Shqiptar apo italian? S’luan rol! Vetëm pizza të jetë e mirë

28 Qershor 2015, 14:30Rajoni TEMA

Dikur ishin italianët që e sollën pizzan në Zvicër dhe u kujdesën për një revolucion të vogël në kuzhinën modeste zvicerane. Sot gjithnjë e më shumë shqiptarë dominojnë restorantet në Zvicër, ku përgatiten pizzat ndoshta më të mira në botë. Një shembull e sjell gazeta «Zentralschweiz am Sonntag»

«Derisa pizza të jetë e shijshme nuk i ha palla askujt nëse atë e përgatit një italian apo një shqiptar». Kështu thotë Flamur Shahini, shef i restorantit «Rialto» në Hünenberg See, pranë liqenit të Zugut. Rialto? Është ajo ura e famshme në Venedik. Dikur ishin italianët që e sollën pizzan në Zvicër dhe u kujdesën për një revolucion të vogël në kuzhinën modeste zvicerane. Sot gjithnjë e më shumë shqiptarë dominojnë restorantet në Zvicër, ku përgatiten pizzat ndoshta më të mira në botë. Shqiptarët janë një komunitet i gjindshëm. Dhe nuk e harrojnë vendlindjen. Kështu bën vaki që në menynë e një restoranti mes dhjetëra pizzave të gjeni edhe «Pizza Peja» – dhe pastaj s’keni nevojë ta pyesni pronarin nga vjen. Ose «Pizza Tetova». Kuptohet nga zviceranët më shumë preferohen pizzat me emra më të njohur, ta zëmë pizza Etna – me petë të hollë, sallam djegës dhe gjithçka tjetër që i duhet pizzas. Me dhjetëra pizzeria nga Gjeneva në St. Margrethen në kufi me Austrinë udhëhiqen nga shqiptarët. Është një lloj pushimi kulinarik i Zvicrës që përmirëson edhe imazhin e shqiptarëve në këtë vend.

Dikur gatimi i pizzas kishe nisur në Napoli dhe tashmë ka pushtuar gjithë botën. «Pizza është mbase qëmoti forma më globale dhe më demokratike e marrjes së kalorive – madje edhe tepër e shijshme. Kjo shihet në ofertën në rritje të pizzerive, lokaleve për përgatitje të shpejtë të ushqimit dhe restoranteve të tjera në kantonin e Zugut», shkruan gazeta «Zentralschweiz am Sonntag». Në të kaluarën pizza ishte ushqim për varfanjakë. Por, sipas një legjende, në vitin 1889 në Napoli erdhi për vizitë Mbreti Umberto me gruan e tij Margharita. Ishte pjekësi i pizzave Raffaele Esposito që përgatiti pizzan Margharita me domate, djathë mozzarella dhe borzilok. Kuq, bardhë dhe jeshil – këto janë edhe tri ngjyrat e flamurit të Italisë. E pjekur tamam pizza iu dërgua fshehurazi në pallat çiftit mbretëror. Kështu pizza u bë e famshme dhe depërtoi edhe në shtresat e larta të shoqërisë. -lli

2 komente në “Shqiptar apo italian? S’luan rol! Vetëm pizza të jetë e mirë”

  1. filani says:

    Po ca lesh foto keni vene aman…

  2. Dreni says:

    Shqiptaret tashme zyrtarisht kan ne pronesi 70% te gjithe restaurante pizzerit ne zvicerr, ky biznes esht shum fitim prures ka pizzeri qe sjelle me shum te ardhura se nje mini fabrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje