Arrestohet 17- vjeçari, vrau nga pakujdesia me plumb në kokë kushëririn 14 vjeç

29 Qershor 2015, 10:28Kronika TEMA

Një adoleshent 17 vjecar u arrestua nga policia e Kavajës pasi dyshohet se vrau me armë zjarri nga pakujdesia kushëririn e tij 14 vjec.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gjocaj të Kavajës, mbrëmjen e së dielës, ku një 14-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua aksidentalisht me armë gjahu nga kushëriri i tij 17-vjeçar.

Dy të rinjtë Z.SH 17 vjeç dhe SH.Sh 14 vjeç të dy banues në Kavajë, kanë qënë në pyllin e fshatit Gjocaj të komunës Helamas në Kavajë,  duke kullotur bagëtitë.

Nga pakujdesia situata është kthyer në fatale për kushëririn e vogël i cili është qëlluar në kokë. Pas kësaj ngjarje 17-vjeçari ka tentuar të fshihet në pyll nga trauma e përjetuar, ku më tej është ndaluar nga Policia.

17-vjeçari do të hetohet për vrasje nga pakujdesia, ndërsa sipas policisë arma e gjahut ka qenë pa leje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje