Ismet Drishti: Edhe Elhaida doli me gjoksin jashtë në Eurovizion, njësoj si gazetaret e mia. Iu ndryshon vetëm numri i gjoksit

6 Korrik 2015, 10:04Politika TEMA
Ismet Drishti: Edhe Elhaida doli me gjoksin jashtë në Eurovizion,

Pas disa kohësh në ‘hije’, humorist Ismet Drishti në fakt po planifikonte të realizonte ëndrrën e tij, një televizion ndryshe. “Zjarr TV” iu shtua javën e kaluar listës së televizioneve, por emsionet e tij nuk kanë asnjë lidhje me atë që jemi mësuar të shohim në kanalet shqiptare.

Në një intervistë për “Java News”, drejtori i televizionit “Zjarr”, Ismet Drishti, tregon idenë e tij dhe atë që fshihet pas veshjes së spikereve të emisionit.

Për të promovuar televizionin e tij nuk iu desh asnjë reklamë, por vetëm publikimi i videove të emisionit të parë “360 gradë” në internet.

Dekolteja e dy spikerave të emisionit, ndau median dhe opinionin publik në dy kahe, në ato që e mbështesnin dhe në ato që e përbuznin këtë ide. Por ajo që kërkonte të përcillte Drishti përmes këtij veprimi, qëndronte përtej ‘syrit’.

Idea lindi duke parë që të gjithë televizionet janë shitur sa nga e djathta dhe sa nga e majta, vendosa që të jap lajme që e vërteta të dalë lakuriq, e bardha të jetë e bardhë dhe e zeza të jetë e zezë. Dhe kjo u perdorë si simbolikë për të dhënë lajmin lakuriq, ashtu siç është e verteta lakuriq, pa ngjyrime politike. Doja të sillja një risi, diçka të re. Këtë reagim e prisja shumë mirë. Se kundra ka për Pavarotin. Në një emision, moderatori më tha: “Mos u mërzit se kundra ka dhe për Zotin”, shprehet Drishti për “Java News”.

Për të treguar që dekolteja nuk ka asgjë jashtë të përditshmes, drejtori i “Zjarr TV” bën edhe një krahasim.

Shqipëria u përfaqësua në Eurovision me Elhaida Danin, që kishte të njëjtën veshje, por nuk u bë kaq bujë. Elhaida përfaqësoi në një festival gjithë Shqipërinë, dhe veshja ishte e njëjtë me vajzat e emisionit “360 gradë”. Ndryshon vetëm numri i gjoksit”, thotë Drishti.

I pyetur lidhur me reagimin e medias, ai e lidh me dashakeqësinë.

Nëse dekoldeja është nudo, atëherë po nudo çfarë është? Ka dashakeqësi dhe hipokrizi mes televizioneve. Ky është realiteti i mediave shqiptare, ka dashakeqësi mes kolegëve. Motoja jonë është të bëjmë një televizion ndryshe. Janë mbushur ekranet me formate të blera, pasi është fukarallëk”, shprehet drjetoi i “Zjarr TV”.

Ndërkohë që thekson se, televizioni i tij nuk do të jetë i blerë nga politika, Drishti shprehet i bindur se:

Në momentin që gocat do kenë mbërthyer xhaketën do merrni vesh që jam shitur”.

Drishti tregon se televizioni është gejneralist, do të ketë nga të gjitha programet, të cilat do të bazohen tek risia dhe humori. Programe të reja do të ketë vazhdimisht, por nuk do të promohen të gjitha përnjëherë.

14 komente në “Ismet Drishti: Edhe Elhaida doli me gjoksin jashtë në Eurovizion, njësoj si gazetaret e mia. Iu ndryshon vetëm numri i gjoksit”

  1. aa says:

    pse nuk e nxjerr vajzen apo gruan te na jape lajmet ky pervers.

    1. arbereshi says:

      ORE Ismet Drishti te te them qe je nje nga provincjalet e shumices eshte pak, duhen shtuar edhe ca mbiemra cilesor te tjere si bole, trongull etj etj

  2. mali me bore says:

    Kush fshihet pas teje ????????????????????????????????????????
    KOKE E MADHE TI !?!?!?!?!?!?
    U bene TV private tamam si gazetat qe kane mbushur rruget dhe kazanet e plehrave ne te gjithe Shqiperine!
    Pastrim PARASH ! Joooooooooooooooooooooooooooooooooooo !!!!!!!
    Askush nuk ka interes per ti pare!

  3. Bledi Mendja says:

    shko mer i degjenerum. Nxirrna iher gocen apo gruan tate ne tv mbase duken me mire

  4. SPECIALISTI 8 says:

    KY ESHTE PRONARI ,PSE SEKRETORET QE KANE DREJTORAT,ZV.MINISTRAT ,MINISTRAT E TE TJERE..DHE NE SHTEPI ME MINI RRINE .NE QOFTSE NUK DO TE
    punoshe KESHTU SI DUAN KETA SHEFA,…. TI KUJTON SE DO TE NGELIN PA
    SEKRETARE KETA .LARG QOFTE SE MOS DO TE KUJTOHEN DREJTORESHAT ZV.,APO
    MINISTRESHAT TE MERRIN SI SEKRETAR CUNA TE BUKUR E TE FUQISHEM SE PASTAJ,
    DO TE BEHESHE NAMI.

  5. Qytetari says:

    Duke pretenduar se e njohe sado pak televizionin, mund te them se ai eshte jo fshes me korent por aspiator tuneli ne drejtim te thithjes se parave per aktivitetin. Ne keto kushte mendoj se do ta keshe te veshtire per te mbajtur drejtpeshimin dhe paanesin politike. Aq me pak nje person si ju i cili me shume eshte shquar per kameran e fshehte se sa ne administrimi e parave.
    Edhe ti do kalosh ne ate verre ku kane kaluar te gjithe per paran publike.

  6. Rita says:

    Sa e ka numrin e gjoksit gruaja apo cupa jote se mos i plotson kushtet qe te japi tek tv Zjari lajmet se do jesh si Vini i Portokallis ti TRIMI I MIRE ME DOLLAPA SHUME

  7. timo says:

    Me sa duket ti ke lindur i shitur.

  8. sabriu says:

    Frymezuesi dhe ideatori eshte Armir Shkurti, Ismet Drishti zbaton urdherat.

  9. Led says:

    Ua ua ua ua e zeza cfare krahasim bene ky idioti!!!! pike e zeze po permbytet bota

  10. niko says:

    …….mos e paragjykoni edhe kete trim……jepjani Kohen …..e pastaj le ti shofim punen……te gjithe ato shqipe qe kan premtu…..vetem kan rrena….te cilat ne I hame cdo dite…..ju lutemi mos na e ndryshoni menun…….te na rroje udheheqja e partia meme……….te fala Meros.

  11. Bardhi says:

    O Ismet kurva ke qene kurve dhe vazhdon te mbetesh kurve, i pamoralshem dhe legen nuk e di a te njohin akoma ne Tirane si te njohim ne ne Shkoder se pak kush merret me ty.

  12. Gjon Gjini says:

    O, Drishtiiii! Po ti qenke pas sisave mo? Po vur ca lopë spikere, ato i kanë më të mëdha, i kanë pa silikon, pra bio, edhe qumështi i tyre kur është i freskët e i sterilizuar lejohet për konsum publik, dhe ç’është më e mira, lopët nuk përfliten pse dalin në publik lakuriq. Merr mendimin e popullit, mor burrë, para se me venos, dhe ia hedh paq.

  13. . says:

    Ismetmyslim a ke frike nga allahu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje