Nëse Greqia lë eurozonën…

29 Qershor 2015, 11:09Rajoni TEMA

Çfarë ndodh me një shtet, sapo ai largohet nga eurozona?

Në tregjet financiare, një monedhë e re fillimisht duhet të ketë një kod monedhe, që të mund të identifikohet nga kompjuterat për tregti dhe pagesa. Kjo është një çështje që e zgjidh Organizata Ndërkombëtare e Standardeve, me seli në Zvicër. Struktura është e tillë që një kod i tillë krijohet brenda një ditë, nqs është e nevojshme.

Kaq..?

Në realitet nuk është kaq e thjeshtë. Kalimi tek një monedhë e re merr me vete një risk kur vjen pun ate zgjidhja e kontratave financiare të shumë kohëve më parë. Ka edhe një hapësirë të madhe diskutimi ligjor kur vjen puna për pagesat kur konvertohen nga një monedhë në tjetrën. Kërkon një process të ngadaltë dhe të kujdesshëm.

Çfarë i pret tregjet nqs qeveria greke nxjerr monedhën e re?

Qëveria greke do të mund të vendosë një monedhë të re, në gjysmën e vlerës së euros, për të fituar ca pikë konkurrueshmërie, e për të siguruar një kontroll kapitali gjatë konvertimit të monedhës dhe për të krijuar likuiditet përmes lëshimit të bonove.

Por, si ridominimi i euros do të jetë pjesa më e vështirë? Greqia do të vuante nga përçarja në sistemin bankar, falimentime, njerëzit duke u përpjekur për të marrë paratë e tyre jashtë vendit në mënyrë të paligjshme dhe të pasigurisë në lidhje me transaksionet tregtare.

Euros iu desh tre vjet nga data e nisjes për lancimet e lëshimit të bonove, dhe edhe pse nuk ka gjasa se do të këtë kohë për Greqinë për të ngritur një monedhë të re se procesi ende mund të marrë muaj.

Çfarë ndikimi do të ketë dalja greke menjëherë te tregjet?

Trazirat e tregut, të ndjekura nga një njoftim të kontrolleve të kapitalit apo një dalje nga euro , nisën që ditën e sotme, me rënien e burës evropiane. Nuk ka gjasa që impakti i një daljeje të jetë shumë i madh në fillim për eurozonën, megjithatë, ekspertët shpjegojnë se kjo është një pyetje e hapur , pasi nuk dihet se si do të jetë tregtia me monedhën e re.

Përtej kësaj, Greqia do t’i duhet gjithashtu të zhvillojë një sistem për të zgjidhur pagesat në para për Bankën Qendrore, por procedure kjo, që mund t’i marrë asaj disa vjet.

A mund të ketë një rezultat të mirë për Greqinë?

“Futja e një monedhë të re greke është në gjendje të funksionojë – me kalimin e kohës”, thotë David Puth, shefi ekzekutiv i CLS”, por kjo nuk vjen pa kosto”

“Futja e një monedhë të re është tepër komplekse kur bëhet në një mënyrë të planifikuar. Kur bëhet papritmas dhe nën presion, procesi mund të jetë shkatërruese me shumë pasoja të paqëllimshme, të paparashikuara. “- vijon ai.

Kjo ndodh me Greqinë. Po në lidhje me eurozonën, a mbetet ajo e paprekur?

Jo tamam. Kjo është për shkak se një dalje greke përveçse shkel parimin e shenjtë të BE – se anëtarësimi në eurozonë është një klub që ju mund t’i bashkoheno, por nuk mund të largoheni. Nga ana tjetër, ndikon investitorët, korporatat dhe të tjerët me ekspozimin e pabarabartë ndaj një shpërbërje të eurozonës.

Pra, çfarë mund të bëhet për të mbrojtur eurozonën?

James Ëood-Collins, shefi ekzekutiv i Record Valuta Menaxhimit, sugjeron krijimin e këmbimeve të ri-emërtuara apo kontratat ligjore të tenderave. Ata do të vënë një çmim mbi gjasat dhe ndikimin e një vendi që lë eurozonën dhe ri-themelimin monedhën e vet vendase.
“Bankat dhe pjesëmarrësit e tjerë të tregut kanë diskutuar instrumente të tilla në vitet e fundit, por një treg ende nuk është themeluar,” thotë ai. “Dalja e mundshme e Greqisë mund të sigurojë katalizatorin e nevojshëm për këtë zhvillim.”

Monitor

16 komente në “Nëse Greqia lë eurozonën…”

  1. Sh says:

    Mos shkruani kot, se nuk e le Greqia Eurozon kurre ,as Europa nuk e braktis Greqine kurre .
    Keto jane vetem llafollogji te kota .

    1. babo says:

      Bravo Greqia djepi i lirise dhe demokraicise. Beju fitili i shkaterrimit te sistemit te mbapshte ekonomik te langaraqve burokrat.

    2. lola says:

      Referendumi qe eshte planifikuar te mbahet me 5 korrik eshte nje mashtrim i qeverise greke per t’ia lene fajin publikut per pasojat qe e presin,kur ne fakt qeverite greke kur merrnin borxhe nuk e pyesnin publikun. Por nje gje eshte fakt qe edhe ne se greqia e braktise euron ajo perseri borxhet do t’i paguaj, askush nuk te fale asnje qindarke. Dalja nga euro do beje qe borxhet ti paguaj publiku ne forma te tjera duke perfshire inflacionin si instrument kryesor, ku pergjithesisht turmat nuk i kuptojne. Ndersa euro zona, pa greqine , do jete shume me mire, me konkuruese, ne eurozone kerkohen rregulla dhe jo mashtrime.Greqia eshte nje shtet aspak serioz.

  2. tfgs papai i tredhur greko-orthodhoks says:

    sak gje, allvanosat do tu qendrojne prane grekeve ne keto dite te veshtira, si ne kohen e Ali Pashes. Do tu ruajme grate kur ata te shkojne ne ara….

  3. anticensurë 242654 says:

    një gjë është e sigurtë!!
    greqia nuk del nga eurozona!!referendumi për atë shkak bëhet!!thjeshtë për tua lënë në derë dobiçin grekëve!!ciprasi e kuptoi se bllofi i tij nuk pati rezultat prandj thirri referendumin!!ai gjithashtu ju bëri thirrje grekëve për të votuar kundër reformave të BEsë,por dhe ky është një bllof!!ai kërkon të kundërtën të votojnë pro!
    dalja nga euro zona dhe një monedhë e re e barazvlefshme me gjysmën ose më pak të € do të bënte që miliarderët grekë të dyfishonin ose më tepër,pasuritë e tyre!!
    gjëja që unë nuk jam i sigurtë është se si do të veprojë populli grek me mashtruesit e syrizës dhe aleatëve të saj,fashistë?
    do të jetë aq i zgjuar sa ti marrë me shkelma apo do të jetë aq i trashë sa ti mbajë akoma në krye??
    për këtë do të vendosin ata!!
    po të jetë me të vërtet një popull i zgjuar duhet ti marrë me shkelma,në rastin më të mirë!!

  4. Dikush says:

    Me kte komentin e siperfolesit kam qesh greko ortodoksit

  5. Zigur Qarri says:

    Greket do te luajn bllofin deri ne minutin e fundit,sepse nuk kan me se çfar te humbin.Nese bllofi(dinakria)nuk arrin parashikimin,do te fillojn perseri negociatat,ku do pranohet humbja me e vogel nga te dy palet e interesit.Por,nese Greqia largohet nga Eurozona…Qeveria greke
    vertet mund te vendose per monedhen e re sa gjysma e vleres se Euros,
    por ky do te jete nje vendim politik qe nuk i pergjigjet tregut real.
    Dhramia e re nuk do te jete ajo para Vitit 2000,por do te jete leter
    bakalli,qe ndoshta do te ishte me leverdi per te veshur muret.Monedha
    e re do te shfleftesohet menjehere.Miliarda Dhrami do te blihen nga spekullatoret,sidomos atyre hebrej te Amerikes.Sistemi financiar grek do te bie ne dore te te huajve,qe natyrisht do te diktojn politiken.
    Ekonomia greke si nje ekonomi e tregut te lire,do te riperterihet,por parate do ti peshojn dhe numurojn te huajt,skllaveri financiare.Ky ka qene edhe qellimi final me Greqine,si hallka me e dobet ne KE.Nese Greqia braktis Eurozonen,do blihet nga hebrejt,dhe do te jete proamerikane,larg ndikimit rus dhe kinez,ne te kundert do te kete rrevolucion komunist,anarki totale ose diktature.

  6. Po varu lesht dobicerve Pune jevgjish e degjeneratash.

  7. LABI says:

    “shkel parimin e shenjtë të BE – se anëtarësimi në eurozonë është një klub që ju mund t’i bashkoheno, por nuk mund të largoheni”. Si duhet kuptuar kjo? ???????????????
    Ne se nuk mund te largohesh do te thote se je colonializuar!!!! E tmershme! Kesaj I thone se te besh kerkese per tu kolonializuar….. Po te drejtat e njerezve qe ju preken interesat, dhe do shfrytezohen si SKLLEVER ku jane?????? Bravo Gjermania!!!! Ate qe Hitleri nuk e beri dot me lufte; pra kolonializimin e Europes, Merkeli e beri me thashetheme te bukura qe quhet Politik….. Perfundimishte nuk ka me vende Europiane, por kolonia Europe!!!!!

  8. maqo pelivani says:

    Si ne çdo kohe e çdo vend fukarai e ka brenda , pleherat miliardere greke qe hiqen si patriote e dhimokrate te medhenj i bejne mutin patridhes per parate e vjedhura ,

  9. plaku says:

    Une kam keto mendime :

    – Kuptohet se gabimiN kryesor per rritjen e borxhit grek e kane politikanet greke.

    – Per rrijen e borxhit grek ndihmuan edhe gjermanet qe insistonin dhe arriten ti shesin Greqise dy nendetese shume te shtrenjta dhe francezet qe i shiten Greqise tanke. Eshte fakt se shpenzimet ushtarake ne Greqi jane me te lartat ne Europe dhe zene 2,4 % te GDP dhe Gjermania vetem 1,3%.

    – Ne rastin me te keq ne se Greqia falimenton dhe ka si monedhe DHRAHMINE atehere :

    a.- Dhrahmia do kete nje kurs shkembimi shume te keq me Euron. Kjo do ishte gje e mire se cmimet e mallrave te eksportit grek do ishin konkuruese. Problem eshte se Greqia nuk ka te zhvilluar industrine e rende dhe te makinave. Pra eksporti ze vetem 24 % ne prodhimin vjetor grek.

    b.- M.q.s. Greqia importon shume nga jashte dhe vlera e DHRAHMISE do bjere shume atehere cmimet e importit ( qe kuptohet se do jene ne Euro ) grek do rriten shume.

    c.- Kuptohet qe Greqia me kohe ( si edhe Argjentina ) duhet te laje borxhin ( per nje kohe te gjate ). Problem eshte se borxhin e ka ne Euro dhe m.q.s. DHRAHMIA eshte e dobet atehere do te rritet artificjalisht ( per shkak te kursit te kembimit Dhrahmi / Euro ) borxhi i Greqise.

    – Eshte fakt, qe greket hane domate hollandeze dhe vaj ulliri te prodhuar ne Gjermani. Kjo sepse rrogat ne Greqi ishin shume te larta dhe cmimet e domateve dhe vajit ne se prodhoheshin ne Greqi do te dilinin te shtrenjta. Ne se futet dhrahmia atehere do te kete leverdi qe fshataret greke te prodhojne domate dhe vaj ulliri, pra do te krijohen vende pune.
    Po keshtu pasaniket greke, qe kane Futur miljarda Euro neper bankat e botes do ti marrin keto Euro dhe do ti kthejne ne Dhrahmi te lire. Pra keta do te blejne lire imobilje greke do ti rindertojne duke krijuar vende te reja pune.

    – Une personalisht kam problemin, se me vjen shume keq per popullin e thjeshte grek i cili po sfilitet dhe keqtrajtohet ne kete menyre nga “fashizmi i bardhe” (industria financjare)i cili kudo ne Europe dhe bote ka prishur ekujlibrin midis KAPITLIT DHE PUNES, ne favor te KAPITALIT.

    1. anticensurë 242654 says:

      plako i fortë je!!
      sidomos për atë punën e tankeve dhe dy nëndetseve!a thu të kenë kushtuar seicili nga 100 miliardë €!?
      por më e forta se paskan qënë të detyruar!?
      plako është e vërtetë që politikanët efundosën greqinë por jo me tre aeroplanë dhe dy nëndetëse,e fundosën me klientelizmin politik si në administratë dhe në ekonomi!!nuk e fundosën 3 miliardët që pagoi për aeroplanët në ’09 por e fundosën rrogat mbi standardin e tyre!!ato pak Euro mbi mundësinë e tyre e çuan në greminë!!sepse megjithëse janë pak kur shpërndahen në miliona njerëz dhe çdo muaj dhe për dhjetra vjet,bëhen shumë më shumë se nëndetëset dhe aeroplanët!!bile këto para të shpërndara mbi mundësinë e prodhimit grek të kombinuara me mospagimin e taksave shumfishohen!!
      e thua shumë mirë se me monedhë të re greqia do të bëhet konkurente në eksport,por mos harro se duhet të prodhojë minimumi dyfishin për të larë borxhet!borxhe që do ti duhet të marr dhe në dy vitet e ardhshme!!
      qëndrimi në zonën e euros jo vetëm që e bën më të aftë të paguaj por dhe do ti japë mundësinë për ndihmë!!nuk e di a se kuptojnë njerzit,apo thjeshtë emocioni ju thotë llogjikës së tyre “shko pirdhu”!?BE po ju thotë grekëve gjënë më të thjesht,”vendosini një fund fuçisë se për ta mbushur jua mbushim ne”!kurse politikanët grek për shkak të “krenarisë së tyre të pjerdhur”kërkojnë të shaktërrojnë dhe pjesën ansore të fuçisë dhe europa duhet ta mbushë fuçinë që nuk egziston!!
      vënde të vegjël si ato balltike nuk patën nevojë për dnihmat kolosale europiane për të ecur me këmbët e tyre!!sllovenia po ashtu!irlanda e portogalia dolën nga kriza falë sakrificave të tyre dhe ndihmës së BEsëspanja është duke dalë dhe italia po ashtu!mos vallë këta politikanë të këtyre vëndeve nuk e njohin krenarinë??mos vallë këta janë më budallenj se grekërit bixhozxhinj??mos vall greqia është më e fuqishme se çekia që i ka rrogat dyfishi i saj??
      jo plako jo!!është faji i politikanëve grek!politikanë të zgjedhur nga ai popull,injorant!!
      e njëjta gjë dhe në shqipëri!!kemi zgjedhur politikanë që na ngopin me NATO,heqje vizash dhe rrugë me emra patriotik!!

      1. plaku says:

        anticensure…
        Nuk eshte e vertete qe Portugalia, Irlanda kane dale nga kriza.
        Si e spjegon i faktin qe gjoja “ndihma” e katandisi greqine me keq :

        Ne vitin 2009 borxhet ishin 301 miljarde Euro , pra 127,1 % te PBB dhe tani ato jane 312,7 miljarde Euro dhe 175% te PBB. Prodhimi industrial ra me 25%, 60% er rinise jane te papune, pensionet u ulen per 40%.

        Keto jane fakte dhe faktet jane kokeforte.
        M.gj.ate faleminderit per shkrimin civil.

        Pershendetje

  10. plaku says:

    Une mendoj, se nuk ka rendesi ne se Greqia le Eurzonen ose jo. Ne se Greqia nuk le Eurozonen prape problemi grek nuk zgjidhet, sepse performanca e ekonomise greke eshte shume e dobet ne krahasim me ate gjermane dhe te vendeve veriore te Eurozones. Per Greqine Euro si monedhe eshte shume shume e forte dhe si rezultat edhe çmimet e prodhimeve greke nuk jane aspak konkuruese.

    Qe Greqia te dale nga kriza duhet pa tjeter qe BE-ja te beje nje plan investimesh kolosale ne Greqi me qellim qe Greqia te behet konkuruese, ne te kundert kjo histori do te vazhdoje dhe harxhet do ti paguaje populli i thjeshte grek.

    Shkolla gjermane e kursimit per daljen nga kriza po tregon se nuk po jep rezultate jo vetem ne Greqi por edhe ne te gjitha vendet e Europes Jugore si France, Itali, Spanje, Portugali etj.
    Obama ndoqi shkollen anglo saksone sipas se ciles ne kohe krize duhet te krijohen Projekte te medha publike qe te krijohen vende te reja pune, njerezit kane leke ne xhep, rritet kerkesa per mallra , pra konsumi i brendeshem dhe tregu reagon menjehere duke rritur oferten, pra vende te reja e tjera pune. Ne krahasim me vitin 2009 Amerika Uli papunesine me 6% de rriti prodhimin me 5%. Kjo politike shpetoi meriken edhe ne vitet 1930-1936 me planin “New Deal” te presidentit Ruzvelt.
    Pra sipas meje, Merkeli dhe BE-ja kane bere gabime kolosale per te cilat po vuan tani populli grek pa patur faj.

    1. anticensurë 2542654 says:

      plako
      akoma nuk e ke kap ku është muhabeti??
      akoma thua” Per Greqine Euro si monedhe eshte shume shume e forte dhe si rezultat edhe çmimet e prodhimeve greke nuk jane aspak konkuruese.”???
      plako nuk ka monedhë të fortë,nuk ka monedhë të butë!monedha është një mjet shkëmbimi dhe asgjë më tepër!!nuk mund ti vihet faji emrit të monedhës ose ti jepet faji armës që vret!!në të gjitha rastet është njeriu ai që vepron pas saj!!
      marrim shëmbullin e thjeshtë aritmetikor!!
      gjermania ka 100 puntorë që prodhojnë 100 € dhe seicili merr 1€
      greqia ka 10 puntorë që prodhojnë 4 € dhe seicili merr 1€
      kjo po ndodh në greqi!ata po marrin më shumë se prodhojnë!me një fjalë rrojnë me KREDI!kredi që me aq sa prodhojnë nuk mund ti shlyejnë!!
      fare e thjeshtë plako!!euro është një monedhë europiane me të njëjtën vlerë në çdo shtet të europës dhe në botë,por megjithëse është e njëjtë në të gjithë europën e bashkuar vlera e përfitimit,rrogat,poer çdo shtet janë të ndryshme!!është e vërtetë se si gjermania dhe italia prodhojnë makina!makina që prodhohen nga njerëz!por të dy shtetet kanë rroga të ndryshme!!një gjerman merr gati 30-40% më shumë se një italian!!sepse një benz kushton po kaq shumë!!
      është e vërtetë se domate prodhon greku dhe gjermani,por nuk mund të vëmë të njëtin çmim për të dyja!kosova ka po ashtu euro por nuk do të thotë se ka të njëjtën rrogë si gjermani,apo jo??
      kështu që besoj se u morëm vesh për atë se euro nuk ka asnjë faj!!por vetëm se grekët po rrojnë mbi mundësitë e tyre!
      plako,grekët nuk duan të ulin standartin e jetës dhe për këtë nuk kërkojnë as lëmoshë por akuzojnë të tjerët për fajet e tyre!!
      ka zgjidhje plako ka shumë!!e para është ulja e pagave!gjithandej,privat e administratë!shkurtim administrate shtetrore,salltanetesh e shpenzime të tjera që mund të bëhen!!një nga pikat e tjera është dhe emigrimi,plako!!sa grekë ke parë në atë thunin tënd o plako të vijnë e të kërkojnë punë??
      asnjë sma merr mëndja!!
      po portogezë e spanjoll??po polakë e gjermanë??këta të fundit nuk janë në krizë,por kërkojnë punë jashtë vëndit,ose rroga më të mira!!
      kështu plako,nuk ja ka fajin kush gërkut!!janë dhënë borxhe për të paguar borxhet dhe për të mos bllokuar qarkullimin ekonomik,kurse grekët,sidomos qiprasi i shpërndan si ja do populizmi!!është e vërtetë ajo që thua se as irlanda e as portogalia nuk kanë dalë nga kriza,por kanë filluar të ken plus në rritjen ekonomike dhe jo më minus!kjo quhet dalje nga kriza!!kurse gërku shkon gjithmon në minus o plako!!
      nuk mund të lahet borxhi duke shkuar në kafene,por vetëm duke punuar më tepër e më lirë!!duke tu thy kurrizi plako,jo tu bo plazh!!
      keto principe i njohim të gjithë!!
      askush nuk i do të keqen greqisë,plako,aq më pak gjermani drejtuesit e BE!!askush prej tyre nuk do një greqi të shkatërruar,askush nuk do një problem në shtëpinë e tij!!mos u merrni me konspiracione financiare dhe justifikime populiste!
      faji është i politikës greke dhe pikë!!faji është i zgjedhësve që pranojnë të gënjehen!!faji është i tyre se e kanë më lehtë të besojnë një ëndërr se të jetojnë realitetin!!
      greqia është një vënd i botës së tretë dhe nuk mund të jetojë si një shtet i industrializuar!!ajo është më mirë se ne por jo shumë më mirë!!
      ashtu si tek ne ata zgjodhën ata njerëz që ju premtuan rroga më të larta!asnjëherë nuk i thirrën mëndjes e të pyesin për koston e jetesës!!plako amerika ka një kosto shumë të ulët jetese se sa zvicra tënde!!ti i di rrogat në zvicër dhe në amerikë!e di që se amerikanit i mbesin më shumë pare në fund të muajit se sa ty!!pavarsisht se ti merr dy ose tre fishin e rrogës!!
      plako si ta thash dhe më lartë as ne shqipot nuk i duam të keqen gërkut(pavarsisht se sa më i dobët të jetë aq më pak rrezik ka prej tij),e jo më gjermanët!!
      ata kanë bërë njerzit e tyre të rrojnë me këmbë brënda jorganit,kështu nuk mund të paguajnë një shtesë jorgani për këmbët e “gjata të grekëve”!!

  11. qirios greket u kane rene breket!!hahahahaahaa
    njehere nej cifte sapo i martuar,nuk e la rehat pronari grek e besdiste me telefon,eja i thoshte se ka pune ketej nga greqia,mirpo keta s ekishin mbaruar muajn e mjaltit,ne shqiperi,dhe e lane per gjysem pushomet,dhe u nisen en greqi,pronari qe ishte diku tek 80 vjec,i kishte mesuar vigrat dhe i pint erregullisht i shkereti,natyrisht nga mosha e vjeter,dhe i tha nuses,per te vjelur qershite,per dhendrrin kishte nje pune tjeter larg nuses..mirpo dhendrri i ra hiles,i tha qe ai greku ta ka me hile do qe te shikoje nga poshte pemes,breket..mirpo ajo nusja ishte shume ezgjuar,te nesermen ajo i hoqi fare,dhe greku rrinte me kot posht qershise,dhe nuk i shikonte dot me breket,ne darke ja tregoj dhendrrit historine ,dhe greku doli huq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje