12 vjecarja shfrytëzohej për prostitucion, arrestohen 3 persona

28 Qershor 2015, 10:23Kronika TEMA

Një 12 vjeçare nga Elbasani është shfrytëzuar për prostitucion dhe me të është kryer marrëdhënie seksuale. Policia e Elbasanit për krimin e rëndë ka vënë në pranga 3 persona, mes të cilëve edhe një shtetas 62 vjec.

“Në operacionin e koduar “Mëngjesi” u arrestuan:

1. Emine Jahja, vjeç 26, banues në Elbasan, për veprat penale”Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim” e “Shtytje të miturve në krim”, parashikuar nga nenet 114/2, 25 e 129 të Kodit Penal.

2. Marsel Jevgu, vjeç 21, banues në Elbasan, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksule me të mitur”, parashikuar nga nenet 114/2,25 e 100 të K.Penal.

3. Ilirjan Xhepa, vjeç 62 banues në Elbasan, për veprat penale “Marrëdhënie seksule me të mitur” parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Elbasanit informon se shtetasit janë ndaluar me datë 27.06.2015 në orët e para të mbrëmjes nga Specialistët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan, “pasi këta shtetas, e kanë shfrytëzuar për prostitucion dhe kanë kryer marëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inicialet J.H, vjeç 12, banuese në Elbasan.”

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënia seksuale me të mitur” parashikuar nga nenet 114, 25 dhe 100 të Kodit Penal.

4 komente në “12 vjecarja shfrytëzohej për prostitucion, arrestohen 3 persona”

  1. 75 na bashkoj kenga popullore says:

    kjo esht me tragjike se vrasja e policit.zot gjyko se ropi e ka humb gjykimin

  2. tfgs says:

    kjo eshte plaga shqiptare,por gyzelet merren me ekonomine greke!!!
    pis milet…….

  3. coli says:

    pune gabelesh elbasani neve me gabele qe i lexojme !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje