Rrëmbeu dy malazezë, Prokuroria con dosjen në gjykatë

28 Qershor 2015, 13:18Kronika TEMA

Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Gjokë Gjinaj, i akuzuar se ka rrëmbyer dy shtetas malazezë, me qëllim marrjen e një shumë prej 20 mijë euro në këmbim të lirimit të tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Shëngjin në 04.10.2013, kur dy shtetasit malazezë, Ivan B. dhe Momir SH. kishin ardhur në Shqipëri për të takuar një grua shqiptare, me të cilën Ivani kishte menduar të njihej dhe të martohej. Por, ky takim ka dështuar, pasi i akuzuari Gjinaj, i cili është prezantuar si “vëllai” i gruas me të cilin kishin menduar të takoheshin, i rrëmbeu dhe kërkoi shumën e parave në këmbim të lirimit. Pas rrëmbimit fillestar, i pandehuri Gjonaj ka liruar fillimisht shtetasin Momir, duke i kërkuar që të shkonte në Mal të Zi dhe të kthehej me shumën prej 20 mijë euro në këmbim të lirisë së kunatit të tij, Ivan.

Prokuroria e Lezhës dërgoi çështjen për gjykim, ndërkohë që në dt. 25 qershor 2015, Policia ka arritur të arrestojë të pandehurin, i akuzuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, në rrethanë lehtësuese në bashkëpunim”, e  parashikuar nga nenet 109/a dhe 25 te Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje