Trafiku i drogës, Policia e Lezhës sekuestron 10 milion euro pasuri të Astrit Nimanit

16 Qershor 2015, 20:07Kronika TEMA

Policia e Lezhës ka sekuestruar 10 milionë euro pasuri të paluajtshme , produkte të veprimtarisë kriminale të kryera nga shtetasi Astrit Nimani, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, Astrit Nimani i cili është arrestuar me date 15.11.2013 në Serbi dhe me datë 20.12.2013 është ekstraduar drejt Italisë, i cili  ka qënë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Roma, Itali,  pasi Gjykatata e Apelit të Milanos-Itali me vendimin e datës 26.11.2009  e ka dënuar këtë shtetas me 7(shtatë) vjet heqie lirie për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”

Nimanit iu sekuestrua:

1-Një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m2  e ndodhur në qytetin e Shëngiinit’

2-Një godinë 13-katëshe, ndodhur në qytetin-e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 5000 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe Parkimi.

2-Një godinë 13-katëshe, e ndodhur në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 6500 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe Parkimi.

4-Një godinë 10-katëshe, e ndodhur në qytetin e Shëngiinit  me sipërfaqe totale 9500 m2, ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe Parkimi.

2 komente në “Trafiku i drogës, Policia e Lezhës sekuestron 10 milion euro pasuri të Astrit Nimanit”

  1. Danieli says:

    Po te doni e zgjodhni problemin e sterhimit per 230 familje te pastreha ne Lezhe……

  2. epo e paska nga numri 13 ky!
    larg numrit 13 se osht tersi i terseve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje