Edmond Boci tenton vetëvrasjen në burgun e Tepelenës

29 Qershor 2015, 15:33Kronika TEMA

Edmond Boci, i arrestuar pas operacionit të një viti më parë në Lazarat, tentoi vetëvrasjen në burgun e Tepelenës.

Nga të dhënat e para mësohet se Boci është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal në gjendje të rënduar shëndetësore.

Boci u arrestua nga policia pas operacionit të ndërmarrë në Lazarat kundër kultivimit të bimëve narkotike, ku edhe në atë kohë u qëllua me armë zjarri ndaj policisë.

Gjithashtu emri i Bocit u përfshi edhe në listën e të kërkuarve nga policia pas sulmit më të fundit me armë zjarri ndaj forcave RENEA, megjithëse ai gjendej në burg.

 

1 komente në “Edmond Boci tenton vetëvrasjen në burgun e Tepelenës”

  1. Ja sot o kurre says:

    Lame qe nuk e di por po I presim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje