Isa Boletini, “simbol i amzës shqiptare në kohë”

10 Qershor 2015, 17:51Dossier TEMA

“Tribun popullor” dhe “gjeneral i pavarësisë së tokave shqiptare”, kështu është cilësuar Isa Boletini – që nga shqiptarët njihet si hero kombëtar – në ceremoninë qendrore që është mbajtur të mërkurën në Mitrovicë, me rastin e rivarrimit të eshtrave të tij.

Arkivoli me eshtrat e Isa Boletinit ka qëndruar për disa orë në stadiumin e qytetit të Mitrovicës “Adem Jashari”, ku edhe është realizuar ceremonia qendrore.

Në këtë ceremoni , për të nderuar heroin kombëtar të shqiptarëve Isa Boletinin, ishin të pranishëm udhëheqës të institucioneve të larta të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke folur për figurën e Isa Boletinit, ka theksuar se ai po kthehet në vendlindjen e tij, pas një shekulli dhe siç tha ai “ kthehet i fundit nga beteja e madhe për lirinë e Kosovës”.

“Heronjtë kthehen të fundit nga betejat. I tillë është Isa Boletini. Baca Isa, ne sot jemi të lirë, por kishim mall për ty. Kishte mall Mitrovica. Ne jemi rritur me kujtimet për betejat tua, me kujtimet për fuqinë e fjalës tënde në Kuvendet e mëdha të Kosovës, me shembullin tënd të tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare. Ne kemi mësuar nga ti, bacë, se duhet të jemi mirë vetëm kur është mirë vendi ynë”.

Veseli ka shtuar se kancelaritë e perëndimit, siç tha ai, ku dikur Isa Boletini kishte dërguar zërin e Kosovës, sot janë miqtë më të mirë të lirisë dhe shtetit të Kosovës, dhe sot Kosova punon bashkë me këta miq.

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, duke hedhur vështrim mbi figurën e Isa Boletinit, ka theksuar se frymëzuesi i lirisë së shqiptarëve është kthyer përgjithmonë në Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Siç ka thënë ai, deri më tash, ka munguar “altari i lutjes kombëtare në Boletin të Mitrovicës”.

“Isa Boletini ishte dhe mbetet simboli i amzës shqiptare në kohë. Sot e kemi dhe ndjehemi më krenarë, sepse Isa Boletini ishte krenaria shqiptare në orët më tragjike të shqiptarisë. Sot e kemi, për të kujtuar mbi të sakrificat dhe gjakun e derdhur të mijëra dëshmorëve, të cilët dhanë jetën që shqiptarët të mbeten, të qëndrojnë, të ri-ngrihen, që shqiptarët t’i fitojnë të drejtat e tyre kombëtare dhe Isa Boletini është krye-dëshmori ynë”, tha presidenti Nishani

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se përtej simbolikës, kthimi i eshtrave të Isa Boletinit në Kosovë, në vendlindjen e tij, është detyrim shtetëror, ndërkaq, jeta dhe vepra e tij kanë qenë, janë dhe do të mbeten inspirim për brezat e ri.

“Sot, në përvjetorin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, po e nderojmë heroin e Kosovës, tribunin e kombit shqiptar, Isa Boletini. Ashtu siç ndodhë gjithmonë me njerëzit e epokave, edhe kësaj radhe, Isa i ynë bëhet urë bashkimi për ne të gjithë, pavarësisht nga bindja jonë politike apo prejardhja jonë rajonale, përtej ngushtësive të pragmatizmit politik. Isa Boletini ishte njeriu i idealeve madhore kombëtare. Duke qenë i këtyre përmasave, ai na bashkon edhe sot”, tha kryeministri Mustafa.

Përfaqësuesi i pasardhësve të familjes së Isa Boletinit, nipi i tij, Gazmend Boletini, theksoi se amaneti i Isa Boletinit sot po e merr formën përfundimtare, sepse ai përfundimisht do të prehet në vendlindjen e tij në Boletin.

“Isa Boletini do të prehet në vendin ku njëqind vjet më parë do ta merrte rrugën e gjatë, për t’i shërbyer interesit kombëtar. Në fund, gjysh i dashur, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës dhe i Boletinit”, u shpreh Gazmend Boletini.

Në orën 15:00, eshtrat e heroit kombëtar të shqiptarëve, Isa Boletini, janë bartur dhe varrosur në vendlindjen e tij në fshatin Boletin, i cili gjendet në pjesën veriore të Kosovës.

Isa Boletini, u kishte prirë kryengritjeve të shqiptarë të Kosovës kundër Perandorisë Osmane dhe kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia dhe Mali i Zi.

Ai është vrarë në janar të vitit 1916, në Podgoricë, në një pritë të ngritur nga regjimi i asaj kohe.

9 komente në “Isa Boletini, “simbol i amzës shqiptare në kohë””

  1. xhemal says:

    isa bletini heroi kombetar sot u perthos nga nje cermoni politike qe cdo gje mund te ishte por simbol i bashkimit e unitetit te kombit jo,,, turp per organizatoret

    1. komunalja says:

      T’lumt’ pushka baca Is! S’ta kemi harru amanetin!

  2. Akili says:

    Te jene kaq injorante gazetaret persa i perket titujve? Isa Boletini eshte Hero i Popullit e jo Hero Kombetar pasi kete titull e ka Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Nese ka ndonje qellim te mbrapshte qe ti behet karshillek figures Legjendare te Kastriotit kjo eshte thellesisht antikombetare. Isa Boletini dhe shume figura te tjera per veprimtarine e tyre patriotike kane mare mirnjohjen e mbare kombit si Heronj te Popullit ose si Deshmore te Atdheut por padyshim ne piedestalin e Kombit do qendroje perjete Gjergj Kastriti Horo i Kombit. Sidoqofte figurat historike te popullit shqiptar duhet te nderohen dhe respektohen vazhdimisht duke u bere objek nderimi dhe frymezimi per brezat mbare.

  3. ED socialisti says:

    Isa Bole tini hero i suniteve kosovare,nuk ka per te qene kurre heroi im dhe i gjithe atyre qe kane lexuar sado pak ne kete jete.

    1. Ilir Hoti says:

      Eshte hero i shqip[tareve (mbi 10 milion) e jo i mijve te wc-ve grek-ruse-:Nuk ju pjerdh kush, mos u mundoni kot!

  4. e verteta says:

    o popull po nuk le mercenar, hajdut dhe vrases pa i bere heroi…po mblidhni mendjen se po vazhdoni te jetoni ne kohe turqie, po eshte viti 2015 o njerez, lerini hajdutet atje ku kane rene se lat nam ne bote….o zot sa turpe po ben ky popull, hajdutin qe eshte gjalle e ben kryeminister dhe kryetar te kuvendit, ndersa hajdutet e vdekur i ben heroi…

    1. Ilir Hoti says:

      Herojt taane i vlersojmee per komtributin nddoj kombit shqiptare =joooooo per greko-ruset, ata (ju) kane herojt e tyre qe nuk dua ti di!

  5. Hysni says:

    me vjen keq nga nje herenahumb llogjika dhekokes i themi bisht ndersa bishtit i themi koke.

  6. sit... back..and relaks → says:

    Ises ti rrujn mbiemrin ata qe e kane hale ne sy. Isa do kujtohet brez pas brezi ndersa lapuraket qe bejne si te zgjuar nga poshte jorganit vec ndonje qen po u kujtua ti beje shurren tek koka varrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje