Më shumë se gjysmë milioni njerëz e ndjekin ministrin grek të Financave Yanis Varoufakis në Twitter, ku ai rregullisht poston mendimet e tij. Pas një takimi joformal me Eurogrupin, për krizën financiare në Greqi, në Riga në fund të prillit, ai postoi një tweet me një citat të Franklin D. Rooseveltit, ish-presidentit amerikan. “Ju jeni të bashkuar në urrejtjen ndaj meje dhe unë përshëndes urrejtjen tuaj.” Roosevelt e ka thënë këtë fjali në Madison Square Garden, në kohën e një fushate elektorale, kur bëhej fjalë për çështje të brendshme politike. Adresa e mesazhit të Yanis Varoufakis ishte një tjetër: 18 kolegët e tij në BE.
Ministri grek i Financave e ka arritur një pozicion të qartë në Bruksel: Varoufakis kundër të tjerëve. Në mesin e kolegëve ai është i izoluar. Botëkuptimet mes tij dhe të tjerëve në disa muajt e fundit nuk kanë mundur të jenë më të ndryshme. Përderisa kryeministri grek Aleksis Cipras pohonte në vendin e tij se është shumë afër gjetjes së një zgjidhjeje, në Bruksel askush nuk ishte i këtij mendimi.
Mangësi diplomatike
Ajo që më së shumti shqetëson partnerët evropianë për Varoufakisin është stili i tij. Nuk ka gati asnjë media që nuk e ka përshkruar motoçikletën e tij apo stilin e veshjes, i cili është kritikuar shpesh. Por kolegët e tij më së shumti janë të shqetësuar me shtyrjen e përhershme të bisedimeve dhe ardhjen e tij e shpeshtë në takimet vendimtare pa ndonjë koncept. Në takimin e Eurogrupit në Rigë ai u përball shumë hapur me padurimin e kolegëve të tij. Pika kryesore e kritikave: Athina ka premtuar se do të paraqesë listën e reformave dhe propozimeve për kursime, por ende nuk e ka paraqitur listën. Shefi i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem akuzoi palën greke për humbje kohe dhe papërgjegjësi. Në darkë Varoufakis jo vetëm që nuk erdhi fare, që më vete është një gabim diplomatik, por dërgoi mesazh se takimet e këtilla i konsideron si “monotone”.
Ministri ka hedhur poshtë pohimet e mëvonshme se kryeministri Aleksis Cipras e ka kritikuar dhe ia ka marrë për një kohë të drejtën e negociimit me përfaqësuesit e BE.
Rënia e mbështetjes
Varoufakis ishte në fillim të mandatit në Greqi si një yll poilitik. Por ylli i tij është zbehur ndërkohë. “Varoufakis ka humbur besimin”, shkruan gazeta greke “To Vima”. Me fjalë përqeshëse e ka përshkruar edhe revista franceze “Paris Match”. Por thyerja përfundimtare e tij në raportet me Eurogrupin erdhi para një jave, me 25 qershor në orën 17:00. Varoufakis dhe shefi i grupit negociator grek Euklides Tsakalotos u larguan së bashku nga një takim në Bruksel. Ai ishte një prej shumë samiteve të veçanta kur Eurogrupi paraqiti edhe një deklaratë të përbashkët. Ai hodhi poshtë kërkesat e Athinës për vazhdimin e programit të ndihmave. Pozicionimi pjesërisht shumë emocional i ministrave të financave ishte në përputhje me mendimin e shumicës së popullit në vendet e tjera: majft më!
Nuk dihet nëse Varoufakis do të ketë mundësinë të ulet edhe njëherë në tavolinë me ministrat e tjerë të Eurogrupit. Tani do të vendos populli grek në referendum për propozimet e Trojkës për reforma. Varoufakis ka kërkuar prej zgjedhësve që t’u thonë jo, këtyre propozimeve. Nëse shumica thotë “po”, ai do të duhej të largohej nga posti i ministrit të Financave.
“Yll i popit apo ekonom”
Postin e ministrit të Financave e ka marrë me 27 janar dhe prej atëherë ka shkaktuar shumë irritime. Gjuha e tij është shumë direkte. Në intervistat e shumta ai shpesh ka bërë shumë gabime. Yanis Varoufakis e quante programin e BE për Greqinë si një “Waterboarding fiskal”, që do të thotë si një metodë mundimesh. Gjermaninë e kritikonte se “po përhapë një re të frikshme mbi Evropën”. BE-në në një intervsitë për televizionin italian e ka quajtur më të keqe se BRSS.
Varoufakis, i cili ka studiuar matematikë dhe statistikë dhe ka doktoruar në shkencat ekonomike në Universitetin Essex, kaherë i ka vendosur lidhjet me politikën – si këshilltar i liderit socialdemkrat Giorgios Papandreou, në kohën kur ishte në opozitë. Par ata janë ndarë pas zgjedhjes së tij për kryemininistër në vitin 2009.
“Humbja e besimit”
Kur kriza në Greqi para pesë vitesh mori tatëpjetën, Varoufakis ishte mësimdhënës në shkollat e larta në Australi, Skoci dhe SHBA. Në librin e tij “Global Minotaurus” kërkonte një debat të thellë në vend të aksioneve të përshpejtuara për shpëtim. Pala greke kërkon ristrukturimin e borxheve, të cilën kredidhënësit nuk e kanë hedhur poshtë në parim, por nuk duan ta pranojnë për momentin.
Puna e tij si ministër i Financave është të farkojë aleanca dhe të krijojë hapsirë për zgjidhje. Këtë hapsirë mbase do ta fitonte sikur të ishte më pak konfrontues. Por diplomatët thonë se ai e ka humbur në tërësi besimin. Shefi i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem deklaroi para gazetarëve se fundi, se me një qeveri e cila propozon referendum dhe sugjeron që ai të refuzohet, nuk mund të bashkëpunohet. Brenda BE-së ekziston një mendim unik për Yanis Varoufakisin.
JIHADI PO FLET GREQISHT SOT….PER KALIFATIN E VET…
bithcpuar sunit,JIHAD flet shqip…………
HELLENES = JIHADS
1 kunder 18.
Dhe Cegevaristi Cipra i ka frymezuar mbeshtetesit e tij qe ato mund te arrijne dhe ti mposhtin qe te 18-te kundershtaret bashke.Qe e gjithe Evropa duhet te ece ne gjurmet e Cipres si e vetmja rruge per te dale nga kriza dhe per prosperitet ekonomik por dhe demokratik te Evropes.
…..Cfare ironie,cfare propagande….
Me kujtohet partia e punes dhe udheheqesi i saj kur deklaronte qe Shqiperia eshte i vetmi vend demokratik ne bote,dhe pishtar qe ndricon dhe i tregon rrugen popujve te tjere te shtypur te Evropes…….
Konkluzionet nxirrini vete.
Gianis Varoufakis eisai Megas!!
leri corapekuqet ti lepijne bithen Merkel-it……………
Gjuha jote ka ngjyra ylberi se nuk resht se lepiri sa lideret e lindjes e sa nga te perendimit.
E ke shtuar dozen e bythqimllikut se tani nuk i shef me burrat vetem nga koqet por edhe nga kembet.
Te paskan ngel corapet e kuqe fiksim hahahaha….
E ke ende “mire” vetequajtjen “tfgs”,sepse po i thate “Jo” ne referendum,do te kthehesh ne “mutofagos” .
Ky eshte YLLI i genjeshtres qe do e coj Greqine ne humnere.Asnje ne Bruksel nuk ka besim ke ky.Etregoi veten ne keto 6 Muaj.
EUROPES mire ti behet shpresoj ta hedhin ne ere greket se keshtu ja kishte qefi donte Greqi ja ku e ka Greqine dhe prap nuk ka zene mend ne p…. te semes te shkoj Europa qe Europe nuk eshte me lloj lloj popullsi momgolesh brenda
kur nuk u shkon pas interesit te tyre burokratet europiane shpikin lloj lloj gjerash per ti ulur vleren kundershtarit por ai tani ka fituar
Te tetembedhjete kunder Tebes!
Pasnesër u kthehet shëtitjeve me motor (gjith ditën)
Ishte nje baba i keq njehere dhe i thoshte te birit cdo nate
Cfare uji i ke dhene gomarit?
Keshtu po sillet evropa me greqine.
Me te gjitha rruget qe kerkon evropa, greqia me shekuj nuk ka dalje.
E vetmja zgjidhje eshte nje jo.
Tja beje hasha e te vendose dhramine.
Do kete pasoja por nje dite do rimekembet
JO-ja do ta shpjere Greqine automatikish 50 vjet mbrapa,ne 1965-en,po atehere duke vajtur ne ate nivel do te rimekembet.
Si nuk e kupton qe Greqia ne rast se fiton JO-ja do te vazhdoje rrugen e krizes te cilen ka nisur,me banka qe do te hapen vetem pasi te jete futur dhramia dhe me nje ekonomi te shkaterruar plotesisht(se te dobet e ka dhe tani).
Greket duhet ti lene menjane fryrjet nacionaliste dhe emocionet kur te shkojne te hedhin voten,ndryshe kane egzekutuar shpresat e tyre dhe endrrat e brezave te rinj.
Na thuaj kush dhe per sa kohe do te jene pasojat,kur do te filloje rimekembja?
mo xhemal po ti se ke ndruar emrin mo.
xhemal katunari