Diçka nuk shkon në shtetin Greqi. Një qeveri e sapozgjdhur populiste premtoi në fillim të shkurtit, se do ta mbajë vendin e falimentuar në Eurozonë, dhe njëkohësisht se do të merret vesh me donatorët ndërkombëtarë për paketa shpëtimi të përballueshme nga populli. Në fund të qershorit bankat greke qëndrojnë të mbyllura dhe janë vendosur kontrolle për lëvizjen e kapitalit. Pensionistë të dëshpëruar rrinë në radhë, për të marrë para nga bankomatët, që shpesh janë bosh. Situata ka dalë krejtësisht nga duart. Megjithatë me shpresë për të legjitimuar taktikën e dështuar, qeveria organizon të dielën e ardhshme një referendum, që sipas qendrës së kontrollit financiar grek kushton 110 milionë euro.
Demokraci e çuditshme
Në orët dramatike, pak përpara fundit, kryeministri Aleksis Cipras shfaq një mënyrë të kuptuari të demokracisë, që mund t’i çudisë demokracitë evropiane. Një një intervistë të hollësishme për kanalin e parë televiziv grek të hënën në mbrëmje ai tha gjëra absurde: Nëse nga referendumi për kërkesat e partnerëve të Greqisë do të dalë një “Po”, ai do ta respektojë rezultatin, por nuk do t’i zbatojë planet. Por nëse shumica do të votojë me “jo”, gjë për të cilën qeveria mobilizon të gjitha rezervat e saj retorike, atëherë Athina mendon se do të ketë një kartë të fortë në dorë në vazhdimin e bisedimeve.
Kryeministri i papërvojë, që evokon vazhdimisht mandatin e popullit, paralajmëron se nuk do ta zbatojë vullnetin e popullit, që do të shprehet të dielën e ardhshme, në qoftë se ai nuk i përshtatet atij. Por nëse grekët do të votojnë, siç shpreson Cipras, atëherë ai do ta përdorë votën si armë në negociatat me huadhënësit, të cilët i braktisi vetë javën e kaluar.
Një diletant bëhet figurë, që mban në dorë fatet e kombit
Në vendin, që koketon gjithmonë me vetëimazhin si “djepi i demokracisë”, sot fatet e vendit i kanë në dorë diletantë infantilë. Kryeministri grek përndryshe aq simpatik, nuk punon për të mirën e popullit, por vetëm për mbijetesën e partisë së tij. Ashtu si dhe partitë e mëdha, që ai i ka sharë aq fort dhe që u dëmtuan aq shumë në zgjedhjet në janar, të cilat kanë marrë prej dekadash rrugën drejt falimentimit të sotëm.
Por, Aleksis Cipras, që është bërë një figurë, që mban në dorë fatet e kombit dhe ndoshta të të gjithë Bashkimit Evropian, flet gjëra të pakuptimta për arsyen tonë. Por dukja të gënjen: Grekët priren të luajnë rolin e të fortit, kur kanë frikë. Prapa fasadës së rezidencës së kryeministrit përhapet prej kohësh një agoni. Katër ministra porosisin pas dyerve të mbyllura për ndryshimin e kursit, një sërë deputetësh të Syrizës në Parlamentin Europian distancohen që nga e hëna nga linja zyrtare e partisë. Dhe të martën në mbrëmje qytetarët demonstrojnë në Athinë nën moton: “Ne duam Evopën”. Një shans i fundit, i përgatitur vetë, për një Greqi tjetër, më të mirë!
Toka greke eshte djepi i Demokracise kjo eshte e vertete por jo Greqia e sotme dhe rracat e saj qe jetojn aty ato jan perkundrazi gjeja e kundet e saj
Demokracia nuk ka lindur ne Greqi , ka lindur bashke me njeriun.
Spiros Moskovou eshte nje i paguar i SOROS, nje grek antigrek.
Mallkim !
Rrotulloje si te duash ore qen kolibesh ky qe ka shkruajtur kete Artikull eshte hrek me po ate brymosje dhe ideologji qe jane brymosur brezat grek qe 200 vjet e deri sot
Ele ele tfgs i qeka spanu nji rondele. …e kupto tina mer plako
Ky tipi qe ka bere kete artikull me duket se eshte nje korespondent i korespondent Deutsche Welle .Edhe pse me origjine greke , dihet qe ai mbron xhepin e tij..Nje fjale e urte thote “Kapiteni i mire ne furtune duket”….Por kur keto furtuna i kane krijuar te tjeret dhe keto dallge bien mbi popullin nuk eshte kaq e lehte te marresh vendime te pamatura..Ketu luhet fati i popullit grek dhe fatalisht i mbi 600 000 patrioteve tane qe jetojne e punojne ne kete vend.Nje Greqi e derrmuar ekonomikisht ,do te sjelli pasoja katstrofike per Shqipetaret…Evreomasonistet nuk duan t’ia dine ne do vuajne popujt , por ata duan te na skllaverojne te gjitheve..Prandaj duhet nje revolucion dhe nje i “Krisur” qe ta filloje ate.Nese Tsipras nuk e bene kete ,do mbetemi te nenshtruar per shume kohe..Prandj mos u merrni me artikuj qe nuk i hyjne ne pune askujt..Te leme menjane ato qe na ndaje , dhe te shikojme te miren e perbashket…Se me shume jane ato qe na lidhin me Greqine se sa “lemosha” qe na ofron FMN apo BKE etj..Se do vije dita dhe do jemi ne pozite me te veshtire se Greqia..
Nuk e die nese Cipras eshte politikan amator apo jo, por di qe te pakten eshte nje njeri i sinqerte qe ka per zemer fatin e vendit te vet!
Krejt ndryshe nga paraardhesit e tij qe e shkaterruan Greqine duke e kthyer borxhin e bankave private greke ne borxh publik te mbare kombit grek: http://www.beppegrillo.it/2015/07/il_debito_greco_dalle_banche_agli_stati.html
Ndaj personalisht preferoj nje te paafte por te çilter sesa nje te afte dhe maskara, dredharak, mashtrues – si ata te te shkuares made in Pasok apo Nea Dimokratia!
Sa per te drejten e Gjermanise dhe Europes se pasur per te rimarre parate e huazuara Greqise, do t’i kujtoja komentuesve te ketushem se vete Gjermania ka gezuar plot tre defaulte ne 100 vitet e fundit – ne dem te huadhenesve te huaj te cileve s’u ka kthyer asnje qindarke: http://www.tzetze.it/redazione/2015/07/quando_fu_la_germani_a_fallire_e_a_non_pagare_i_debiti/
Mjaft me me tifo pro apo anti-greke se falimentimi i nje shteti eshte ne dem te bashkesise se shteteve, perfshi ketu Shqiperine! Vetem injoranti mund te gezoje per fatin e mjere te tjetrit, fat qe e perjeton na menyre tejet dramatike shtresa me e varfer e popullsise. Kjo per faktin se batakçinjte greke, miliardat i kane transferuar me kohe ne llogarite zvicerane dhe ato te ishujve karaibike. keta duhen arrestuar dhe denuar pa afat deri ne dorezimin e qindarkes se fundit – siç beri Islanda disa vite me pare!
Edhe njehere i uroj Greqise te injoroje shantazhet e trojkes, te BQE-se, FMN-se dhe Bankes Boterore, per te hapur nje shteg te ri per te gjitha kombet e roberuara te Botes! Borxhi NUK duhet paguar sepse eshte i padrejte, eshte nje mashtrim i tmerrshem i pasanikeve te pangopur ndaj njerezve te pafajshem dhe si i tille le ta paguajne bankat pergjegjese si dhe politikanet qe e shenderruan ate nga borxh te institucioneve private ne borxh publik.
Andrea Radi