Avokati mbrojtës i Edi Palokës kërkoi më tepër kohë për të paraqitur para Gjykatës së Lartë, provat që sipas tij, mbështesin akuzat e ngritura nga Kryetari i Grupit parlamentar demokrat, kundër Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në seacën e 4-rt, palët u përfaqësuan vetëm nga avokatët.
Rradha për të folur para trupit gjykues, me drejtuese Adriana Fullanin (bashkëshortja e Ish-guvernatorit), ishte e palës së paditur.
Avokati i Palokës tha se akuzat e deputetit të opozitës, ishin provokuar nga deklaratat e Ministrit Tahiri në disa emisione televizive, pas vrasjes së ndodhur në “Rrugën e Kavajës”.
Gjykata ka caktuar 13 korrikun, si datën për seancën e rradhës, ku veç pritjes së provave nga Paloka, mbeten për t’u dëgjuar parashtrimet e palës paditëse, konkluzionet e Prokurorit që ndjek çështjen nëse bëhet fjalë për vepër penale, dhe më pas vendimi.
Ministri Tahiri ka paditur deputetin Paloka për shpifje, për 3 deklarata publike, ku e akuzon për lidhje me banda kriminale.
“Ta nxjerrim përfundimisht politikën nga ditët e llumit dhe ditët e vrerit, për ta futur në shinat e të vërtetës që duhet të ndajmë bashkërisht përballë publikut”, ka deklaruar Tahiri pas seancës ku u refuzua pajtimi me Palokën.
Nuk kemi cfar te komentojme ,se vetem ky fakt tregon se ne cfar gjendje katastrofale eshte gjykata shqiptare . Nuk me intereson kush eshte gjygjtare ,por fakti qe akuza e ministrit te mbrendeshem Tahiri zgjat kater muaj ,po per nje shqiptart te thjeshte kur do te perfundonte gjygji? Ne BE te shpifte ky Palok ndaj nje ministri kushdo qofte ,kishte perfunduar ne burg. Mazhoranca nuk ka cfar pret ,por te filloj reformen ne drejtesi te mbeshtetur nga USA dhe BE si dhe mbar shqiptaret ,se ndryshe nuk shkojme ne europe plus do te humbi mbeshtetjen ne popull . Politika akuzat I ben me fakte, dhe jo shpif dhe ve ne mbrojtje opinionin e PD .Mjaft me kete drejtesi qe po i ze frymen shtetit shqiptar . Te dale Rama dhe Meta te deklarojne , jane per reforme apo thjesht eshte nje propagand se per opoziten as qe behet fjale se ne krye te KLD ka nje ushtar besnik. Si dhe ne gjithe postet e larta te gjykates dhe prokuroroise se pergjithshme .