A është publikimi i dosjeve një “eksploziv social”?

4 Qershor 2015, 12:08Dossier TEMA

Miratimi para pak kohe nga Kuvendi i Shqipërisë i një ligji për aksesin e publikut në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit ka nxjerrë në pah sfidat e zbatimit të tij. Për ekspertët miratimi nga deputetët i ligjit është vetëm fillimi i një procesi shumë të rëndësishëm që lidhet me trajtimin e së shkuarës diktatoriale në rreth 4 dekada të sundimit komunist. Vazhdimisht në tryezat e diskutimit mes politikanëve ose përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit është përfolur eksperienca e zgjidhjes së këtij problemi nga Gjermania, mënyra institucionale se si u trajtuan dosjet e ish-STASI-t policisë sekrete në ish-Republikën Demokratike Gjermane. Për këtë qëllim së fundmi në Tiranë ishte dhe i ngarkuari Federal për dosjet e sigurimit të shtetit, Roland Jahn, i cili ka qenë mjaft aktiv në procesin e rrëzimit të diktaturës komuniste në ish-Gjermaninë Lindore dhe i angazhuar në mënyrë të vecantë me mbikqyrjen dhe trajtimin e inventarit të dokumentacionit sekret tëSTASI-t famëkeq.

Dosjet janë në interes të gjithë publikut

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Hellmut Hoffmann, e shikon mjaft pozitivisht faktin e miratimit në Shqipëri gjatë muajit prill të ligjit për aksesin e publikut në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, përvoja e Gjermanisë në këtë drejtim nuk do të thotë se po e njëjta gjë të aplikohet dhe në Shqipëri. “Shqiptarët duhet ta diskutojnë dhe ta vendosin vetë se si do të veprojnë me këtë çështje të rëndësishme”.

Zyra e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri prej kohësh është mjaft aktive në debatin për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Drejtori i Zyrës, dr. Thomas Schrapel, shpjegon se fokusi kryesor në këtë angazhim ka qenë dhe vijon të jetë roli ndërmjetës mes kontributit të shoqërisë civile nga njera anë dhe politikës në anën tjetër. “Në trajtimin e së shkuarës diktatoriale nuk mund të themi që ka interesa të majta ose interesa të djathta, por interesi është i gjithë publikut”. Duke marrë si shembull mënyrën e zgjedhjes nga parlamenti gjerman të Roland Jahn me 93 përqind të votave të deputetëve, dr. Schrapel thekson rëndësinë që ka në këtë proces zgjedhja me konsensus e figurave që do të përfshihen, si garanci për besim dhe seriozitet në kryerjen e detyrave të ngarkuara.

A është publikimi i dosjeve një “eksploziv social”?

Roland Jahn, i ngarkuari Federal me Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, duke diskutuar me autoritetet dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Shqipëri mbi procesin e trajtimit të së shkuarës, thotë se ka kaluar shumë kohë ndaj nevojitet që të përshpejtohen rritmet. Sipas tij, ky është një proces që nuk duhet të ketë “kujdestar”, por secili të ndjehet dhe të ketë lirinë e vet. “Sipas eksperiencës në ish-Gjermaninë Lindore, me rënien e diktaturës, qytetarët ishin mjaft aktivë në mbrojtjen e inventarit të dokumenteve të policisë sekrete Stas-it, për të mos lejuar shfarrosjen nga njerëzit e regjimit. Ne ishim të bindur që atëherë se bërja publike e dosjeve do të frenonte procesin e helmimit të shoqërisë edhe pas rënies së diktaturës. Ka pasur shumë debate për hapjen e dosjeve, kishte fluks mendimesh që shpesh ishin dhe të kundërta mbi përzgjedhjen e mënyrës se si do të veprohej me to. Atëherë pyetej, se a do të ishte publikimi i dosjeve një ‘eksploziv social’, pasi njerëzit do të mësonin të vërteta të hidhura për jetët e tyre perosnale dhe të familjeve në kohën e diktaturës? Kishte që ngurronin, kishte që ishin të qartë se një gjë e tillë duhej bërë. Ishte një debat i gjatë qytetar për dilemën nëse ishte mirë a po bëhej dëm”.

Ish-gazetari Jahn nënvizon faktin se nga reagimi dhe presioni qytetar u bë i mundur që në akordin për bashkimin e dy Gjermanive të përfshihej edhe hartimi i një ligji për dosjet e STASI-t, që do të sanksiononte rrugën që duhej ndjekur. “Prej rreth 23 viteve ligji po zbatohet me sukses, duke siguruar transparencë për procesin, për veprimtarinë e shtetit, të policisë, për mbrojtjen e të dhënave personale për ata që prekeshin. Bëhet fjalë për një punë kolosale. Mjafton të përmendim se STASI ka lënë një dokumentacion që po të mendohej në gjatësi do të ishte 111 kilometra, me rreth 40 milion dokumentave në formën e letrave, fotove, filmave etj. Ky ishte arkivi i STASI-t përmes të cilave organizohej represioni në popullatë. Për një pjesë të mirë të arkivit u bë sistemi dhe skedimi për ta bërë sa më të dobishëm në shfrytëzim, por dhe të organizuar, që ato të mos ‘plagosnin’ askënd”.

Trajtim multidimensional në bërjen e transparencës

Sipas Roland Jahn trajtimi i së shkuarës nuk është thjesht punë shqyrtimi dosjesh, pasi në qendër janë njerëzit, janë viktimat e prekura, që atyre t’u garantohet një impakt pozitiv nga procesi. Nëse nuk bëhet kjo atëherë lind natyrshëm pyetja: përsa na vlen hapja e këtij dokuemtacioni:

“Bëhet fjalë për rreth 2 milion njerëz të prekur nga sjellja dhe qëndrimet e STASI-t. Ne duhet t’i jepnim akses këtyre njerëzve për të njohur më mirë të shkuarën e tyre, në shumë raste edhe të tmerrshme e të paimagjinueshme. Kjo ishte një sfidë shumë e madhe për zbatimin e ligjit të dosjeve. Në hedhjen dritë mbi dosjet është dhe qasja shkencore, vënia në dispozicion për hulumtuesit, por dhe për mediat e prodhuesit kinematografikë. Pra, ka një trajtim multidimensional në bërjen e transparencës, që njerëzit të mësonin sa më shumë nga padrejtësitë e bëra nën diktaturë”.

Për të ngarkuarin Federal me Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, trajtimi i së shkuarës vlen dhe për pastrimin e administratës dhe shërbimit publik nga njerëzit me të kaluar kriminale. Kjo krijon besim te qytetarët për institucionet dhe rendin demokratik, që të mos depërtojnë në shërbimin publik ish-anëtarë të policisë sekrete. “Kjo përbën ende një objektiv madhor në punën tonë. Sa më mirë ta kuptojmë diktaturën aq më mirë formësojmë demokracinë.”

Më tepër dritë mbi mekanizmin e shtypjes së diktaturës

Erjon Tase, drejtor i Shkollës së Studimeve Politike në Tiranë, që mbështet nga Këshilli i Europës mendon se hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit vazhdon të mbetet një çështje e kundërshtuar në Shqipëri në këto 25 vite, jo vetëm nga ata që mund të zbulohen si ish-bashkëpunëtorë, por edhe nga vetë ish-viktimat, që i druhen zbulimit të fakteve të manipuluara nga shërbimi sekret. Duke folur për Deutsche Welle-n, Tase kujton aktivitetin e dy komisioneve të pastrimit të figurave të politikës dhe drejtuesve të tjerë të lartë, siç dhe janë njohur si komisioni “Mezini”, apo më pas komisioni “Bezhani”.

“Vërtet që synimi i këtyre komisioneve ka qënë largimi nga skena politike e personave të përfshirë si ish-bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit, por në fakt procesi i pastrimit të politikës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nuk ka arritur të prodhojë një proces pajtimi të shoqërisë sonë. Nuk kemi ende mëkatarë që t’u kërkojnë falje viktimave të tyre, ndërkohë që vetë ata që u persekutuan dhe familjarët e tyre, nuk kanë arritur të mësojnë të vërtetën. Pikërisht këtë qetësim të shpirtrave, apo siç e ka quajtur me të drejtë Roland Johan ‘një rikthim të jetëve të mbyllura në këto dosje të njerëzvee të përgjuar nga shërbimi sekret’, synon të sjellë përvoja gjermane. Nëpërmjet hapjes së dosjeve për vetë ish-viktimat e Sigurimit do të hidhet më tepër dritë mbi mekanizmin e shtypjes së diktaturës dhe moralin e shoqërisë sonë përballë kësaj diktature”.

Sipas Tases të rinjtë shqiptarë vazhdojnë të ngrenë pyetjen se si prindërit e tyre ishin të vetmit në Evropën Lindore që nuk u ngritën kundër diktaturës për 50 vite, ndërsa nostalgjikët e së kaluarës, vazhdojnë të shfajësojnë udhëheqësit komunistë, si zbatuesit e legjislacionit të kohës për të persekutuar shqiptarët.

“Pra kemi dy qëndrime ekstremisht të kundërta, një ndarje të shoqërisë që vazhdon të transmetohet tek të rinjtë, e cila e shikon të kaluarën të deformuar dhe rrezikon më pas që të përsërisë të njëjtat gabime të së kaluarës. Një proces i tillë pastrimi dhe qetësimi moral të të gjithë shoqërisë mund të ndihmojë më pas në largimin e atyre mëkatarëve që vazhdojnë të jenë aktivë në politikë dhe pozicione të tjera drejtuese”- thotë për Deutsche Welle-n Erjon Tase, drejtor i Shkollës së Studimeve Politike në Tiranë.

19 komente në “A është publikimi i dosjeve një “eksploziv social”?”

  1. Dibrani says:

    po te gjith te persekutuarit dhe politikanet e sotem do na dalin komonista ,..dhe do shikojme tradhetit dhe vrasjet mes tyre

    Gjith keto te vuajturit e rregjimit ,..kan qe milionera dhe mbeten milionera

    populli i ushqehet e njeta perrelle ,….Enver i beri te gjith te keqijat

    1. popull spiun ,krenare por te dhjere si race

  2. beho says:

    Gjermanet kane tjeter kulture dhe kendveshtrim lidhur me te kaluaren.Shqiptaret jane ndryshe,neve jemi nga ato qe te shpetojme koken dhe ta presim si te zogut te nesermen.Urime per konflikte te reja sociale.

  3. Klimax says:

    Nuk e di se ka apo s’ka vlere publikimi i dosjeve mbas 25 vitesh te renies se diktatures me te ashper te Europes.
    Mbi te gjitha luajme rolin e te paditurit kur, mos te gjithe, pothuajse te gjithe ne, gjyshrit tane, prinderit tane, te afermit tane, miqte tane, armiqte tane, gjitonet tane, fshataret tane, ne menyre direkte apo indirekte ishin (m) pjese e krimeve te diktaures ashtu si dhe ne te njejten kohe ishin (m) pjese e ndertimit me sakrifica c’njerezore te shtetit me te prapambetur dhe me te varfer te Europes.
    Italia e pas Luftes II Boterore, mbas 25 vitesh diktature fashiste beri zgjedhjet e para te lira demokratike. Cuditerisht u harrua e kaluara e “lumtur” fashiste, u harrua “endrra” e nje pushteti bolshevik, u harruan se dikush kishte veshur kemishen e zeze apo shallin e kuq, u “harrua” gjithshka per interes te paqes duke ua lene historianeve te shkruajne historine, ndersa qeveritareve te dale nga vota e lire e qytetareve, ndertimin e nje Italie te re, moderne e demokratike.
    Sandro Pertini, ish partizan dhe president i republikes, ne nje interviste midis te tjerash deklaronte: “Duke pare ngjarjet ne Greqine e pas luftes ku mosmarveshja midis komunisteve dhe pro-perendimoreve shkaktoj Luften Civile me mijra e mijra te vrare, komunistet italiane zgjodhen rrugen demokratike, te shkojne ne zgjedhje te lira dhe te mos e kerkojne pushtetin me force”!

  4. vizioni i Bashes says:

    Kam një mendim dhe një pyetje: Mendimi- Të gjithë pushtetarët që na hipën në zverk, gjatë 25 vjetëve, dosjet e tyre (me të afërm, soj e sorollop), ose “i pastruan”, ose “i kyçën”…! Tani do të hapin “dosjet” tona, dosjet e fukarenjve, që të “hamë” njeri-tjetrin dhe “ata” të rinë të qetë në kolltuqet e pushtetit (d.m.th. në zverkun tonë)…
    Pyetja- Po “dosjet” e rrufjanëve të sotëm të pushtetit (të cilët janë shumë më të këqinj se ata të djeshmit, sepse këta “të japin” për para, ndërsa shumica e të djeshmëve, detyroheshin nga frika e diktaturës…), kur do të hapen…???!!!

  5. xzczyyuuuyuyyy says:

    ky esht nji gur tjeter qe hidhet ne lum dhe do fillojn budallenjt me u zhyt se kush do ta kapi i pari.
    dhe atehere kur ta kapi dikush gjindja do ta kuptoj se kan kap karin!

    1. Euro Maloku says:

      Joooooo!
      Ky eshte nje bisnes i nje OJQ gjermane…prandaj po leviz ambasadori.
      Jane dollare, euro … etj qe do te justifikohen per “punen e madhe” qe ka bere kjo OJQ apo fondacion apo rruajfundin…nuk ka rendesi nga emri.
      Por edhe qeveria ka “punuar” per kete..do te marre edhe ajo ca…
      Nejse, ish te perndjekurit,ish te perdhierit apo ish spiunat do te perfitojne goxha..madje me shume se gjer tashme…do te perfitojne
      kar a kterin…!
      Pune ka per sot e per neser…
      Ndoshta ju kujtohet Sander Prosi
      Sepse bisnesi i dosjeve do te jete ojekt edhe i seksereve skipetare qe do te nxjerrin edhe ata nje dore paresh.
      Ja pra qe gjermani po na hap vende pune…

  6. AI says:

    Eshtë kriminale qe dipllomatë si ky Hellmut Hooffman tallen në këtë mënyrë me atë popull

    Eshte kriminale qe ai popull me mbi 60% I papune te genjehet me kete terror antikomunist

    Eshte kriminale qe per te mbulur krimet 25 vjecare te Nazi-berishizmit nxirren nga sirtaret kufomat e sig shtetit

    Eshte kriminale pasi jane pastruar spinunet gjenerale dhe kolonele jepen per publikun spinunet rreshtere pa asnje vlere.

    Keto poshtersi I bejne keto fake ambasadore qe me shume jane spiune shume dimensionale te vendeve te tyre dhe ndoshta double agjente.

    Po mire more xhambasdori Hellmut ( cfare emri I shemtuar) po per keto agjentet ketu poshte a nuk duhet ta mbyllni gojen si ju dhe dipllomatet amerikane se nuk jeni burra me te mire se Enver Hoxha qe beri shume mire qe ju rrinte me “hu te koka” se e meritonit..

    Ja sa burra “te mire” jeni te dy palet zoti Hellmut !

    “”””””””Të paktën 1 mijë nazistë ishin rekrutuar nga CIA dhe FBI që të spiunonin për SHBA-të gjatë Luftës së Ftohtë, ka raportuar New York Times.

    Ky shkrim i NYT vjen pas publikimit të librit të reporterit të kësaj gazete, Eric Lichtblau, i titulluar “Nazistët, fqinjët tanë: Si u bë Amerika një vend i sigurt për njerëzit e Hitlerit”.

    Si në libër ashtu edhe në artikull tregohet se si ish-nazistët ishin punësuar nga agjencitë e spiunazhit amerikan teksa po zhvillohej Lufta e Ftohtë, për të shërbyer si spiunë kundër rusëve, transmeton lajmi.net.

    Oficerë të rangut të lartë të SS, si Otto von Bolschwing, mentor dhe ndihmës i lartë i Adolf Eichmann, arkitektit kryesor të “Zgjidhjes finale”, janë mbrojtur nga zyrtarët kryesorë të inteligjencës si J.Edgar Hoover, i FBI-së, dhe nga Allen Dulles, nga CIA.

    Të dhënat tregojnë se disa nga nazistët nuk ishin rekrutuar vetëm si spiunë, por ata ishin zhvendosur të punonin në mënyrë aktive në SHBA nga ana e CIA-s. Djali i Von Bolschwing, Gus von Bolschwing, i cili u zhvendos për të jetuar në New York në vitin 1954, së bashku me babaziun e tij, tha për The Times se ai nuk mendoi se marrëdhëniet e babait të tij me CIA-n ishin “në përputhje me vlerat tona si një shtet”.

    Ndoshta kjo është arsyeja pse agjencitë e spiunazhit kanë kërkuar që ta mbajnë të fshehur për një kohë kaq të gjatë bashkëpunimin e tyre të gjerë me ish-nazistët.

    Sipas The Times, në vitin 1980, zyrtarët e FBI nuk kanë pranuar që të tregojnë për Departamentin e Drejtësisë për informacionet që ata kishin për 16 nazistët të cilët dyshoheshin që jetonin në SHBA. Agjencitë po ashtu vazhduan t’i mbanin të fshehura lidhjet e qeverisë me ish-nazistët që jetonin në SHBA edhe në vitet e 90-ta.””””

    take care …mister hellmut

  7. sefer ziu says:

    Ju jeni te gjithe te çmendur. Ne po kalojme moshen e pleqerise duke treguar perralla per kohen e socializmit, ju derdellisni per dosje e sterdosje. Dosjet jane te hapura kush do ti lexoje. Enveri vdiq dhe i mori me vete te gjitha. Te parin sot kemi Saliun. Dosja e tij u mbyll ne vitin 1990 me Enverin dhe u hap e reja deri ne ditet e sotme qe e kane pare e degjuar jo vetem shqiptaret, por dhe kafshet e egra te pyllit. Tani çfare behet me kete dosje te gjalle? Hiç. Mbyllni gojen me m.. dhe heshtni.

  8. Tirana says:

    Po dosjet e shtetaseve shqipetare, te ndjekur nga sigurimi, qe i kane sherbyer zbulimeve e kunderzbulimeve te huaja qe kane luftuar e luftojne per copetimin e shtetit shqipetar gjate 100 viteve te fundit kur do te hapen

  9. populli ne kembe partia ne balle.lumi fle populli nuk fle,ky popull 99% ka qene spiun dhe e ka per krenari te jete i tille,gjermani e la shprehjen ,ne cdo vend te botes kerkonin pagese ,ndersa ne shqiperi e gjeti spiunllikun ne gjirin e shqiptatreve te devotshem per ti bere gropen njeri tjetrit

  10. Tili says:

    Si mendoni ka mundesi që spiuni më i keq i sigurimit në kohën e diktaturës të jetë më i keq nga Ilir Meta Saliu dhe Edvini??? Nuk e besoj të jetë më i keq nga këta lëtyra

  11. petraq says:

    vetem hapja e dosjeve do te qetesoje ambjentin shqiptar,keta qe shajne kryq e terthor diktaturen e proletariatit fane ata qe e kane bf=ajtur ne kembe ate diktature se kane qene bashkepuntore te sigurimit dhe sot e hapin llapen sa mundin duke e ditur mire qe bashkepuntoret kane qene kontigjent nga klasat e permbysura.po te mbyllin gojen keta rrugac ballisto zogist atehere shqiperia qetesohet.

  12. Gjobeku says:

    Vizioni-i bashes —po-nje-koment- shume-i-sakte me pak-fjale kupton-shume

  13. Ajaxs says:

    Vetem nje qe nuk do popullin SHqiptar kerkon hapjen e Dosjeve. Plaga 50 vjeçare ka zene kore, po i hoqe koren do rrjedhe gjake.Te gjithe Ne e dime kush ka qene bashkepuntor i sigurimit, Tani pse duan te hapin dosjet? Qellimi eshte i qarte te hidhet benzine ne zjarre dhe ne te vrasim njeri tjeterin ne pafundesi.

  14. RIGRABITJA says:

    Cdo ish i denuar ne sallen e gjyqit ka pas deshmitare (shkuar me qejf apo me frik)i njef me emer e mbiemer,perse i duhet dosja.Mesa duket doli edhe nje biznes i ri per tu pasuruar disa me gjasme pastrimi i politikes.

  15. Ilirian Labi says:

    Kriminelet komuniste ,u bene bosa kapitaliste dhe vazhdojne ta poshterojne popullin e tyre.
    U lumte . Perderisa jemi nje popull D E B I L ,PA PERSONALITET.

  16. Luan says:

    Per mendimin tim hapja e dosjeve kaq me vonese nuk ka shume vlere.
    Eshte makabritet me i madh nqs ne periudhen 25 vjet demokraci te kete pasur deputete ish bashkepunetaor te sigurimit e me lart. Keta duhet te denohen me patjeter per mashtrim. Duhen denuar edhe kush i lejoj keta te kandidojne. Ketyre perveq denimit duhet tju shikohet pasuria se e kane te vjedhur me ane te mashtrimit.
    Ndersa per njerzit e thjeshte dhe oficeret e sigurimit nuk ka ndonje vlere hapja e dosjeve se ata punen e shtetit kane bere.
    Ceshtja eshte akoma me komplekse kur mendon se ne kete 25 vite shume ish axhente te huaj te denuar nga shteti shqiptar me burg me ligjet e kohes, moren parate e burgut, hyne ne pune vete, femijte e te afermit dhe shesin dengla demokracie. Edhe keto nje pjese kane vjedhur prona.
    Tani duhet kujdes qe te mos telendiset ai qe punoj per shtetin shqiptar dhe te gradohet ai qe punoj per te huajte.
    Gjithesi po te shikosh tani ne kete fushate shume “figura” qe ne fushatat e tjera te verbonin me dy gishta nuk po duken. A mos valle keta kan frike nga ky ligji i dosjeve. Ruajna o Zot !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje