Përgjonte ish të dashurën, arrestohet 38 vjecari

17 Qershor 2015, 13:09Kronika TEMA

Një 38 vjecar u arrestua nga uniformat blu të Elbasanit, pasi prej disa kohësh përgjonte ish-të dashurën e tij, duke i vendosur një kamera dhe përgjues në makinë.

Por shtetasja E.B., ka pikasur kamerën në makinë dhe është drejtuar menjëherë drejt policisë për të bërë denoncimin.

Hetimet paraprake dolën në përfundimin se, kamera në automjetin e 27-vjeçares ishte vendosur nga ish-i dashuri i saj, Gentian Mino, 38 vjeç banues në Elbasan, i cili për të finalizuar misionin e tij kishte kërkuar ndihmën e shokut, Ardian Hysi.

Mësohet se të ndaluarit kur janë pyetur kanë pohuar se kamerën e kishin vendosur nga frika se dikush do të vidhte makinën.

1 komente në “Përgjonte ish të dashurën, arrestohet 38 vjecari”

  1. sefer ziu says:

    Qe merret policia me keto gjera, e quaj injorance policore. Se ç’pune ka policia me kamerat qe jane vendosur ne nje makine private. Mbase ata bashke e kane vendosur qe te shikonin videon me vone se çfare kishin bere ne makine. Ajo ndoshta i thote fshije kete pjese se nuk ka dale mire, ai jo dhe ajo ka shkuar ne polici. Eshte absurde se dhe atij i vjen turp te thote te verteten dhe thote e vura mos vidhnin makinen! Sa pune ka policia per te bere! Dhe mirret me çeshtje qejfi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje