Bllokohet ekstradimi i vrasësit të priftit në Shqipëri, është…10 cm më i shkurtër

26 Qershor 2015, 09:51Kronika TEMA

Dy vite më parë, policia britanike arrestoi në Northampton për një aksident të vogël, emigrantin shqiptar që u paraqit me emrin aleks Kola.

Por, pasi iu morën shenjat e gishtërinjve, ato përputheshin me ato të një tjetër personi.

Bëhet fjalë për Lek Prendin, i cili ishte shpallur në kërkim nga Shqipëria, për vrasjen e një prifti në vitin 2000.

Për këtë arsye nisën procedurat për ekstradimin e tij.

Por, gjykata ka bllokuar ekstradimin e tij.

Kjo, pasi siç raporton A1 Report, kanë dalë problem me të dhënat që ka paraqitur Interpol Tirana.

Sipas të dhënave të Interpolit, Prendi është 168 cm i gjatë, ndërsa Kola ka një gjatësi prej 178 cm.

Avokatët thanë se “është e pamundur që ai të jetë rritur me 10 cm pas rinisë”.

Edhe foto e Prendit me atë të Kolës, nuk ngjasojnë shumë.

Gjykata britanike thotë se shteti shqiptar nuk e provon dot që Aleks Kola, është Lek Prendi.

Për këtë arsye, ai do të qendrojë edhe dy javë i arrestuar dhe më pas mund të lirohet.

Lekë Prendi është në arrati, ndërsa gjykata në Shqipëri ka dhënë një dënim me 21 vite burg për vrasjen me plumb në kokë të priftit gjatë një grabitje me armë në vitin 2000.

Ai dhe disa persona të tjerë ndaluan një autobus me klerikë, të cilët po ktheheshin nga një pelegrinazh dhe qëlloi me armë një nga pasagjerët.

6 komente në “Bllokohet ekstradimi i vrasësit të priftit në Shqipëri, është…10 cm më i shkurtër”

  1. Christopher Columbus says:

    E thjesht fare merni DNA nga prinderit e Lek Prendit dhe shikoni a perputhen me te arrestuarin.

    Pse humbin kohe kote me budallalleqe

  2. GERTI says:

    po sikur te jete dobic te rrofshin leket per ADN

    1. Ae12 says:

      po ADN ta beje Scotland yard police,pse ne do ta bejme…
      te ne, edhe analizat e gjakut ti nxierrin gabim.

  3. Barboni says:

    20 vjet ai duhej denuar me burg te perjetsh per vjdhje dhe Vrasje
    Vari karet gjyqtarete korruptuar shqiptare

  4. Bobi says:

    21 vjet per vrasje dhe

    vjedhje????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. Llesh kapertoni says:

    Hajt ne koken e tyre ata qe komentojn se è kan denu pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje