë, te cilët do të përcaktojnë sasinë dhe llojin e kësaj lënde shpërthyese.

Po punohet për identifikimin , zbulimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë prane Gjykatës së Shkalles së Parë Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale të ” Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe ” Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

1 komente në “Fushë Kruja tronditet sërish nga një shpërthim”

  1. TOPE TOPE PAPAGALI says:

    filluan bandat e palokess se shqupit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje