Arrestohen sekserët, merrnin para për një vend pune apo nota kaluese në provime

24 Qershor 2015, 13:35Kronika TEMA

Dy shtetas u arrestuan nga policia e Durrësit nën akuzën e ushtrimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Sipas policisë të arrestuarit përfitonin shuma të ndryshme parash për një vend pune apo për kalimin e studentëve në provime.

Policia bëri të ditur se Bardhyl Xhakollari u arrestua nga Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor.

52-vjeçari u ndalua pasi i kishte premtuar shtetasit D.B 37 vjeç,banues në Durrës, se do ndërhynte për të punësuar bashkëshorten e tij si mësuese, kundrejt pagesës prej 3000 euro.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr.276/3, datë 23.06.2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”për veprën penale”Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Po kështu Ramiz Tepshi u ndalua po ashtu nga Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës ,pas një hetimi disa mujor.

Arrestimi i tij erdhi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr. 740/2, datë 23.06.2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”për veprën penale”Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”dhe”Korrupsion pasiv”.

Ky shtetas u premtonte studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu”marrjen e provimeve kundrejt një shume të caktuar.

1 komente në “Arrestohen sekserët, merrnin para për një vend pune apo nota kaluese në provime”

  1. Emigrant SHBA says:

    Duhet arestuar edhe drjtori i drejtorise arsimore sepse ai nuk mund te beje sekserin ne rast se nuk ka njeri atje qe ta mbeshtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje