Si është ndarë politika sa herë që Lazarati ka prodhuar konflikt

24 Qershor 2015, 20:01Kronika TEMA

Sa herë që Lazarati, fshati rebel në jug të Shqipërisë, prodhon konflikt, politika në Tiranë rreshtohet në llogore të ndryshme me deklarata dhe kundër-deklarata. E njëjta histori u përsërit edhe të mërkurën e 24 Qershorit 2015, pas ekzekutimit në krye të detyrës të një prej oficerëve të forcave RENEA dhe plagosjes së dy të tjerëve.

Deklarata e Ramës: “Dua të nënvizoj se duhet të ndihen keq ata që për faqen e tyre të zezë, edhe në momentet që policia është në fushën e betejës me një grup vrasësish, flasin me dy kuptime dhe i kërkojnë llogari policisë dhe e fajësojnë jo dhe aq në mënyrë indirekte”.

Deklarata e Bashës: “Kryeministri i vendit, njeriu që duhet të marrë përgjegjësi të bëjë transparencë për këtë ngjarje, në derën e spitalit gjeti rastin ta përdorë për politikë dhe të sulmojë opozitën. Është një deklaratë e papërgjegjshme dhe diabolike, të cilën e hedh poshtë me neveri. Nuk ka asgjë të dykuptimtë të kërkosh mbrojtjen e jetëve të efektivëve të Policisë së Shtetit dhe të kërkosh transparencën që mungon në këtë çast”.

Konflikti më i fundit ishte pikërisht një vit më parë, kur nisi operacioni antikanabis në Lazarat. Le t’i rikthehemi deklaratave të Qershorit 2014, kur veç përplasjeve në terren, përplasjet e forta ishin edhe në Tiranë, mes selisë së PD-së dhe asaj të Kryeministrisë. Operacionin e Lazaratit, fillimisht ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, atë kohë do ta quante një “show”: “Jemi të prirur të mbështesim forcat e rendit në çdo aksion, por ky nuk është aksion, por është “show”. Është “show” banditesk i ministrit të Brendshëm. Është si aksionet e FARC-ut në Kolumbi”.

Gjashtë ditë më vonë, nga kjo deklaratë e Flamur Nokës, kur operaconi do të cilësohej i përfunduar me sukses, kryeministri Edi Rama do të deklaronte: “Ky rezultat spektakolar nuk mund të shihet vetëm nga ata që nuk duan. Ata kanë arsye për të mbyllur sytë e për të mos parë atë që i duket një gjëmë e madhe”.

Ndërsa Lulzim Basha, nga një prej mbledhjeve të grupit parlamentar të PD-së, do të deklaronte mbështetje pa ekuivok për policinë në Lazarat, por politikisht ai nuk pajtohej me deklarimet e Ramës: “Ia kemi bërë të qartë kryeministrit se mburrja me Lazaratin është e dëmshme dhe shpërqendron Policinë e Shtetit”.

Pa llogaritur se përgjatë gjithë ditëve të operacionit të policisë, edhe ish-kryeministri Sali Berisha ishte mjaft aktiv në Facebook me akuza të forta ndaj policisë për dhunim të banorëve, duke e cilësuar operacionin si bastisje./TCH

2 komente në “Si është ndarë politika sa herë që Lazarati ka prodhuar konflikt”

  1. coli says:

    pse aduhet prap gjak per te dhene per lirine e shqipetareve , deri kure ma ,, do mare funde kjo makineri krimi!

  2. Deri kur Pozita dhe Opozite do urrejne njera-tjetren si rrjedhoje do kemi dhe urreitje ne popull,jemi popull delikat
    dhe i varfer ekonomikisht dhe dikush qe te ofron dicka te jashte’ligjshme shume te rije jane te gatshem ta kryejne pa menduar per momentin qofte kjo per bashpunim droge,prostitucjon,arme,vrasje etj-etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje