Vritet 41 vjeçari, policia identifikon autorin e dyshuar

18 Qershor 2015, 10:19Kronika TEMA

Një 41 vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë mëngjesin e sotëm  në afersi të kryqezimit të Cërrikut, tek vendi i quajtur “Ish- thertorja”.

Sipas policisë së Elbasanit, viktima Agron Lleshanaku, me banim në Elbasan ishte i goditur me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit.

Shërbimet e policisë, prej një harku kohor të shkurtër bënë të mundur identifikimin në kohë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë dhe po punohet për arrestimin e tij.

Nga të dhënat paraprake, mendohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit mes viktimes dhe autorit të dyshuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje