Policia e Shtetit kalon në shërbim të përforcuar për ditën e zgjedhjeve

17 Qershor 2015, 12:40Kronika TEMA

Në zbatim të detyrave të parashikuara në Programin e Punës të Drejtorisë së Policisë së Shtetit “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës zgjedhore për Organet e Qeverisjes Vendore, 21 Qershor 2015”, me qëllim planifikimin, organizimin dhe zbatimin e masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor për organet e qeverisjes Vendore, si dhe ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, të gjitha Strukturat e Policisë së Shtetit në nivel Qendror dhe vendor kanë kaluar në shërbim të përforcuar që prej orës 07.00 të datës 17 Qershor 2015.

Të gjitha shërbimet e Policisë duke filluar nga dita e sotme do të kryejnë  12 orë shërbim.

Njëkohësisht Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në tërësi, për parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe  parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.

Vëmendje e posaçme i është kushtuar masave policore edhe për sezonin e ri turistik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje