Një shtetas 22 vjec humbi jetëm dhe dy të tjerë u plagosën me armë zjarri në fshatin Ninsh të Fratarit, ndërsa policia po heton ngjarjen e rëndë.
Viktima është Alfons Dautaj 22 vjeç nga Ninshi, ndërsa të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Mariglen Luari dhe Riza Fejzo.
Mariglen Luari është transportuar për ndërhyrje të specializuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja është më e komplikuar, ndërsa Riza Fejzo ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve në Fier.
3 personat sipas të dhënave të para ishin në pyllin e fshatit Ninsh të Fratarit, kur rreth orës 01:15 janë qëlluar me armë zjarri automatik.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
“Te nderuar “dhe te dhjere luftetare ballkanike te ISIS,apeli juaj me ne fund u degjua ,nuk keni nevoje te vini apo te nxisni vrasje te “pa feve “sepse shqiptaret e kane parasysh vete amanetin e juaj duke u vrare mes tyre ,keshtu qe ju lutem te spostoni vemendjen tuaj ne ndonje vend tjeter