Një arsenal armësh është sekuestruar në qytetin e Shkodrës, ndërsa është arrestuar poseduaesi i këtij arsenali, 61 vjecari Pjetër Çuni i dënuar më parë me 20 vite burg për vrasje.
Arsenali i armëve u gjet në banesën e 61 vjecarit pas një kontrolli të befasishëm në banesën e tij në kuadër të operacionit të koduar ” Arsenal ” dhe si pasojë janë gjetur :
Si rezultat i kontrollit, në banesë dhe ambjentet e jashtme të banesës ju gjeten , 1 mitraloz i lehtë, 1 pistoletë, 2 pushkë 20-çe, 1 kallëp titol, 2 kuti me kapsolla detonatore, si dhe disa krëhëra me fishekë.
Armët dhe municionet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale
Armët do dërgohen në laburatorin kriminalistik, për ekzaminim të metejshëm.
Ndërsa poseduesi i tyre është arrestuar për veprën penale « Armëmbajtje pa leje », parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Ne foto jane tre pistoleta jo nje per mos permendur kusurin