Policia e Elbasanit ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi përgjonte të dashurën e tij, me anë të një kamera që i kishte vendosur në makinë.
I arrestuari është Gentian Mino.
Ai dyshonte se e dashura e tij, shkonte me një tjetër mashkull.
Për këtë arsye, ai i ka marrë makinën të dashurës me justifikimin se i duhej për punë, dhe me ndihmën e Adrian Hysit, që gjithashtu u arrestua, vendosi kamerën në makinë.
Për dy javë me radhë 38-vjeçari ka kontrolluar çdo lëvizje të së dashurës së tij 27-vjeçare.
Por, kjo e fundit ka nisur të ketë dyshime dhe ka bërë denoncim në polici.
Pas zbulimit të kameras, dy autorët kanë thënë se atë e vendosën nga frika se mos dikush vidhte makinën.
Polici e kriminele e arreston personin pse po interesohesh per te dashren turp,kurse kjo 27 vjeqarja eshte e dyshimt per tradhti ndaj te dashrit ,nese je e sinqetr jo 1 kamer pore 10 kamera vendosi ska problem ,pore ky frajeri e paska zane me pel perdore .
Hehehe ose ti je super injorant, ose super ironit ?
ju duk vetja si te shkathet eee??? kur te beri motra denoncim ne polici e pe ate te mizes???