Efektivat e Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë asgjesimin e 1.100 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva në vendin e quajtur “Murrizi i Poshtëm” në fshatin Golem, Gjirokastër, të kultivuara në një parcelë të madhe të hapur rishtas për kultivim e bimëve narkotike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i Vladimir Lazaj, 50 vjeç, banues në fshatin Golem, Gjirokastër.
Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ai ka qenë në dijeni për parcelën e mbjellë me bimë narkotike dhe për autorin.
Ndërkohë u bë shpallja në kërkim e Lavdosh Islamajt, 28 vjeç, i cili kishte mbjellë bimët narkotike.
me kete ritem u zhduke fare hashashi brenda 1-2 vjete.