"Portofoli", arrestohet 31 vjeçari që grabiste bashkë me gruan

24 Qershor 2015, 11:41Kronika TEMA

Policia arrestoi një 31-vjeçar pasi akuzohet për një sërë grabitjesh në bashkëpunim me bashkëshorten e tij.

Të arrestuar janë Fodion Cepaj, 31 vjeç dhe E. Thanasi, 17 vjeçe. Cepaj në bashkëpunim me gruan e tij, ka kryer gjashtë vjedhje.

Në total, çifti ka vjedhur dhe përvetësuar rreth 203 mijë lekë të reja plus 170 euro. 17-vjeçarja do të hetohet në gjendje të lirë.

Grabitjet:

1. Më datë 05.06.2015, në lagjen “Pavarësia”, në një dyqan rrobash, në pronësi të shtetases: F.Sh. kanë vjedhur një portofol me 28.000 lekë brenda.

2. Më datë 20.06.2015, në lagjen “Pavarësia”, në një dyqan rrobash, në pronësi të shtetases: M.V. kanë vjedhur një portofol me 120 euro dhe 20.000 lekë (te reja).

3. Më datë 21.06.2015, në lagjen “Pavarësia”, në butikun e rrobave “Prestigj”, në pronësi të shtetases: Z.V.  kanë vjedhur një portofol me 98.000 lekë (te reja).

4. Më datë 22.06.2015, në lagjen “Lef Sallata”, në një dyqan rrobash, në pronësi te shtetases: S.V.  kanë vjedhur një portofol me 5.000 lekë (te reja).

5. Më datë 13.06.2015, në lagjen “Lef Sallata”, në një dyqan rrobash, në pronësi të shtetases: Y.B. kanë vjedhur një portofol me 35.000 lekë (te reja).

6. Më datë 19.05.2015, në lagjen “Pavarësia”, në një dyqan rrobash, në pronësi të shtetases: B.N. kanë vjedhur një portofol me 17.000 lekë (te reja) dhe 50 Euro.

1 komente në ““Portofoli”, arrestohet 31 vjeçari që grabiste bashkë me gruan”

  1. fllad says:

    O rufjaner po na i tregoni pak metodat e vjedhjes se paskeni qene njesha per filma hollivudi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje