Gjermanët, të interesuar për një projekt energjitik në Kosovë

1 Korrik 2015, 19:41Rajoni TEMA

Ndërmarrja ndërtimore «Bilfinger» nga Gjermania po konkurron për të realizuar një projekt të madh energjetik në Kosovë, njofton «Wall Street Journal». Lajmi u bë i ditur papritur të martën nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas takimit në Berlin me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Merkel deklaroi se Gjermania synon të jetë përkrahëse e prodhimit të energjisë në Kosovë. «Këtu është fjala për oferta tashmë ekzistuese të Bilfingerit, që eventualisht të modernizohet një termocentral dhe kështu të përgatitet stabiliteti më i madh në furnizimin me energji», tha kancerlarja gjermane.

Një zëdhënës i firmës «Bilfinger» ka konfirmuar për «Wall Street Journal» se ekziston një ofertë e tillë, por nuk ka pranuar të jap detaje. Brenda Bashkimit Europian Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Kosovës. Në vitin 2014 eksportet nga Gjermania në Kosovë, sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, kanë arritur në 152,9 milionë euro; një vit më parë, më 2013, Gjermania eksportoi në Kosovë për 135,5 milionë euro.

«Bilfinger» është një kompani e madhe ndërtimore gjermane me 69 mijë punëtorë dhe ka realizuar projekte në disa vende. Gazetat gjermane kanë njoftuar së fundi se «Bilfinger» dyshohet të jetë i përzier në një skandal korrupsioni në Brazil. Kjo kompani thuhet se u ka paguar zyrtarëve të FIFA-s dhe politikanëve lokalë në Brazil më shumë se 20 milionë euro ryshfet për të siguruar realizimin e një projekti të madh ndërtimor.

Në termocentralin e Obiliqit tashmë është i angazhuar përfaqësuesi i firmës «Bilfinger», Volker Harzbecker. Së fundi ai i ka deklaruar gazetës «Frankfurter Allgemeine Zeitung» se termocentralet kosovare janë «bomba të kuridsura në mes të Europës». Qëllim i tij, ka thënë Harzbecker, është që këto bomba t’i çmontojë dalëngadalë dhe t’i bëjë të parrezikshme. «Plani i gjermanëve parasheh që blloqet e vjetra të zëvendësohen hap pas hapi me njësi tepër efikase dhe ambientmbrojtëse, pra një sanim komplet. Ndërkohë qeveria koncentrohet që pranë termocentraleve ekzistuese të ndërtohet një termocentral i ri, Kosova C», shkruante në fillim të marsit «Frankfurter Allgemeine Zeitung».

Kosova është vendi i katërt në botë me rezerva të thëngjillit. Llogaritet se në sipërfaqen afër termocentraleve gjenden rreth 12 miliardë tonelata, të cilat premtojnë një siguri me furnizim për disa shekuj. Sipas gazetës gjermane «thëngjilli kosovar ka vlerë të lartë dhe mund të eksploatohet aq lehtë, saqë edhe personat privat shërbehen me lopata. Ana tjetër e medaljes është ndotja e ambientit». Përfaqësuesi i firmës «Bilfinger» Volker Harzbecker thotë: «Kosova A është ndër termocentralet më të ndotura në botë».

Derisa pala gjermane po angazhohet në sanimin total të termocentraleve në Obiliq, autoritetet e Kosovës kanë hapur rrugën për ndërtimin e një termocentrali të ri me dy blloqe dhe me kapacitet prej 330 megavatë për bllok. Mediumet në Kosovë kanë shkruar se në kundërshtim me ligjet e vendit për realizimin e projektit është lajmëruar vetëm një ofertues: ndërmarrja nga New Yorku «Contour Global». Ajo pret që ndërtimi i termocentralit të ri të kushtojë 1,4 miliardë euro. Dy të tretat pritet të vijnë nga kreditë, për të cilat Banka Botërore ka dhënë garanci të pjesërishme. Edhe nëse vendimi për ndërtimin e «Kosovës C» merret së shpejti, ky termocentral mund të prodhojë energji tek në vitin 2021. Aktivistë për mbrojtjen e ambientit në Kosovë e kritikojnë këtë projekt dhe kërkojnë që Kosova të investojë në energji të ripërtritshme.

http://www.dialogplus.ch/firma-gjermane-bilfinger-konfirmon-oferten-per-nje-projekt-energjetik-ne-kosove/

10 komente në “Gjermanët, të interesuar për një projekt energjitik në Kosovë”

  1. tfgs says:

    sa shume i do gjermani mustafa-te e kosoves……………

    1. Ortodhijaksi says:

      Po pra, eshte e veshtir te jesh leshqen janulle, nuk iu do madje as Kahzakistani

    2. Etniku says:

      Gjermanet jane miqte me te devotshem te dardanve kosovare.Me l941,ne Mitrovicen e Xhafer Deves dhe Rexhep Mitrovices,u hapen shkollat e para shqipe.Rrofshin gjermanet dhe amerikanet,miqte me te medhenje te dardaneve kosovare,kurese ngordheshin racistet grek dhe shovenistet serb.

    3. Gallata nga Himara says:

      U berexheloz o tfgs dhjeri, pa dyshim se nene mustafat qe ti merakosesh, apo rrenja e tyre eshte dardane dhe jo evgjite si raca qe ti bene gamgam o hale publike. Gjarmanet kur nuk e kane ngrene sapunin si djath feta. Akoma s`ke nxjerr mesim!Si korbi do katandisesh qe ben gjithe vitin kra kra krak dhe njeher ne vit pi uje se e ka denuar Noja apo Nuhu si te duash

    4. Dardan says:

      Tfg. Kosovaret jan rrace germane nuk ka populle ne ballkan dhe evrope qe ngjane me shum si rrace me gjermanet se kosovaret ndersa dihet se gjermanet i kushtojn shum vemenje kesaj gjeje. Dhe ata e dine kete fakte pasi kan nje diaspor shum te madhe kosovare dhe vozitojn shum shpesh kosove.

      Edhe nje fakte rrafshi i kosoves te gjithe jan saks german. Edhe sote po ti pysesh per prejardhje te thona saks.

  2. tossi says:

    Nuk duam investime te fashisteve me kamata te shume-fishuara e pastaj faliment, presim investime serioze (fitim prurese) nga Rusia dhe Kina

    1. I paemërt says:

      Rusia nuk ka brek ne bithe e jo te investoj kurse hardhucat aziatike kan investime qe ne 6 muaj ju del boja me keq se rrobat e blera ne Turqi

      1. komunalja says:

        ‘tossi’ beri thjesht shaka!

  3. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Shumë zhurmë për asgjë
    E boll i ratë legenit
    NE gjumi nuk na zë
    Ç’u bë projekti i Zenit?
    ? ? ?

  4. salah says:

    Skandalet Bilfinger-së në Gjermani të përfshirë në mashtrim të madh si Köln metro, etj .. një kompani tejet të korruptuar ryshfeti në mbarë botën dhe madje edhe në Gjermani
    Google Übersetzer für Unternehmen:Translator ToolkitWebsite-Übersetzergoogle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje