Stafi i Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë ishte kujdesur që përkujtimi i ngjarjeve të Ambasadave në verën e vitit 1990 të ishte jo vetëm një mundësi komunikimi dhe dialogu e publikut me protagonistët e asaj kohe, por dhe që gjithçka të zhvillohej në një atmosferë me detaje nga ato të 10 ditëve të paharuara. Të ftuarit duken se u befasuan që para se të hynin në sallën e aktivitetit, pasi në holl ishin ekspozuar rreth 40 fotografi të korrikut të vitit ’90, një përzgjedhje që evokonte situatat nga më pikantet. Stafi i Ambasadës kishte bashkëpunuar me njërin prej ish-punonjësive të asaj kohe duke siguruar foto nga koleksioni i tij.
Të gjitha në celuloid
Ekspozita si impresioni i parë ia arriti qëllimit. Reportazhi pamor i kishte të gjitha brenda: kamionin që sapo kishte shpërthyer murin e pasëm të ambasadës; pritja dhe stresi i refugjatëve; kushtet e mjerueshme higjeno-sanitare; larja në një pellg të improvizuar natyror; një autobot uji i rrethuar nga njerëz të etur; “dhoma e gjumit” me qindra refugjatë të shtrirë përtokë në qiell të hapur; bebe të vogla të pafajshme; atmosfera eksploduese kur jepej lajmi se të gjithë ata që kishin hyrë do të largoheshin nga Shqipëria drejt Gjermanisë etj. Shikoje të sintetizuar vuajtjen në ekstrem, ankthin, përpjekjen për mbijetesë të një grumbulli stërmadh njerëzish që të përbashkët kishin ëndrrën e një jete më të mirë.
Organizatorët kishin dhe një gjurmë origjinale retro. Për të pranishmit u shfaqën në monitor edicionet informative në mediat kryesore gjermane nga 3 korriku e deri në ditën e mbërritjes së refugjatëve në Gjermani. Duke qenë lajm i pare, kjo temë. Si lajm i parë për mediat, kjo temë ishte mbuluar e detajizuar, me raportime nga terreni, intervista, të dhëna statistikore, vështrime analitike mbi historinë, aktualitetin dhe perspektivën e Shqipërisë, konteksti i zhvillimeve në ish-Bllokun lindor etj.
Këtij ambjenti jetësor nuk i mungonin dhe ish-protagonistët e 25 viteve më parë. Ish-ambasadori, ish-përfaqësues nga stafi, një ish-mjek që kishte asistuar për shëndetin e refugjatëve, si dhe nga ata që i dhanë shpirtin dhe mundin e tyre 2 korrikut, ata që ndërmorën aventurën më të rrezikshme të jetës.
Brishtësia e kulturës dhe kujtesës historike
Historiani dhe politologu Afrim Krasniqi shikon një korrelacion mes ngjarjeve të së kaluarës, vëmendjes së publikut ndaj këtyre zhvillimeve dhe agjendave politike të ditës. Elitat politike aktuale vijojnë të sillen me ngjarjet dhe datat historike nga kritere parademokratike, thotë për Deutsche Welle-n Krasniqi.
“Nisen nga interesi elektoral që ato mund të reflektojnë sot, si dhe nga shkalla e përfshirjes direkte apo indirekte të drejtuesve të sotëm politik në ato ngjarje. Nuk ka konsensus mbi historinë dhe as raport institucional shtetëror ndaj saj. Në ngjarjet e ambasadave 1990 nuk u përfshi pozitivisht asnjë pjesëtar i elitës së sotme politike, madje shumica e tyre pasive apo aktive u ndodhën në krahun e kundërt, në anën e regjimit. Vetë emigrantët, përfshirë ata të vitit 1990 që ende jetojnë jashtë vendit, nuk kanë ende të drejtë vote në zgjedhjet shqiptare, pra nuk janë potencial vendimmarrës politik. Mjaftojnë këto motive thellësisht simpliste të sjelljes së elitave ndaj asaj ngjarje, për të kuptuar sa e brishtë është kultura dhe kujtesa jonë historike.”
Lihet pas dore me qëllim trajtimi i së shkuarës diktatoriale
Edhe për gazetarin Armand Plaka, shkak për këtë sfumim të përkujtimit të ngjarjeve të tilla është politika. Zhgënjimi i njerëzve, të cilët të zënë me hallet e ditës ka bërë që jo vetëm 2 korriku, por edhe shumëçka tjetër që lidhet me atë kohë mos jetë prioritet, thotë Armand Plaka për Deutsche Welle-n.
“Kjo lidhet sigurisht edhe me përpjekjet e mangëta e shpesh të lëna pas dore me qëllim, për të mos u marrë me trajtimin e të shkuarës diktatoriale në Shqiperi. Ndoshta rol ka luajtur edhe përjetimi i ‘2 korrikëve’ të shumtë që i kanë ndodhur ndërkaq shqiptarëve, eksodet e mëdhenj apo të vegjël, të rinj apo të vjetër, që kanë zbehur simbolikat e ngjarjes së ambasadave në vitin 1990. Mendoj se pavarësisht kësaj, këto zhvillime do të vijojnë të mbeten një nga ngjarjet më domethënvse të përpjekjeve të shqiptarëve për liri e demokraci”.
Më në siklet me këtë rrethanë janë vetë refugjatët e asaj periudhe. Bashkim Xhani, njëri prej atyre, i cili ka hyrë në Ambasadën Gjermane në Tiranë 25 vjet më parë, mendon se autoritetet në Shqipëri duhet të jenë më të vëmendshëm për atë që ndodhi në korrik të vitit 1990.
“Unë kam parë në televizion qeveritarë dhe politikanë që shkojnë në ngjarje përkujtimore të ndryshme. Mirë bëjnë, se çdo popull ka kujtesën e tij. Por për 2 korrikun 1990 nuk kujtohet njeri. Më shumë flitet në Gjermani se sa në Shqipëri. Nuk dua të ekzagjeroj asgjë. Nuk e them këtë ngaqë unë kam qenë njëri prej tyre që kundërshtuan regjimin për liri dhe një jetë më të mirë. Por është e faktuar se ngjarjet në Ambasada hoqën tullat e poshtme nga ngrehina e copë-copë e qeverisjes së atëhershme. Ishin zhvillime që u dhanë zemër njerëzve, sidomos të rinjve, në një vend shumë të izoluar dhe shumë të vuajtur”.
“Shpetim”
Moooos i QR …a thu se shqiptart kishin thiken ne gurrmaz!
E kur i ka perjetu shqip.k.ri dhimbjet dhe vujtjet? Ti kishte perjetu s’do kishte pesu dhimbje e vujtje cdo dekade!
Dje po shikoja nje emision perkujtimor per tragjedin e Ustikas ,avionit qe u rrezua nga ushtaraket dhe aktori italian ishte thjesht FANTASTIK por besoj edhe Mitrush Kuteli apo Reshat Arbana Jan ne nivelin e tij .
A perkujtohet tragjedia e luftrave ne Dardani , Cameri e Iliride ? A jep shteti fonde teatrit apo aktorve apo historianve per te ndergjegjsu kujtesen e Shqiptarve ?
Me shume ndergjegjsohen te hujt sesa vet shqipkart!
Prandaj s’duhet te cudise se nuk perkujtohet 2 korriku qe eshte dicka shume e Vogel ne krahasim me ato luftrat e masakrat e pergjakshme qe kan perjetu shqiptart!
Eshte nje idotizem te” festohet” nje ngjarje e cila lidhet direkt me sherbimet secrete dhe jo nje organizim I mirfillte qytetar kunder te ashtuquajtur diktature.
Numri I idioteve qe “gezohen” ne kete rast po shtohet cdo pervjetor te ketij akti mortor.
Le xova intervisten e nipit te Asim Alikes,te ketij “kreshnikut’ Demalise dhe te ambasadorit te pare gjerman Daum qe dhe me budallai e di qe ishte nje loje shumedimensionale.
Pse duhet te “festojme” kur Shqiperia ka shkuar ne hale te gomarit..kur deti adriatik dhe mallet e greqise jane me shume kufoma se ne kohen e te madherishmit dictator Enver Hoxha..Ndiqni nje kronologji modeste te varrezes otranto
Viktimat në Kanalin e Otrantos
31 dhjetor 1992, 10 persona mbeten të vdekur pas fundosjes së një skafi
12 tetor 1994, 13 persona vdesin pas një avarie në det. Të gjithë u mbytën
25 tetor 1994, 1 person vdes pas mbytjes së gomones. Policia italiane arreston 2 persona
18 korrik 1995, 1 person vdes pas rënies në det. Trupi i tij del në breg
10 tetor 1995, 12 persona vdesin nga përplasja e gomoneve. Policia nuk mund të bëjë gjë
30 nëntor 1995, 22 persona nga Dibra, vdesin pas mbytjes së gomones
26 janar 1997, 7 persona vdesin nga përplasja e gomones me një tjetër
28 mars 1997, 57 persona vdesin pas përplasjes së “Kateri i Radës” me anijen “Sibilla”
21 nëntor 1997, 6 persona vdesin pas shpërthimit të gomones, e cila u nis nga Durrësi
8 shkurt 1998, 7 persona vdesin, pasi gomonia u fundos pas një avarie në det
3 qershor 1998, 3 persona mbeten të vdekur në det pas përplasjes së gomones
25 tetor 1998, 6 persona të vdekur pas përplasjes së gomones me një skaf, afër një ishulli në Itali
1 maj 1998, 4 persona vdesin pas përmbysjes së mjetit me të cilin lundronin
27 maj 1998, 7 të vdekur pas përplasjes me një tjetër skaf kontrabandistësh
28 maj 1999, 5 të vdekur pas përplasjes së gomones me një anije të Guardias
1 nëntor 1999, 6 të vdekur pas përplasjes së gomones me kreshtat e Torre Cavallo në Brindizi
4 maj 2000, 2 të vdekur pas avarisë që pëson një gomone. Shpëtohen 10 persona
10 gusht 2001. 5 të vdekur dhe 7 të humbur është bilanci i mbytjes së një gomone
vijon…
Por ambasada gjermane nuk duhet te beje keto karnavale kur I zoti I saj jep intervista funebre si me poshte
Helmut Hoffman:
Po unë mund të konfirmoj këtë numër. Madje më saktë, bëhet fjalë për një numër prej 3020 shqiptarësh dhe shqiptaresh, të cilët kanë bërë aplikimet e tyre për azil në Gjermani. Të tjerë, shumë të tjerë kanë njoftuar dhe kanë paralajmëruar se do të bëjnë një aplikim të tillë. Madje mund të them gjithashtu se vetëm në tre muajt e parë të 2015 është shënuar një shifër prej 13 mijë shqiptarësh, të cilët ose kanë njoftuar pra paralajmëruar që do të bënin aplikimin për azil në Gjermani, ose e kanë bërë tanimë atë. Dëshiroj gjithashtu të them që ky zhvillim është vërtet mjaft shqetësues, nga njëra anë për Gjermaninë pasi është një zhvillim që e rëndon në mënyrë të konsiderueshme tërë sistemin e azilkërkimit në Gjermani, bëhet fjalë më së shumti për raste emigrantësh ekonomikë që vinë nga Shqipëria dhe kërkojnë azil atje, por nga ana tjetër është një problem ekonomik dhe për vetë Shqipërinë, pasi shifra të tilla masive sigurisht që shkaktojnë rënie të numrit të popullësisë edhe këtu në Shqipëri, çka do të përbënte pikërisht një zhvillim shqetësues edhe për ekonominë e vendit.
me cfare kemi pare pas 1990 Bujar Bej Nishani duhet te dekoronte ambasdorin e pare gjerman Daum dhe ate amerikan Hillin & Billin si dy kolonele sherbimesh qe munden ushtrine e vdekur te enver hoxhes
“god job” te nderuar gjenerale sherbimesh qe mundet nje kufome dhe keni 25 vjet qe e festoni si hijena
ala po merren me kohen e pordhes kta?!
njerzit kan halle te tjera ,po ha njeriu njeriun,kurse kta po merren me ondrrat e kohes se pordheve ne bulevard!
iku ajo koh,iken ata njers qe s dihet se ku jan.
ca do behet per te ardhmen.
lepujt iken
stani u prish
lepurushat vrapuan gemushave te kojshive
c do behet me kafshet e mbetura ne kopsht.
se ata qe iken ishin lepujt e eger.
mbeten ujqit,cakejt,qent,delet,arinjt,minjt
a ka luan qe tu prij si mbret?
apo do behet mbret cakalli…
Ka shume njeres qe ndofta si intereson lufta nacional-clirimtare por nuk ka problem secili tregon se cfare bagazhi ka, por nga rendesia mbas kesaj d.m.th 1944 ngjarja ambasadave me rendesichmi i historise popullit tone.I jap te drejte disave kur thone qe sigurimi i shtetit ka punuar fort me qarte ne autobusin qe edhe une kam qene, shoqerues i autobusit ishte nje ish oficer i sigurimit repartit te tankeve te Saukut, plus shtepiat perreth abasedes u zevendesuan nga banore, me sigurimsat e asaj kohe.Ambasada vrojtohej cdo minute nga forcat e rendit dhe ato e dinin fare mire se kush ishte brenda dhe sa ishin d.m.th ne Ambasadē. Falenderimi im me i madh shkon per personelin dhe Demalia dhe jo per ate karagjoz ambasodori qe Skaqene fare aty .
sipas ksaj “historis se ambasadave” tash duhet me u gradu “heronj” te gjith afrikant qe po msyjn brigjeve te Europs me vaporra varka gomone trape fuci nafte notuese.. e me not…
edhe atyre jepuni “statusin e heroit te msymjes ne ambasad”.
shkoni dhe nga kina dhe siberija se ka plot qe presin me msy.
keni edhe plot meksikan qe eksplorojn kufirin me ameriken..
c jan mer kto rrena shkerdhatash!
dhe thon pasandaj pse ka kaq shum shkerdhatni ne shqipnin demokratike!
ja pra se nga na erdh shkerdhatnija!
nga ambasadori federal gjerman dhe koleget e tij “2 korriksa”!
i perdoren njerzit si mish per top me shkatrru shtetin shqiptar qe s po e bejn dot me.
cdo gje e kishin me shtetin shqiptar sovran dhe te pavarur nga te tjeret. dhe jo me “te drejtat dhe lirit universale te individit”
po ta kishin hallin ke “te drejtat e individit” nuk i perzenin shqiptart ,nuk i trajtonin si kafsh,
pasi ja arriten qellimit dhe i pergjunjen shqiptart tash bejn ca tu doj trapi. s ka mo “te drejta dhe liri individi” por ka “ligje dhe rregulla shteti”!!
haa!
per shtetet e tyre i duan ligjet dhe rregullat kurse shtetit shqiptar nuk ja deshen “ligjet dhe rregullat”!
bythqimat!
qihen ne byth dite e nat me ligj e pa ligj me rregull e pa rregull martohen edhe me njeri tjetrin madje burr me burr ,ne qish apo ne bashki,dhe na kallzojn rregulla!!!
Vetem ata qe kane qene aty nuk e harrojne historine kur u mendua se brenda ambasades hyne forcat e sigurimit.Shtepia e ambasadorit qe ishte kthyer ne banese te njerezve qe uleshin ku te mundeshin kishte edhe nena me femije dhe nje prej ketyre qe kishte vene goten e qumeshtit ne parvazin e dritares i rrezohet gota dhe i bie njerit prej atyre qe ishin ulur dhe flinin ne dysheme.U krijua nje panik dhe njerezit dolen si nga nje koshere bletesh dhe u drejtuan tek porta e jashtme duke bertitur:sigurimi ka hyre brenda!Une qe pas 20 oreve ecje neper ambasade kisha gjetur nje cep tek shkallet mbrapa ambasades dhe kisha futur koken ne trekendeshin e shkalleve sapo kisha mbyllur syte kur u ngrita dhe i rashe betonit te shkalleve me koke.Afer meje kane qene disa kavajas qe duke me degjuar mua ku ju them:termet!u nisen pas meje ne mes te oborrit ne drejtim te nje peme te vetme.Kur turma u nis ne drejtim te portes se jashtme policet qe ishin jashte braktisen pozicjonet biles edhe kapelat i lane aty duke menduar se ishim ne ata qe i sulmuam ata.Ne fund pasi u sqarua situata nga gjermanet na mblodhen dhe na komunikuan se ketu eshte toke gjermane dhe nuk guxon kush ta preke.Megjithate ata punonjesit e ambasades ishin te gjithe te armatosur deri ne dhembe dhe kete e kemi pare vete.Akoma sot e kam ne hunde eren e tmerrshme kundermuese qe tejkalonte cdo ere te keqe qe kam perjetuar.Une nuk mund ta duroja eren prandaj nuk rrija brenda shtepise se ambasadorit kurse Walteri nje shoku im nga tirana e re me vellain e vet se kishin problem leviznin kembet e njerezve dhe u shtrinin siper tyre.Te mos harrojme se u krijua nje atmosfere familjare pavaresisht se kishte edhe disa konflikte brenda disave.Shume kush prej nesh ka ndenjur disa dite pa buke kurse uje na sillte gjermani me zjarrfikese pasi regjimi komunist na kishte prere ujin dhe pinim dhe laheshim ne mes te oborrit me ujin e zjarrfikeses.Gjhermanet ju kishin thene komunistave se e donin per te ujitur lulet.Falenderoj zotin per mua dhe gjthe ata qe arriten ta braktisin ate vend ku sot rrisim nje brez te ri dhe krejt ndryshe nga femijet e atyre qe jane ne shqiperi qe njohin vetem korrupsjonin e prinderve si dhe te shoqerise se qelbur qe eshte krijuar ne ate vend dhe qe askush nuk eshte na gjendje ta permiresoje.Femijet e mi arriten ta shikojne kete vend kur ishin te vegjel dhe hyme per here te pare ne kufirin shqiptar ku isha i detyruar tju jepja pijaneceve te doganes shqiptare para qe te hyja ne atdheun tim.Nuk isha ne gjendje qe pyetjes se femijeve te mi:babi pse ju jep leke?tju pergjigjesha.Edhe sot nuk ka ndyshuar shume ky vend dhe perhere me behet me e qarte qe vendimi im dhe i te tjereve per ta braktisur ate vend ishte vendimtar kur shikojme se pas 25 vjeteve kjo politike ka deshtuar te udheheqe popullin e saj perkundrazi e perdhunoj e vrau e vodhi 25 vjet resht dhe po vazhdon ta perdhunoje dhe vjedhe pa u ndalur fare!
pra me c po shof ti “korrik 1990” nuk paske ik nga sistemi komunist,por qenke largu nga kombi shqiptar!
pra nuk paskan pas faj komunistat por fajin e ka pas kombi shqiptar.
qelbesira e ballkanit,ndyresira e europs,kellira e planetit toksor,muterit e krejt universit,madje te krejt universeve te kret kohve..
Lexova shkrimet tuaja.Me vjen keq qe nuk pranoni dhe injoroni vehten. Cdo ngarje eshte pjese historike kombetare sidomos kur behet fjale per kthesa te medha politike.Pak rendesi ka vleresimi juaj kur dihet se ata mijra njerez qe guxuan te futeshin ne ambasadat e huaja ne TIRANE NE KORRIK TE VITIT 1990 nuk menduan thjesht vetem per vehte ,por per nje komb qe ditet te ishin me te mira dhe pa sistemin gjakatar komunist.PO TE MOS ISHIM NE KU DO ISHIT JU,PO TE MOS GUXONIM NE KUSH DO TE GUXONTE?Nderim dhe mirenjohje te thelle te gjithe atyre qe moren pjese ne ngjarjet e atyre viteve qe transformuan te ardhmen e Shqiperise.
/