Trupi i pajetë i një shtetasi 28 vjecar u gjet nga kalimtarët e rastit pasditen e sotme në fshatin Gjalish të Matit.
Nga të dhënat policore mësohet se viktima është identifikuar si Dritan Buci 28 vjeç dhe dyshohet se është aksidentuar me motor.
Sipas informacioneve të policisë, viktima para 2-3 muajsh ishte kthyer nga Franca, ku jetonte aty për një kohë të gjatë.
Policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave.