Pas sekuestrimit të 3.4 milionë dollarëve në llogaritë bankare të ish-administratorit të borxheve të kompanisë CEZ-Shpërndarje, Kastriot Ismailaj, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të vërë në sekuestro dhe 1 milionë dollarë amerikan si dhe 2 automjete luksoze në pronësi të Ismailajt i cili hetohet për mashtrim e pastrim parash.
Në kërkesën e depozituar për sekuestro në Gjykatën e Krimeve të Rënda prokuroria ka listuar 2 llogari bankare në vlerën e 18.5 milionë lekë të reja, 940 mijë dollarë amerikanë të gjendura në llogari bankare dhe bono thesari, si edhe dy automjetet Daimler Chrysler dhe Voksvagen Pasat, të regjistruara në emër të Kastriot Ismailaj, administrator i shoqërisë “Adriatic Develoment Corporation LTD”, si edhe familjarëve të tij.
Sipas prokuroris, ky konfiskim kërkohet pasi Ismailaj është duke u hetuar në kuadër të ligjit “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”.
Ismailaj është në masën e sigurisë “arrest në burg” në vijim të një hetimi që po zhvillohet nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda të kryer në bashkëpunim” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Te gjithe keta kane mbushur xhepat e familjes Berishes, pastaj filluan te vjedhin per vete.
Hetoni lidhjet me familjen Berisha.
qen muti!