Durrës, dhunohet aktivistja e PD?/Policia: Ngjarja jo për arsye politike

20 Qershor 2015, 09:49Kronika TEMA

Dhunohet nga persona të paidentifikuar rreth orëve të para të mëngjesin aktivistja e Partisë Demokratike Merene Agalliu.

Agalliu është sekretare e një qendre votimi dhe bashkëshortja e kryetarit të Seksionit nr 6 të Partisë Demokratike të degës së Durrësit.

Sipas informacioneve të paraqitura nga Partia Demokratike, Merene Agalliu është dhunuar në mënyrë barbare.

Personat e paidentifikuar e kanë dhunuar duke i thënë: “Tani voto PD-në”.

Aktivistja u dërgua në spital në një gjendje të rëndë.

Menjëherë pas ngjarjes deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi e dënoi ashpër këtë ngjarje.

Bylykbashi i bëri thirrje kandidatit të Partisë Socialiste Vangjush Dako, që të tërhiqet nga dhunimi i aktivistëve të PD-së.

Por me anë të një njoftimi, policia sqaron se 49-vjeçarja Merene Agalliu  është dhunuar ndërsa shkonte në banesën e saj në lagjen numër 6 nga një person i panjohur prej saj.

Në Komisariatin e Policisë Durrës ,më datë 19.06.2015  rreth orës 21.00 është paraqitur shtetësia Merjeme Agalliu  49 vjeçe, banuese në Durrës e shoqëruar nga bashkëshorti i saj . Ajo ka njoftur  se në kohën kur po shkonte  për në banesën në lagjen Nr.6 Durrës një person i pa njohur nga  ana e saj  i është afruar  dhe pasi e ka kapur nga flokët  e ka rrëzuar  në tokë duke i shkaktuar  dëmtime të lehta  fizike. 

Më tej e dëmtuara   është larguar  duke shkuar ne urgjencën e spitalit civil Durrës  ku mbasi ka marrë mjekime është larguar për në banesën e saj.

Rreth orës 01:00 te datës 20.06.2015, nga ana e Punonjësve të Policisë shtetases së mësipërme ,i është marrë deklarimi lidhur me rrethanat e ngjarjes, ku ndër të tjera ka sqaruar se “nuk i përkas asnjë partie politike dhe përjashtoj çdo mundësi që dhuna fizike të jetë për shkaqe politike, por për konflikte te meparshme”,  thuhet ne njoftimin e policisë.

Policia e Durrësit thekson se në ngarkim të kësaj shtetasje pranë Komisariatit të Policisë Durrës janë bërë dy kallëzime, konkretish: – Kanosje dhe Fyerje me datë 11.11.2014, parashikuar në nenin 119 të Kodit Penal, – Fyerje më datë 01.04.2015, parashikuar në nenin 119 të Kodit penal.

Nga ana e bluve po punohet për zbardhjen e plote të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

2 komente në “Durrës, dhunohet aktivistja e PD?/Policia: Ngjarja jo për arsye politike”

  1. Petro says:

    E kujt i drejtohet.Njeriut te basifondeve qe ngjason me personazhet e Hygoit te “Te Mjeret”I jane veshur syte nga pushteti te mjerit.

    1. andromeda says:

      Kjo Meremja, si dhe shumë PD-iste të tjera, do jetë ndonjë shurrë uthull që ta bën borxh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje