25 vite harresë/ Rrëfimi i parë i "Pinokut", aktores Eva Pëllumbi pas ikjes nga ambasadat ( VIDEO)

2 Korrik 2015, 22:11Sociale TEMA

 

Nga Jonida Hitoveizi

E mbani mend “pinokun shqiptar”, personazhin aq të dashur për fëmijët e brezit të viteve 80 në Teatrin e Kukullave?

Ndoshta Po, por aktoren e talentuar që i dha shpirt dhe kujtesë këtij roli, Eva Pëllumbin nuk e ka kujtuar askush.

Të paktën deri më sot, kur bëhen plot 25 vite kur ajo iku nga Shqipëria së bashku me vajzën e saj, Juna, 14 vjeçe në atë kohë.

Eva u largua  dhe në Shqipëri nisën të zënë vënd të tjerë “personazhe kukullash” që vinin nga Perëndimi, ndërsa ata tanët largoheshin pa kthim drejt tij. Eva u largua nga Shqipëria atë ditë të 2 korrikut të vitit 1990 kur Europa hapi dyert e saj mu në mes të kryeqytetit, atje ku hyjnë rreth 5000 shqiptarë duke lënë pas atdheun e tyre të burgosur ende nga komunizimi.

Ja si e kujton Eva momentin e ikjes dhe të hyrjes në ambasadën gjermane.

Nuk mendova asnjë gjë në atë moment, vetëm mendova për vajzën. Në atë  kohë ju e dini mirë që aq shumë gënjenin njerëzit, doja ta shpëtoja vajzën që të mos të mësonte gënjeshtrën. Unë kam vuajtur shumë dhe nuk kam menduar. Ikja ime ishte pa mendime në kokë fare, se ku nuk kisha asnjë plan fare.

Ne ishim në shtëpi dëgjojmë një zë nga ballkoni, Eva, Eva ishte komshiu dhe më thotë Eva shpejt se janë hapur ambasadat.

Dhe kështu kam ikur..

Ne kemi ndenjur aty dy javë në ambasadën gjermane. Gjithë ditën flisja me vajzën që t’i mbushja mendjen hajde ikim, por ajo nuk i dinte hallet e vendit të vet.  Nuk kishim asnjë lloj të drejte. Kam punuar shumë….

Ishim ndarë 100 veta, mbaj mend në krah të ambasadës u bënin njerëzve me dorë, “Hajde futuni brenda”. Unë në atë moment hyra brenda. Mbaj mend që po vinte një grup policësh, njerëzit shikonin… Disa duartrokisnin ndërsa disa të tjerë ishin të shtangur. 

Eva, në intervistën për Tema tv, të parën e saj pas 25 viteve te ikejs nga Shqipëri na rrefen se nuk është kthyer kurre sepse është harruar.Po aq sa nuk u vleresua kur jetonte ne Shqiperi, pasi sic thote ajo, per tu vlersuar si profesioniste, ne ate kohë duhet te ishe e martuar.

Nuk jam kthyer asnjëherë sepse jam shumë e mërzitur, nuk më është bërë asnjë ftesë.

Jam propozuar si artiste e merituar. Për të qenë artiste e merituar duhet të isha anëtare e lidhjes. Duhet të  bëja punë jashtë orarit. Unë bëja tre të tilla.

 Kudo që kam shkuar dhe thoja pse nuk po marr titullin, në ministri më thonin martohu. Nuk e kuptoj ca kishte lidhje me martesën.

Kam bërë 3-4 filma artistik dhe gati 100 filma… Mund të pyesni regjisorët që kanë bërë filma për fëmijët. Kam qenë e vetmja dhe shumë pak aktorë kanë bërë ndonjë gjë të vogël,  por e shumta është me zërin tim.

Eva e ka të vështirë t’i mbaj lotët në bisedën e zhvilluar përmes Skype, kur flet për këtë harresë nga institucionet, po aq sa dhe e emocionuar që ne kete 25 vjetor te ikjes se saj, dikush e ka kujtuar dhe ai publik që e ka dashur mund ta dëgjojë sërish zërin, e saj edhe pse një zë që ka mall,  brenga e zhgënjime.

 Ju falenderoj, që u kujtuat. Është një evniment për mua. Mbas 25 vjetësh është shumë emocionuese.

Miqtë e saj, njëri prej tyre Bujar Kapexhiu, i kontaktuar në telefon na tregon se Eva ishte një ndër aktoret dhe imitatoret më të mira në Shqipëri.

Kapexhiu thotë se ajo kishte një plastikë të shkëlqyer dhe se ka dhuruar rolet më të përkryera. Ajo ka dubluar shumë filma vizatimorë dhe u ka dhënë zë shumë personazheve, tregon ai kur e pyesim për Evën.

Eva e ka ndërtuar jetën e saj në Gjermani, ku thotë se arritja e saj me e madhe ka qenë fakti se i ka dhënë të bijës një jetë, ndërsa jeta e saj artistike u mbyll kur hodhi hapin e parë për tu futur brenda ambasadës gjermane për të ikur nga Shqipëria. Ajo tregon se do të kthehej vetëm nëse dikush do të kujtohej ta vlerësonte për punën kolosale që e ka lënë në arkivat e shtetit shqiptar.

Unë njoha një person dhe me atë jetoj prej gati 24 vjet dhe nuk mund ta lija, sepse ai bëri shumë për mua. Është gjerman. Vajza u martua, ka një fëmijë dhe nuk mund t’ia prish familjen, sepse në rast se unë do fitoja një nga të gjitha të drejtat do isha shumë e lumtur të kthehesha pasi “guri rëndon më shumë në vendin e vet”.

Intepretimet e shumta të Eva Pellumbit në filmat vizatimorë, si “Ditëlindja e Bardhoshes”, “Çufo dhe bubi kaçurrel”, “Babai i arushit”, roli në Teatrin e Kukullave si “Pinoku, e dhjetëra të tjerë, pavarësisht mungesës së një çmimi simbolik për karrierën e saj të gjatë, i kanë dhënë Evës dashurinë e qindra fëmijëve, të një brezi të tërë dhe të një publiku, nga i cili nuk do të harrohet me siguri, kurrë.

 

 

 

576×324

50 komente në “25 vite harresë/ Rrëfimi i parë i “Pinokut”, aktores Eva Pëllumbi pas ikjes nga ambasadat ( VIDEO)”

  1. LORA says:

    Eva Pellumbi ka qene verte aktore e spikatur.E kam te fiksuar ne filmin “Kapedani” dhe ne emisionet per femije.Dukej qe e bente me shume pasion punen e saj.
    Sa per jeten e saj private,ne kendveshtrimin e sotem,ka qene mekat inferioresh pergojimi qe i eshte bere.
    Kjo interviste eshte nje apel shume i drejte per t’i bere vleresimin per punen e saj ,qe e ka bere shume mire.
    Me behet qejfi qe eshte nje nene e kenaqur, me jeten qe ben vajza e saj.

    1. Dean says:

      Valllahi,mi LORA,aktore e spikatur ka qene,por me Aktore se sali berisha dhe fatos nano nuk ka qen.Per kete te jesh e bindur.

    2. xheJ eN Bi says:

      Nje kujtim nga Eva .
      Eva Pellumbi ne 70-71 ka qene nxenese e Liceut Artistik ne Tirane.
      Ishim ne Poskuqan nje muaj ne zbore. Nje darke se si Eva u fut ne mes te djemeve dhe filloje te theriste : duam marrshim, duam marrshim .Dhe keto thirrje filluam qe ta therrisnim te gjithe djemte e Liceut.
      Komandanti i zborit qe i kishim ngjitur pseudonimin ” Cetegu ” na i plotesoi deshiren dhe na beri nje marrshim per nja dy ore dhe u kthyem nga ora 12 te nates .

      Mbajme nje kujtim 45 vjeçar nga Eva Pellumbi.

  2. ceni says:

    respekte per kete aktori qe kurre nuk mori vleresimin qe meritonte..

  3. Deni says:

    Vlera te verteta te Shqiptarise , kaq shume nivel te larte intelektual etj ka humbur ky vend sa qe do duhen 100 vjet te rishfaqen , pasi ka pllakosur injoranca

  4. Tomka says:

    Une ju mbaj mend Eva! cdo femije i viteve 80′ pavaresisht se nuk ju ka pare e ka shume te dashur zerin tuaj! Respekte

  5. Pelasgian says:

    Respekte ! Cufo dhe bubi Kacurrel ..hahahahahahahahah …nuk do ti harroj kurre !!!

  6. Cecua me Mustaqe says:

    Aktore e shkelqyer,nje vajze e shkathet dhe shume e dashur me te gjithe. Respekte dhe i uroje te kthehet,sa per te mare ate medalje qe i takon per punen me pasion dhe shpirt,qe ka bere. I uroj shendet e gjithe te mirt.

  7. miri suedi says:

    eva….eshte vendi me mosmirenjohes per emigrantet e tij.prandaj mos u lodhe te tregosh historine tende, nuk emocionon kerkend, na ka humbur deshira per tu cmallur me vendin tone,persh. nga larg.

  8. tirana says:

    Faleminderit Eva!

  9. leci says:

    Cilin rol ka patur te Kapedani?

    1. Kelmend says:

      ‘Po ne qe kemi ruajtur pulat tere jeten, c’jemi?’

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Zbriti nga podjumi si Pinoku dhe me perkedheli floket kur kaloj ne mes te femijeve.. Dicka qe se kam harruar..

  11. Petro says:

    Cufi dhe bubi kacurrel e kishn ndonje cike brenda helmin e ideologjise?Apo e keni zakon ju, thoni ashtu eshte koha.Po c eshte koha.Koha i ben njerezit apo njerezit bejne kohen?Tjeter eshte jeta e saj, mos e zini ne goje,tjeter eshte nostalgjia dhe tjeter eshte gjurma artistke edukuese me mesimet e Enverit dhe te marksizem leninizmit.Sigurisht e meriton cmimin per keto te fundit.Ndaj nuk shkeputemi ne nga e vjetra drejt familjes europiane.

  12. mira says:

    Sikur anje rol tjeter te mos kishte luajtur mjaftonte pinoku qe do ta bente ate aktore te paharruar per femijet, por edhe per prinderit e tyre.

    Injoranca e sistemit dhe e gjithe opinionit lidhur me vleresimin e femres ishte shume e madhe. Eshte normale qe duke mos e vleresuar( me cmime dhe tituj se vleren si aktore ja dinin mire perderisa e aktivizonin) te zgjidhte te largohej, dhe nuk me cudit fakti qe nuk eshte kthyer sepse jo vetem qe gjerat nuk kane ndryshuar por jane perkeqesuar. Fakti qe askush nuk eshte kujtuar per Even tregon se se vlerat nuk kane vlere dhe shqiperine e mbyten “mediokrit-profesionale dhe intelktuale”
    Eves i urojme gjithe te mirat, e ka vleresuar populli dhe ky eshte ngushellim i madh.

  13. Perla says:

    Përshëndetje, nostalgjia e fëmijërisë sonë. Dita e diel batanija te dritarja për të errësuar dhomën dhe teatri i kukullave. Jo vetëm, edhe sot filmat shqiptar i shoh me aq ëndje e dëshire. Eva paska mbetur po njësoj(sytë të pandryshuar)i uroj gjithë të mirat, dhe disa batut “duam shoqet” apo “ku deshën ta caktonin te raketat” janë pjesë e batutave tona edhe sot. Nuk është e vërtete që janë harruar njerëzit a artit (të para ’90) është indiferenca e institucioneve ajo që të lë nje shije të keqe. I uroj gjithë të mirat.

  14. Toni says:

    Faleminderit Zonje,

    per gezimin qe na keni dhuruar ne femijerine tone jo te lehte, por qe njerez te mire si Ju e benin te pranueshme. Ata qe ju kane pergojuar dikur, sot i ke ne poste dhe jane bere me vila dhe para shume, por jane vec hica ne krahasim me njerez si Ju dhe njerezit e artit, sportit, shkences se atyre viteve te veshtira. Jete te gjate dhe te lumtur, dhe uroj nga zemra qe t’jua degjoj perseri zerin te pakten ne filmat vizatimore qe dublohen aq keq ne Shqiperi, dhe qe artiste si ju do ti benin me siguri me te kendshem per femijet e sotem.

  15. elena says:

    Vertet ka qene nje femer shume e spikatur ne rolet e saj, shume e embel dhe e shkathet, sa mire beri gazetarja qe na e solli serish ne kujtese, ruajme kujtime shume te mira.

  16. alma says:

    me shume respect dhe ne fakt asnjehere nk e kam harruar. kurre..Ishte shume profesioniste….

  17. pse says:

    Eva,ti nuk ke pse ligeshtohesh,ti je ne kujtesen tone,ne femijerine tone,ti ishe nder te paktat vajza pa komplekse,gjithnje e keqkuptuar nga mentaliteti mbytes ne ate kohe !
    Te uroj gjithe te mirat!

  18. Anton says:

    Eva esht shembulli se si ky vend sillet me artistet dhe intelektualet e tij . Fat i madh qe ka ikur dhe fat akoma me i madh qe nuk eshte kthyer . Ne rastin e pare qe do te kthehet do ndjej aromen e flloqur te shpifjeve qe mbase ngaqe kan kaluar 25 vjet e ka harruar . Komplimente per gazetaren por nje keshille miqsore . Mos ja ushqeni ktyre njerezve idene e kthimit per aq kohe sa nuk jeni ne gjendje ti mbroni kta njerez te paster nga pebaltja shqiptare .

  19. Beni says:

    Eva te kujtoj shume mire, sidomos Pinokun qe e kam pare tek kinoteatri i Plazhit Iliria ne Durres.

    Je nje artiste qe i ke falur shume caste te bukura femijeve ne SHqiperi sepse je perpjekur te japesh gjithnje me te miren.

    Me behet qejfi qe ke gjetur qetesi dhe lumturi ne Gjermani. Mos e vraj shume mendjen per Shqiperine dhe shtetin qe ka qene rrenjosesi i kultures se mosmirenjohjes.

    Per brezin e 30-40 vjecareve je kujtim i paharruar. Te uroj fat ne jete dhe shendet.

  20. Ami says:

    Jeni shume e dashur per ne Eva.Faleminderit per femijerine qe na ke dhuruar me zerin tend te mrekullueshem.
    Ju uroj shume shendet dhe fat.

  21. Klodi says:

    Une filmat vizatimore me zerin e Eves sot ua ve femijeve te mi ti shohin ne Youtube dhe ata kenaqen e qeshin me lot.. Faleminderit Eva!

  22. Tatiana Kurtiqi says:

    Shqiperia ende ka shume nevojë për artistë të nivelit të Eva Pëllumbit.Institucionet tona duhet ta shkundin pluhurin e harresës për vlerat e djeshme dhe të sotme, t’u japin mundësinë dhe vleresimin e merituar talenteve që prej kohesh kanë zënë vend ne memorjen e brezave. Interpretimet dhe rolet e Evës janë të mrekullueshme, ndaj kanë lënë gjurmë të pashlyera tek artdashesit e vegjel e të mëdhenj. Eva është një talent i lindur që diti t’i sfidonte paragjykimet dhe vështirësitë e jetës duke u dhuruar artdashesve art, gjallëri, humor, buzëqeshje përmes interpretimesh dinjitoze.

  23. Arti says:

    shume e dashur Eva,Ti je nje shpirt i madh dhe njeri shume i dshur per te gjithe,qendron shume shume me lart se te gjithe poliqenet qe jane aktualisht ne Shqiperi.Shume dakord me komentin e DENIT qe thote qe je vlera e vertet intelektuale e Shqiperise,njerez si ty nuk ka me ne vendin tone,kane ikur dhe vendin e kane marre kafshet,injorantet,kriminelat dhe cdo gje e mire dhe e bukur eshte vrare barbarisht.
    Zoti qofte me ty Eva,te shkofte mbare ashtu sic e ke zemren!
    Perqafime nga larg dhe behu e forte! Te jesh krenare per ate qe je!

  24. delete says:

    Znj. Pellumbi juve duhet ta shihni harresen e punes tuaj nga ana e qeverive shqiptare, pune e cila do shtoja ka me te vertet vlera jashtezakonisht te larta artistike — kete ja u them me shume sinqeritet sepse duke qene nje ish-student drame ne ILA ne vitin 90 e njoh shume nga afer veprimatarine tuaj artisike — si vleresimin me te larte bere ndonjehere ndonje artisti te mirefillt shqiptar. E them kete sepse, ehde sic dihet arti eshte shume i holle per tu kuptuar dhe vleresuar nga te gjithe, aq me teper nga copat e injoranteve qe sot fatkeqesisht dhe pa kurrfare merite dominojne jeten social-politike te ish-vendit tone.

  25. Illirya-Shqiperia says:

    E mbaj mend edhe te Pinoku, edhe te Sot bardhoshja ka ditelindjen…(melodine e kenges e kam ne koke). Ia mbaj mend fytyren sikur te ishte sot. Mezi e prisnim ate te diele a te shtune, kur jeshin kukullat. Faleminderit Eva, qe qe pjese e femijrise sone. Respekte!

  26. Angela says:

    miri suedi i ke thene te gjith se jemi emigranta edhe ne vendlindjen ton RESPEKT PER EVEN

  27. batoni says:

    Njerezit me te privilegjuar ne ate kohe ishin artistet. Nuk u mungonte asgje, bile as kurveria qe te tjeret e kishin me racion. Prandaj mos te na shesin dengla e te na tregojne mjerimin. Po ne qe kemi punuar kodrave e maleve çfare duhet te themi. Njerez te pangopur me asgje. Por kishte dhe nga ata qe ishin njerez te medhenj dhe kane lene emer si artista dhe si njerez. Paska ikur Eva nga e keqja!

    1. J. says:

      Kur ti punoje Maleve, ku e pe privilegjimin e eves ti?

  28. john koreshi says:

    Mbylle ne gjermani, Eva, kjo pune si filloi do mbaroje. Atje ku dhe ndjenja kishte jete materiale te varfer. ne Gjermani ku nuk dhe asgje per shoqerine, jeta materiale isshte krejt ndryshe, me e pasur.
    Ne I themi kesaj, ironia e fatit.

  29. lola says:

    Eva ishte vertete nje talent i rralle, dhe si e tille Shqiperia nuk e dontte. Ea ishte jashte kohes, ishte e lire, e apasionuar,jashte kornizave. Nuk e kuptone njeri ne ate kohe. Prandaj edhe iku dhe nuk e kthey koken pas. Me vjen keq kur shoh fotografine e saj te tanishme, se ajo ishte nje vajza shume simpatike.

  30. arbereshi says:

    EVA koha ben punen e vet.Me mire qe nuk ke qene e ekspozuar gjithe keto vite.Sot qe na cfaqesh te kujtojme te gjithe, meshkuj dhe femra, te asaj kohe dhe del me e paster vlera jote e mare nga te gjitha anet.Te uroj jete te gjate ty dhe familjes tende

  31. Igli says:

    Eva na dhe shume emocione.. Uroj te jeni mire te gjithe! Me respekt Igli S

  32. Zgjidhja says:

    Kursyen lekët e biletave.

  33. xhanan says:

    po çimka si perfundim e njohu vajzen apo nuk donte margarita?

    1. JA says:

      Vajza te pershendet – nuk ka nevoje ta njohi askush!!!!

    2. JA says:

      ke ngateruar adresen shoku!

  34. EVA says:

    Ju faleminderit! Ne zemren time kishte dhe ka vend per te gjithe ju. Ne kujtesen time ose ne imazhin tim, kishin ngelur duart tuaja te vogla qe perplaseshin me kenaqesi dhe buzeqeshja juaj inocente, qe mua me mbajti gjalle dhe nuk me shkeputi nga ju. Duart tuaja u rriten dhe shkruajten per mua. Nuk dua te kem asnje cmim, me mjaftoni ju!
    Me respekt e mirenjohje,
    e juaja Eva (Pinoku)

    1. Din Paku says:

      Teta Eva faleminderit shume qe i dhe ngjyra femijerise time, une vija te teatri i kukullave me hallen time Fatmira. Kenaqesha kur ulesha ne rreshtat e pare se pinoku me perqente shume.

  35. dita says:

    interviste sh serioze. ta mendosh qe ketw interviste e ben gazetarja e rubrikes life stil qe boton vetem porno, te vijne te perziera. Kane kurajo e flasin per tv zjarr keta moraliste.Kaq di kaq ben nuk ka faj, kjo eshte simboli i ri i gazetes Tema dhe TV Tema

  36. EVA says:

    Ju faleminderit! Ne zemren time kishte dhe ka vend per te gjithe ju. Ne kujtesen time ose ne imazhin tim, kishin ngelur duart tuaja te vogla qe perplaseshin me kenaqesi dhe buzeqeshja juaj inocente, qe mua me mbajti gjalle dhe nuk me shkeputi nga ju. Duart tuaja u rriten dhe shkruajten per mua. Nuk dua te kem asnje cmim, me mjaftoni ju!

    Me respekt e mirenjohje,
    e juaja Eva (Pinoku)

  37. Irma says:

    Teta Eva, yll qe do ndrisesh perhere ne skenen e memorjes se cdo femije te brezit tim. Personazhi im i preferuar ka qene tek Bardhoshja qe kishte ditelindjen dhe ju duhet te mbanit sekretin duke i thene te gjithe kafsheve te pyllit qe bardhoshja kishte ditelindjen – kenga e lejlekut ishte nje mrekulli! Dhe mua sot e kesaj dite, mama ime me therret akoma quku-piku <3
    Miss u and love you!

    1. Din Paku says:

      Bukur, Irma!

  38. western says:

    Eva te ambasada gjermane ka fjetur ne dhomat e personelit dhe nuk ka vuajtur si te tjeret,e mbaj mend nje her qe po binte shi ne tiran kishte dal me nje tuf hudhra te njoma ne dor dhe po bente shenj qe te ndalonte ndonje taxi,ka qen ne mos gaboj viti 1989,eva dallohej se ishte bjonde dhe vishte xhinse qe per kohen dalloheshe,kurse shpin e ka patur andej nga rruga bab rexha ne kat te dyt siper ushqimores,vajza vet juna yll fare nje kacurrelse simpatike,e pata fiksuar nje her te stacioni i fundit i porcelanit kur po zbrisnin posht per ne qender,sic ka qen koha ateher kur te binte ne sy ndonje femer simpatike do i viheshe nga mrapa qe ti fiksioje shpin,u habita jasht mase kur ajo u fut tehyrja e eves dhe po ate mbremje mora vesh qe ishte e bija e saj,e kam par edhe nje her 3-4 vjet mbasi kishin ikur ne gjermani ne nje ndeshje ku luante nje ekip shqiptar me nje ekip shqiptar e kishin zgedhur si komandante tifozesh,u cudita me even qe qenka lidhur me nje gjerman se ne gjermani ka patur lidhje me Petritin nga tirana,kan jetuar ne kiel ose namustern diku nga kufiri me danimarken,te filmi kapedani esht ajo qe i thot kapedani ” je nje pipirçk”ka luajtur edhe te vajzat me kordele te kuqe,nejse i urojm eva pllumit pleqeri te mbar

  39. Irena Pellumbi says:

    Motra ime , intervista jote me preku shume . Ti je aktore , talent natyral i skenes i atyre viteve qe ish e veshtire te canje . , por per ty ndodhi ndryshe : qe ne moshe te re , debutove me imitimet e para , me shume sukses ne skenen aq te dashur te estrades te Tiranes , krahas aktoreve me te njohur si: M.cobani, S. Sallaku etj. .. durtrokitjet mbushnin sallen e jehona e suksesit te ndoqi duke te bere shume te afirmuar ne disa institucione re dores se pare : Tvsh, ne programin e femijeve, Kinostudio , shqipria e re , me filmin Kapedani , e me tej Vajzat me kordele te kuqe … mbaj mend batutat e humorin pa fund , batutat e spikatura te teksteve te filmave gjate xhirimit … ne qeshnim me lot … as gje ste shpetonte . … por me jehone pati periudha kur punoje si aktore ne teatrin e kukllave tirane. Temundonte shume te gjeje perdorimin sa me profesional te kukulles . Duart e tua te arta nuk u lodhen kurre …..eshte shume e veshtire , e kryesore ne kete profesion ti ishe Virtuozja me e talentuar e kohes ne ato vite qe askush nuk ta falte dot suksesin , perkundrazi … vetem mund ta njollosnin mundin e taltntin tendt e fantazine e dashurine per te mbushur rolet me elementet elegante , levizjet e zhdervjellta forcen shprehese ne krijimin e figurave te pa perseritshme qe krijoje … Ato zera te ngjirur te atyre sorrave , gagaceve e ku ta di , per publikun qe te admironte ishn piket me te larta temira, vlera e vertete e profilit tend . Te gjitha piket e marra se bashku ne teatr sot , jane pjese e pikeve te tua …nder vite , ato te imituan e mesuan nga talenti e ekperienca jote : Pinoku ish joti i pari , rol i qe krijoi jehone ne jeten teatrore shqiptare … buje e vertete suksesi te pa menduar per kohen e qendron edhe sot . Me tej jehona zuri vend ne zerat e rolet e filmave multiplikativ , ku dublmet e tua te jashtezakonshme ishin habitese … kishe arritur te dubloje gjashte role njeheresh . …regjisoret me ty realizonin nje heresh e me cilesi me tantin e paperseritshem … Eva … tifua per ty ne tirane ishte nje buje e vertete suksesi … Talenti ish idukshem e shume i pelqyer , shume interesant e ardhmja si antare e lidhjes se shkrimtare ve, ishte vlersim qe nuk e harinin te gjithe . Zeri yt tingellonte e jehonte aq i tipik per personazhe Burra e Gra , sa bukuria e realizimit mjeshteror spikaste nje psikologji jo te zakonshme ,,, por te rralle te nje intuite artistike te pa perseritshme . Te uroj jete te gjate motra ime , se bashku me te dashurit e tu . Buzeqeshjet , kenaqesia , dashuria , permjet nje plastike elgante e shume te zgjuar , e figurave te tua teatrale u dha fantazi e shndet mendor , edukarte brezave te femijeve tane. e ku ka me si eva … thone te gjithe miqte e dashamiret e artit ne shqiperi …. ne kte rast edhe se akoma mungon nje vleresim i kohes … Eva jeta vazhon , kij besim ne te ardhme … njerzit nuk te harrojne si e te gjithe ne : koha do te vije edhe per ty e dashur , ne do te gezojm e se bashku fitoren tende ….. miqesisht se shpejti…..

  40. letta giorgione says:

    eva ke qene artiste komplete si per kanto si per aktore dhe grande imitatuse na ke dhene shume sadisfacione me pinokun brava eva

  41. letta giorgione says:

    shume bukur e pershkruan veprimtarin e eva pellumbi irena eva ishte talent i lindur per ate kohe dhe i takon te mari te gjitha meritat si artiste ”””””’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje