Elbasan, kapet një furgon që transportonte 3 mijë rrënjë hashash

17 Qershor 2015, 12:04Kronika TEMA

Efektivat e policisë u vunë në ndjekje të një automjeti pasi morën informacion në rrugë operative se një furgon, rreth orës 01.00 të mëngjesit po transportonte në drejtim të fshatit Shtëpanj, Komuna Gostimë, Elbasan, një sasi të madhe kubikësh të kultivuara me bimë narkotike.

Drejtuesi i automjetit furgon tip Fiat, me targa FR 5776 D sa ka parë që ndiqej nga Policia ka braktisur mjetin dhe duke përfituar nga  errësira dhe zona e pyllëzuar ka mundur të largohet.

Grupi hetimor ka konstatuar se në brendësi të furgonit kishte 3 000 kubikë të kultivuar me bimë narkotike Cannabis Sattiva të cilat së bashku me automjetin dhe prova të tjera u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga  verifikimet e kryera, rezultoi se mjeti ishte i vjedhur në qytetin e Fierit në 30 shtator 2014.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje