Kriza greke mund të jetë një Sarajevë për eurozonën

29 Qershor 2015, 16:39Rajoni TEMA

100 vjet më parë, një të dielë disa të shtëna me armë tronditën jugun e Europës.

Arkiduka Franz Ferdinand dhe gruaja e tij u vranë në një nga rrugët e Sarajevës. Brenda gjashtë javësh pas kësaj, Europa ishte në luftë.

Sipas  prestigjozes The Guardian e njëjta gjë po ndodh dhe tani me Greqinë.

Vendimi nga Aleksis Tsipras për të mbajtur një referendum për kushtet e shpëtimit, duke kërkuar nga vendi i tij që të refuzojë masat shtrënguese nga kreditoret ka potencialin të jetë një moment si ai i Sarajevës”, shkruan gazeta britanike.

Kriza nuk është vetëm mbi atë se është shpejt që të ketë një rrënim bankar në Greqi, edhe pse sigurisht ekziston një kërcënim i tillë. Nuk ka të bëj as nëse kreditorët shkuan tepër larg në negociatat e tyre. Kjo është për të ardhmen e vetë euros.

Do të kemi shumë për të folur në ditët në vijim rreth faktit sesi Greqia mund të jetë një karantinë, vijon shkrimin e saj The Guardian.

Tre njerëz të cilët kanë qenë në krye të negociatave për trojkën – Christine Lagarde e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jean-Claude Juncker i komisionit Evropian dhe Mario Draghi i Bankës Qendrore Evropiane  ende mund të kapen pas shpresës se Tsipras do të humbasë referendumin të  dielën e ardhshme.

Në këto rrethana, koalicionit të udhëhequr nga Syriza nuk i mbetet gjë tjetër përveçse për ta çuar Greqinë sërish në zgjedhje të reja. Kthimi i një qeverie të kryesuar nga, për shembull, një parti e qendrës së djathtë, Demokracia e Re, do të krijonte  mundësinë që Athina të rikthente  paqen me kushtet e kërkuara nga Trojka.

Megjithatë, nuk ka garanci as për këtë. Trojka ishte e sigurt javën e kaluar se Tsipras do të përqafonte kushtet e tyre kur u paraqiten me ofertën finale “merre ose lëre”. Ata e kishin gabim. Fondi, Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian bëne një gjykim te gabuar fatal dhe tani e kanë humbur tashmë kontrollin e ngjarjeve.

Shpallja natën e së  dielës e mbylljes emergjene të bankave dhe kontrollet e kapitalit, tregon sesa kritike situata është bërë. ( marrë me shkurtime nga The Guardian) /j.h

 

10 komente në “Kriza greke mund të jetë një Sarajevë për eurozonën”

  1. Tarrasi says:

    Greqia nuk humb rastin per te treguar se eshte shtet i deshtuar i bananeve.

    Let ti fusin atje ku nuk del drita kur votojne ne qeveri te till adventuere dhe komuniste te borgjezuar sic eshte edhe Putini.

    1. era says:

      O tarras po pse flet mbrapsht o njeri .Nuk e kupton qe qeveria Greke po zbaton ligjin themelor te demokracise voten popullore pa ju nenshtruar presionit shtrengues te be.Kur shikoj politikanet Greke qe per te miren e popullit te tyre mundohen te perfitojne sa me shume i kam zili,sepse do te deshiroja qe edhe vendi im i dashur te kishte politikane te tille.Politikanet tane me kete presion do kishin zhveshur breket perpara be-se pa u menduar per pasojat ne popull,sepse rendesi per ta do te kishte karrigia dhe marrja e ndonje buzeqeshje nga eurodeputetet ne korridoret e Brusselit.

    2. komunalja says:

      Mund te jete, mund te ishte, do mund te ishte, sikur te mos ishte ….
      Europa do shkule qimen e qelbur nga bytha! Situata vetem mund te permiresohet!

  2. Tarasi says:

    Natyrisht qe britaniket ferkojne duart mbi krizen e Europes, por harrojne se “channel” qe i ndan eshte bere shume i ngushte …

  3. Likja says:

    Ku ta gjesh te shpertheje. V etm keshtu kusaret e Shqiperise do te ikin nga syte kembet per te ruajtur koken.

  4. Dervish Malluta says:

    Qipras si duket ka marre instrukcione nga Putini dhe e di se si te veprohet, mbetet te presim!

  5. Ilir says:

    Jam dakort qe greqia mund te jet si fillimi i fundit te eu, por qe te krahesosh me preteksin e sarajeves nuk mund ta kuptoj ,ateher europa po kerkon nje pretekst per te shperber europen apo si .tani eshte histori qe lufta e pare boterore ishte zyrtarizuar dhe vrasje e princit ishte vetem preteksi si munde fillonte ,ndoshta sistemi eu nuk munde te funksjonoj ,ose ndoshta duhet nje lufte e tret boterore per te rregualluar borxhet marramendese te shteteve te bashkuara dhe eu dhe depresionin ekonomik ne te cilin eshte zhytur eu dhe usa ????

  6. LABI says:

    Kaosi nuk I sherben askujt. Greqia duhet te ktheje borxhet, pasi kane 100 vjete qe hane ne kuriz te te tjereve.

    Le te dalin nga ZONA , dhe ti kthehen punes…..

  7. shqiptar says:

    cpret nga nje shtet qe ku gjithe jeten kane jetuar ne kurriz te te tjerve merr lek borxh i beri gjermani shtet u dha tokat e shqipatreve cameve u dha histori qe nuk u perket u dh aishuj det toak lek u mesuan qylaxhin cpret nga nje poull qe ka kulture orienatle dhe hiqen si europiane te lashte ku asnjeri nuk eshte
    ne keto 25 vjet e fundit kujtoni
    maskaren e peshkopise bere nga ushtarte grek 1994
    presionet e kihses
    pensione fallco
    presione varrezash
    presione deti presione censusi
    presione per shkola greke prsione me operacione fshesa
    presione me emigrantet
    e lloj lloj te zezash
    leket e piramidave u vodhen me sherbimin e sigurimit grek doni me….

  8. batoni says:

    Qeverie Aleksit eshte pa rrenje, pa shtylle kurrizore dhe pa koqe. Me referendumin duan ti thone popullit grek vendos ti, ne do te bejme si te na thoni ju. Po e di populli se cila eshte rruga me e mire ne kete faze kritike? Ne asnje menyre dhe vota hidhet kuturu. Dhe qeveria me pas si te dalin nga euro si te ngelen do ti thone popullit: ne ju pyetme dhe ju na votuat perseri. tani s’eshte faji yne por faj ka vota juaj. Dhe keshtu ata ne pushtet do te bejne si tu vije permbare. Ne keto raste nuk behet referendum popullor, por mblidhen te gjithe specialistet me ne ze grek dhe vendosin. Eshte pune specialistesh dhe teknikratesh dhe jo pune populli. U a nguli Aleksi per te dy rastet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje