Ministria e Brendshme: Kartat dhe pasaportat biometrike mund të tërhiqen edhe të shunë e të dielë

18 Qershor 2015, 12:38Kronika TEMA

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për dokumenta biometrikë, të drejtohen pranë zyrave përkatëse për t’i tërhequr ato.

Zyrat e tërheqjes së letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike do të jenë hapura edhe ditën e shtunë e të dielën, 20 qershor dhe 21 qershor, për t’u dhënë mundësi shtetasve që duan të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet lokale, sipas orareve:

– 08:00 – 16:00, 20 qershor 2015
– 08:00 – 14:00, 21 qershor 2015

Gjithashtu për të mbështetur këtë proces të rëndësishëm, të gjitha Zyrat e Gjendjes Civile do të jetë të hapura ditën e shtunë e të diel, nga ora 08:00 deri në 14:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje