Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbajti një fjalë prekëse në homazhet e zhvilluara në Pallatin e Prigadave në dner të efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha i cili u vra në Lazarat.
Tahiri tha se dora e pabesë e krimit dhe e terrorit i mori jetën njeriut që ishte hero edhe përsë gjalli, siç e quajti Tahiri.
Po ashtu Ministri i Brendshëm garantoi se nuk do të ndalen derisa të vënë para përgjegjësisë autorët.
Fjala e plotë e Tahirit:
“Ibrahim,
Jemi mbledhur këtu, vëllai ynë.
Për të të thënë lamtumirë, tani që po shkon në shtëpinë tënde të fundit.
Është familja jote këtu. Është nëna dhe motrat, është babai, është vëllai yt i vogël, janë dajat, xhaxhallarët.
Janë miqtë, shokët dhe kolegët e tu. Është çdo shqiptar sot me ty. Kjo është Familja jote e madhe.
E përulemi para teje me mirënjohje e respekt të thellë, Ibrahim.
Fati i keq e deshi që një dorë e pabesë të të merrte jetën.
Dora e frikës dhe terrorit, që padrejtësisht u ngrit mbi ty.
Jo përballë, siç i ka hije trimave. Siç i ka hije një trimi si ty. Por fshehtas, pabesisht.
Ka shumë dhimbje këto 24 orë! Të mund të shihje sa shokë e miq ke pasur në të gjithë Shqipërinë e sa shumë të janë bërë gjatë këtyre orëve.
E gjithë Shqipëria, anembanë, është me ty, po të përulet me mirënjohje Ibrahim.
Thonë se heronjtë njihen kur flënë nën dhe’, por t’i hero ishe edhe për së gjalli. Me shokët e tu, të vendit tënd e të huaj, në forcat e Aleancës së Bashkuar, duke luftuar në ato vendet e largëta e me luftë të vërtetë, për ta bërë botën më të mirë, më të drejtë, më të lirë dhe më demokratike.
E tani e gjithë Shqipëria u shtang, pse dora e krimit e terrorit të mori jetën, këtu në vendin tënd. Ku luftë nuk ka, po ku për më shumë se dy dekada ka pabesi të pashoq, që ka mbjellë plagë të neveritshme në trupin e vendit tonë.
Siç ishte edhe fshati ku ca kriminelë të morën jetën Ty.
Luftove për të bërë të lirë e të sigurtë vende të tjera e popuj të tjerë, por jetën tënde e dhe për popullin tënd, këtu në vendin tonë.
Në atë fshat të mbajtur peng për dekada, për t’i marrë lekët e drogës dhe votat e pushtetit. Ku turpi i trashëguar mbi kurrizin e të gjithëve çoi në këmbë djem si ti për t’i bërë ballë vështirësive për një Shqipëri të re.
Dora e pabesë që u ngrit mbi ty ka më shumë se dy dekada që rritet për t’i bërë karshillëk Shqipërisë, për të sfiduar shtetin, ligjin dhe drejtësinë. Ajo dorë, dje të mori jetën.
Në atë fshat plot me njerëz të ndershëm, por ku kanë mbetur ende ca kriminelë të përdorur. Në atë fshat të cilin vjet e çliruam nga droga e krimi, por që nuk kemi mbaruar ende.
Se ti dhe shokët e tu në Policinë e Shtetit, në FNSH dhe Repartin RENEA dini diçka që nuk e thoni kurrë. Dini diçka që publiku nuk e di, shpesh.
Krimit i mjafton të ketë sukses 1 herë në 100 apo 1000 raste. Qoftë një herë të vetme. Ndërsa policisë i duhet të ketë sukses çdo herë. Punonjësit të policisë i duhet të ketë sukses çdo sekondë të jetës.
Dhe e djeshmja ishte dita jote pa fat, Ibrahim.
Na kanë vrarë të gjithë nga pak miku ynë! Ajo dorë ka goditur shtetin dhe ligjin.
Eshtë ngritur kundër shoqërisë. Kundër çdo shqiptari të ndershëm.
Këtë e di familja jote. E dinë miqtë e tu.
E dinë kolegët e tu në Policinë e Shtetit, që edhe tani janë në Lazarat për të vazhduar punën tënde e për t’i dhënë goditjen e ligjit kujdo që ka guxuar e guxoi të vërë dorë mbi shtetin, mbi Policinë e Shtetit. Mbi ty, Ibrahim.
Por nuk je vetëm, as tani, as nesër nuk do jesh. Çdo punonjës i Policisë së Shtetit është me ty. Ne jemi me ty. Shqipëria është me ty. Tani më shumë se kurrë.
Dhe nuk ka kurajo më të madhe për punonjësit e Policisë së Shtetit sesa ajo që bëre ti. Nuk ka shembull më të fortë për të gjithë ata që luftojnë me armë, siç bëre ti, apo në çdo mënyrë tjetër, për ta bërë Shqipërinë një vend më të drejtë.
Ne sot përulemi me respekt e mirënjohje të thellë, me premtimin se nuk do të reshtim kurrë të vëmë para drejtësisë dorën e krimit që u ngrit mbi ty, mbi Policinë e Shtetit, mbi shtetin vetë.
Sfidat na bëjnë më të fortë. Vështirësitë na e bëjnë rrugën më të qartë. Sakrifica jote na e bën vullnetin më të hekurt, për ta bërë Shqipërinë më të paqtë e më të lirë nga kërcënimi i frikës.
Atdheu nuk mund të kishte miq më të mirë sesa ty, Ibrahim.
Hero për së gjalli, dëshmor sot. Më i gjallë se kurrë.
Prehu në paqe miku im! Të ndrittë shpirti gjithmonë!
Lamtumirë, Ibrahim!”
Sunite te ndyre qe vriten mes tyre, duke u vene ne loje nga Sunite te tjere drejtues (Saliu)..! Vkkk imam bajëlldi hesapi..!
SAIMIR, NUK DUAM FJALIM…FAMILJA E TE NDJERIT IBRAHIMI DHE POPULLI DO REPRESALJE DHE DREJTESI.
BOLL ME TOLERANCE PROVINCIALE..SHTETI DUHET TE TREGOJ FUQIN.
dy personat per te cilet prokuroria sapo njoftoi procedimin per vrasjen e Policit te Reneas jane ata qe ishin ne kerkim per vendosjen tritol ne shtepine e babait te Roland Bejkos,kryetar i Pd Gjirokaster.Kush i mbrojti kwta muaj ?
shko o sajmir fshi qumeshtin nga buzet. mos u mundo tu pjerdhesh mendjen njerezve me llafe po bej punen ose lere karrigen se s’je per te. kujtove se ishe po ja qe s’je. duhet te dalesh neper media vetem per te dhene lajmin qe ata qe guxuan te ngrene doren kunder shtetit dhe njekohesisht te vrasin nje punonjes te shtetit e mbi te gjitha dhe e theksoj mbi te gjitha nje njeri te pafajshem jane arrestuar. pordhet leri per ne darke kur te jesh me gruan ne krevat. njerezit duan vepra se u ka plasur shpirt 25 vjet, ndaj boll me llafe se ka dy dite sot e s’keni bere gje po u terheqin nje grusht fshataresh maskarenj e te faqezinj prej hunde, ty te parin dhe shefat e policise se shtetit
ti dhe k. ministri mos shkoni kot neper homazhe se s’keni titull, vetem nje gje mund te beni ju: Te kerkoni falje qe i nisni njerezit neper operacione policie me ate pergatitje e logjistike per te ikur nga mendja pa le pastaj kur sheh ata qyqaret e plagosur te pakten njeri sikur eshte ne muajin e 7-te shtatzenise e jo efektiv i reneas te lind vetvetiu dyshimi per pergatitjen e repartit ne lidhje me detyrat, apo varja sa per te mare nje rroge ne fund te muajit, se per tjeter nuk jane. max dy nga keta duhet te ishin ne pune zyre ne renea ose te kishin dale ne pension po asnje mendje normale s’do i conte ne terren se rrezikojne koken e pune s’bejne ndaj mos llapni kot e te rrihni gjoksin si kaposhi ne maje plehut por merrni masa per te ndrequr policine e per te arrestuar vresesit
Po mjaft o te shkrete mjaft me keto idete brilante qe beni si kopetente.
Ngushellime te sinqerta familjes se heroit, shpirti iu prehte ne paqe.
Shteti eshte duke bere detyren dhe ne presim qe Shteti ta coje deri ne fund kete.
Respekt.
Respekt.
Respekt.
pse nuk ka drejtesi akoma zoti rama?
pse nuk rilindet sistemi i drejtesise/