Strategjia e Ciprasit: Të mbetet me çdo kusht në pushtet

29 Qershor 2015, 21:15Rajoni TEMA

Nga Matthew Karnitschnig

Vendimi i parakohshëm i kryeministrit grek Aleksis Cipras, për të thirrur një referendum kombëtar mbi masat shtrënguese financiare, vetëm disa orë para raundit të fundit të negociatave me kreditorët ndërkombëtare, ngre një pyetje të thjeshtë: Çfarë ka ai ndërmend?

Shpjegimi zyrtar, është se Cipras ndihet i detyruar të pyesë votuesit për një çështje të tillë me kaq peshë, për shkak se lëvizja e tij e majtë Syriza, u zgjodh në janar të këtij viti në krye te qeverisjes, pikërisht me premtimin për t’i dhënë fund masave të kursimit të imponuara nga kreditorët.

“Ne nuk kemi mandat … pa u konsultuar me popullin grek”-tha të shtunën ministri i financave, Janis Varufakis. “Për një vendim të tillë, ne besojmë se është i nevojshëm konsensusi i 50 + 1 përqind të qytetarëve grekë”- shtoi ai.

Një tjetër teori që ka fituar terren në Bruksel dhe kryeqytete të tjera të BE, thotë se “Grexit” nuk është “Graksident”. Qëkur nga Syriza u zgjodh të qeverisë vendin, dhe filloi të tallet me kreditorët, me kërkesat për lehtësimin e borxheve dhe rishikimin e kushteve të shpëtimit, disa zyrtarë evropianë ushqyen dyshimin se qëllimi i Cipras, nuk ishte ta mbante Greqinë në eurozonë, por për ta nxjerrë atë jashtë saj.

Një pikëpamje më pak konspirative, është se Cipras preferon ta mbajë Greqinë në eurozonë, por mbetet i gatshëm të tërhiqet, në rast se kreditorët nuk pranojnë të anulojnë masat e ashpra të kursimit. Me pak ditë që kanë mbetur në dispozicion për të arritur një marrëveshje, pas muajsh bisedimesh të dështuara dhe pa ndonjë rezultat pozitiv në horizont, duket se ka ardhur koha për të vënë pikat mbi “i”.

Nuk është sekret fakti, që shumë vetë në koalicion e tij të së majtës radikale, duan të rimarrin kontrollin mbi politikën monetare. Ata besojnë se futja e euros, e vendosi Greqisë në një korse, nga e cila Athina tashmë duhet të çlirohet.

Një shumicë e madhe e grekëve nuk pajtohen me këtë, pasi ata e dinë se duke e lënë euron do të shkatërrohen kursimet e tyre, duke u dhënë më pak pushtet për të shpenzuar dhe duke u  distancuar nga pjesa tjetër e Evropës. Për shumë përfaqësues të Syriza-s, një koalicion i përzier i komunistëve dhe të majtëve të tjerë radikale, brenga të tilla janë thjesht ankesat e të pasurve.

Ata kërkojnë që Cipras t’u japë fund masave shtrënguese, pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë më tej. Nëse kjo do të thotë të braktisin euron, le të jetë kështu. Të njëjtët ekstremistë të linjës së ashpër të Syriza-s, sulmuan propozimin e Cipras për një kompromis me kreditorëve më herët gjatë javës, duke u zotuar ta kundërshtojnë edhe nëse do të hidhet në votim në parlament.

Por, siç ndoshta Cipras  e kishte parashikuar, propozimi ishte po aq i pakëndshëm për  Gjermaninë dhe FMN-së, duke mos arritur kësisoj të thyejë bllokadën. Edhe në qoftë se Cipras do të kishte rënë dakord për një marrëveshje me kreditorët, miratimi i atyre masave në parlament, mund të ishte i pamundur pa opozitën.

Por kjo rrugë nga ana e vet, do të kishte shkaktuar zgjedhje të reja pas votimit, dhe për rrjedhojë  mund t’i kushtonte atij pushtetin. Përkundrazi, duke thirrur një referendum popullor mbi këtë çështje, Cipras mund të zhvendosë fajin për dështimin e bisedimeve tek kreditorët.

Të gjithë në Athinë (“djepi i demokracisë”), janë duke kërkuar që për këtë çështje të vendosë populli. Evropa, e paarsyeshme si gjithmonë, nuk pranoi. Varufakis luajti mbi këtë çështje të shtunën nëpërmjet Tuiterit:”Demokracia meriton një nxitje, në çështjet që lidhen me euron. Ne vetëm shtrojmë problemet. E lëmë popullin të vendosë. (Është qesharake sa radikal tingëllon ky koncept!)”-shkroi ai.

Megjithatë Varufakis dhe Cipras e dinin fare mirë, se Evropa nuk do të mbështesë kurrë një referendum nëse do të vazhdojë apo jo kursimi, për arsyen e thjeshtë se rezultati do të jetë i qartë. Asnjë pensionist nuk do të votojë për të shkurtuar pensionin e tij, njëlloj si asnjë pronar dyqani apo biznes tjetër, nuk do që të ketë taksa më të larta.

Shumica dërrmuese e grekëve, e kundërshtojnë atë që ata shkurtimisht i referohen si “memorandumi”, marrëveshja me kreditorët që detyroi ndërmarrjen e shkurtimeve të thella të shpenzimeve në vend, në këmbim të parave të shpëtimit. Ishte pakënaqësia popullore, që tek e fundit e ushqeu rritjen e Syriza-s.

Por sikurse me siguri e parashikoi udhëheqja greke, refuzimi nga ministrat e financave të eurozonës të shtunën pasdite, për të shtyrë afatin për një marrëveshje deri pas referendimit të 5 Korrikut, çka do të thotë se vota është e kotë. Deri atëherë, Greqia ka gjasa të ketë dështuar të shlyejë kredinë ndaj FMN-së, dhe BQE do të anulojë të gjitha kreditë ndaj bankave të saj, duke i lënë ato të pambrojtura ndaj kolapsit.

E thënë thjesht, Greqia do të jetë në rrugën e saj jashtë eurozonës. Cipras mund të pretendojë se ishte faji i të gjithë Evropës, që nuk i lejoi grekët të vendosin, kur në fakt, duke e thirrur referendumin, ishte ai që e mori vendimin për ta.

“Politico” – Bota.al

17 komente në “Strategjia e Ciprasit: Të mbetet me çdo kusht në pushtet”

  1. HAJDUTI says:

    starkidia mas….vkkk pune korrakesh…..get out cipras..this is hellada

  2. Mos u merzit Tfgs, hajde ne shqiperi se do jap une pune shume te mire. Ti drejtosh gozhda me b.y.t.h.e., profesion i vjeter i grekeve.

  3. sit.. back....and relaks → says:

    keshtu eshte kur do me bo si pi** some me ata qe kane shpikur pi**somllikun, te iken pi**i somes veresie. ne ket loje pokeri qiprasi nuk kishte as kartat as kapitalin po thjesht bllofin, dhe bllofi te ben te fitosh kohe por ne fund breket do i lesh po se po por ka mundesi te lesh dhe bythen ne fund fare. Edhe nje here, qeveria shqiptare te marri masa per te pritur eksodin e dyte ne vendin tone, kete rradhe ne jugun e shqperise. kemi rastin ti punojme, ti mbjellim, e ti ringjallim serish tokat e jugut dhe brezaret e rivieres me ndihmen e punetoreve duararte, llafepak e puneshume greke.

  4. ardi mamurrzaku says:

    E ke gabim Cipras eshte nje idealist,qe ne moshe te re ka qene antar i organizates se majte evropiane,ka shkuar te luftoje ne cdo cep te EUROPES.
    Ai lufton per te miren e popullit tij,dhe nuk pranon kurre qe populli tij ti nenshtrohet politikes mashtruese te bankave evropiane nene ndikimin total te gjermanve.!!!!
    Ai djale mendoj qe ka per te ngele ne histori.po ben te pamunderen per te miren e popullit tij.
    Nuk e di nese do tja arrij,por ajo qe me pelqen nuk eshte kukull,dhe i korruptum si tanet.!!
    Per ne shqiptaret eshte avantazh qe ata mos te jene pjese e euros,dhe te jen ne konflikte me evropen,qe mos te ndikojne me voten JO.
    PER MUA ESHTE SIMPATIK DHE KAM SHUME RESPEKT.

  5. goja llap e shpina dap says:

    Po e tha ky idioti eshte e vertete.
    Plera qe shkruajne bidallalleqe per te mbajt nje vend pune

  6. leo england says:

    Ne te semester jevgjiter haleje

  7. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Nga Matthw? Kryeministri grek po ben me te miren duke thirrur referendum popullor, pastaj eshte populli qe vendos. Nje kryeminister qe respekton popullin per ta lejuar qe te thote fjalen e tije, nuk ka te beje per te qendruar ne pushtet, por per te respektuar popullin qe e votoj kete te fundit.

    1. anonim says:

      ke te drejte 6 muaj nuk mjaftojne per referendum duhen plot 6 muaj e 1 jave.

  8. Dean says:

    I ”dashur” Matthiew Karnitsching?!
    Jeni kryekeput i gabuar dhe keni harxhuar kot gjith ate boje edhe leter per te shkruar budallalliqet e tua.
    Aleksis Cipras,ashtu sikurse 90% e grekeve,vuan nga sindromi ”Che Guevara”.Ky ”Sindrom” eshte produkt i mentalitetit Ortodoks,ku Aleksi(dhe te tjere) jane ne ”Rruge te drejte”(orthos odhos) dhe te tjeret jane ne rruge te gabuar(Amerikan,Gjerman,Italian,Shqiptar…etj).Bashkangjitur ketij mentaliteti jane dhe disa ngjarje historike si fitorja e Mbretit mbi Komunistet,nostalgjia per 1 Parajse te humbur nese Komunistet do kishin ardhur ne fuqi.Genjeshtrat per Identitetin Neo-Helen,ku fshatari Shqiptar i viteve 1800-1900 u bo ”grek” I LASHTE.Genjeshtrat e Kishes Ortodokse se e paskan shpetu greqiren nga Ottomanet,biles Prifterinjt grek kan luftu fort kunder Ottomanve(hahahaaaa…shume gallate kjo).Fut ketu edhe Perrallat dhe Legjendat per grek te zgjuar dhe trima,gjarperinj qe kendojne dhe kuaj qe fluturojne…dhe pasi i ke Miksu fort gjith elementet e mesiperm dhe me flamurin e Che Guevaras
    ne mendje dhe ne zemer,formohet Sindromi ”Che Guevara”
    Keta jane greket e sotem dhe ky eshte Aleksi.Te jesh i bindur,zoti Karnitsching,se Cipras nuk e ka fare problem te jap dorheqjen,mjafton qe Sindromi ”Che Guevara” te mos cenohet,pasi eshte baza morale dhe egzistenciale e ”Neo-helenizmit”.
    Kjo eshte ceshtja.

  9. 27% shqipetar says:

    Daulle propagande gjermane… Sulmoni njeriun (ad-hominem), dhe mbyllni syt ndaj pasojave te planit strategjik Gjerman. Po, nje njeri i cmendur e ka fajin. Kryqezoni njeriun. Njehere si tragjedi, tani si farse, me vone si komedi alemande.

  10. petrit zela says:

    Neqoftese qytetaret Grek,nuk e largojn me urgjence qeverine e Ciprasit,
    atehere populli Grek,nuk do te mundet te shpetoi nga kthetrat e komunistave pa kaluar gjysem shekulli..Qytetaret Grek,duhet ta njohin mire filozofine komuniste,se ata ushqehen me vetveten dhe kurre nuk dorzohen????

  11. Laveri says:

    Qeka si maloku jon do me ndejt pa tjeter ne pushtet , vari Janullen populli hale n do e paguaje faturen

  12. cadra-Pistolet says:

    Fajtor eshte vet populli grek; ne fund te fundit eshte ai qe zgjodhi polikanet te cilet e shpune Greqine ne kete gjendje.
    Nje popull duhet te dije te marre persiper pergjegjesite qe i takojne.

  13. Berlin says:

    Gjakdhjeret harruan se kush i beri shtet….tani do kerkoni pune ne evropi si arrixhinj qe jeni …luften civile e keni kokes gjakdhjere!

    1. Gorriiii. says:

      Po Kultures Berlineze kur do i afrohesh pak mer qafe lesh.

  14. goti says:

    Rrofte Cipra! Poshte Grygeret

  15. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Mos u shqetesoni “te nderuar” komentues shqiptar per Greket. Nuk kan te gjithe kulture ottomano-komuniste t ju kuptojn. Heshtni dhe degjoni !!
    Jeni krejt injorant me ato qe shkruani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje