Një 46 vjeçar, emigrant shqiptar nga Saranda është vrarë në Greqi me çifte.
Ngjarja ka ndodhur në ishullin Kos.
Leandro Lapa është vrarë në banesën e tij në ishull ku jetonte edhe motra e tij, ish-bashkëshortja e autorit të vrasjes, shtetasit grek, punonjës tatimesh, raporton Ora News.
Mësohet se autori ka shkuar për t’u sqaruar në tentativë për t’u bashkuar me ish-bashkëshorten shqiptare.
Por pas debateve fillimisht me fjalë, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi kunatin e tij, i cili ka marrë plagë në trup, çka i ka kushtuar jetën.
Lajmi i referohet mediave greke, sipas të cilave ndonëse u dërgua në spitalin e Athinës, 46 vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë goditjes së armës.
Por të afërm të tij, banorë në lagjen nr 4 në Sarandë, thonë se Leandro Lapa ka vdekur si pasojë e një aksidenti.