Ekstradohet nga Madridi në Tiranë, shtetasi Indrit Shaqja, i cili dyshohet si autor i vrasjes në bashkëpunim të dy shtetaseve gjatë një grabitje në qytetin e Durrësit.
Burime policore nga qyteti bregdetar bëjnë të ditur se ekstradimi i 42-vjeçarit, banues në Shijak, është bërë me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, qe ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, sipas nenit përkatës të Kodit Penal.
Shtetasi Shaqja, në bashkëpunim me shtetasit Velson Elmazi, 29 vjeç, banues në Elbasan, i arrestuar dhe Artur Kaçanolli, 29 vjeç, banues në Shijak, i arrestuar më datë 02.09.2014, kanë hyrë në banesën e shtetaseve Gj.V dhe E.V. banuese në Durrës për të vjedhur dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Për pasojë kanë mbetur të vdekura dy shtetaset e mësipërme.
Gjithashtu, ndaj shtetasit Indrit Shaqja më datë 25.06.2015, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, datë 14.11.2014, sipas te cilit eshte denuar me 6 (gjashtë) muaj burg për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.