Gjykata e Apelit pezullon punimet për pallatet tek Liqeni Artificial

18 Qershor 2015, 18:29Kronika TEMA

Gjykata Administrative e Apelit pezulloi për herë të dytë punimet për ndërtimin e kompleksit shumëkatësh në zonën poshtë digës së liqenit Artificial.

Apeli urdhëroi ndalimin e punimeve në kompleksin e nisur me leje të Bashkisë së Tiranës. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e kryesuar nga Rilinda Selimi, ndërsa kërkesa ishte bërë ngë IKMT.

Ky vendim hedh poshtë një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë që i kishte dhënë të drejtë firmës të vijonte punimet pas pezullimit të bërë nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Leja për ndërtimin e këtij kompleksi u dha nga Bashkia e Tiranës në gusht të vitit 2014, por 5 muaj më vonë, në Janar të 2015-ës, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit konstatoi parregullsi dhe i konsideroi të pavlefshme dy vendimet e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e kompleksit me pesë struktura banimi e shërbimi, nga 1 deri në 17 kate dhe me 3 kate parkim nën tokë, në rrugën “Kristo Luarasi.

Urdhri i pezullimit i dhënë në janar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u ankimua nga firma ndërtuese në Gjykatën e Shkallës së Parë, e cila i dha të drejtë subjektit ndërtues të vijonte punimet.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje