RRËFIMI/ Si i çonte femra Diverolit, Kosta Trebicka. Dhe kërcënimi i tij: Do ta vras Ylli Pinarin

9 Korrik 2015, 22:53Politika TEMA

Libri “Armët dhe çunat” i gazetarit amerikan Guy Lawson për Efraim Diverolin është kthyer shumë shpejt në një best seller.

Në këtë pjesë që po sjellim më poshtë, flitet kur Diveroli ndodhej në Tiranë.

Atij i siguronte femra Kosta Trebicka, për ta kënaqur.

Por, ky i fundit u shmang nga tregtia e armëve, nga Ylli Pinari.

Dhe, në nxehje e sipër tha se do e vriste.

Vetëm se Ylli Pinari nuk e mori seriozisht kërcënimin, duke thënë se Trebicka ka mbaruar.

Pjesa më poshtë është zbardhur nga Panorama

Pjesë nga libri:  

Kapardisja e Diverolit po tretej. Nuk e pohonte me zë të lartë, por dukej që ishte i frikësuar. Shkuan në një kazino që të luanin, dhe Diveroli piu dozën e lartë të alkoolit, siç e kishte zakon. Si gjithnjë, luajti rolin e të fortit, duke u mburrur me kontratat që po fitonte në Irak, dhe me faktin se tregtia e armatimeve ishte biznes i madh. Kur dolën nga kazinoja, Diverolin e kaploi ankthi. Nuk e kishte qetësuar as alkooli, as mburrjet. Nuk donte të mbetej vetëm.

Nguli këmbë që Podrizki të flinte në divanin e dhomës së tij. Kush e dinte ç’qenë në gjendje të bënin gangsterët shqiptarë!

Të nesërmen në mëngjes, Kosta Trebicka po priste i ulur në hollin e Sheratonit, i paduruar të dëgjonte për takimet që kishte bërë ditën e djeshme Diveroli. I gatshëm si gjithnjë për t’i kënaqur miqtë, Trebicka kishte siguruar një makinë BMË me gjithë shofer për ditët që Diveroli do të rrinte në Shqipëri.

Do t’i gjente edhe një femër të re të lezetshme, dhuratë që tregtari i ri i armatimeve do ta pranonte me kënaqësi.

Diveroli mund t’i kishte rrëfyer Trebickës të vërtetën për takimin e tij me Delijorgjin: AEY-ja do të arrinte ulje çmimi të fishekëve AK-47 vetëm nëse punën e ripaketimit e merrte kompania e Delijorgjit, duke e nxjerrë Trebickën jashtë loje.

Por Diveroli bëri atë që ishte mësuar të bënte gjithnjë: u fsheh. Tha se e kishin çuar në një vend sekret dhe e kishin kërcënuar. Shqiptarët kishin thënë se do të vritej, nëse nuk vazhdonte të punonte me Thomet-in e me Evdin-in si ndërmjetës. I tha Trebickës se Ylli Pinari i MEIKO-s e kishte paralajmëruar ta mbante gojën mbyllur

Packouzi e kapi në telefon Diverolin në mesnatë, sipas orës shqiptare.  Prostituta që i kishte gjetur Kosta Trebicka, po dremiste përkrah tij në shtrat. Kur Packouzi rrëfeu çfarë kishte ndodhur, Diveroli i tha të komunikonte me Ambasadën Amerikane në Bishkek dhe të kërkonte ndihmë nga atasheu ushtarak atje.

-Tani, po të më japësh leje, po ia bëj edhe një herë kësaj prostitutës, e mbylli bisedën Diveroli, duke u shtrirë gjakftohtë.

Në mëngjes, Diveroli u dërgoi një imeil të gjithë pjesëtarëve të ekipit të vogël të kompanisë së tij:

“Strategji urgjente lidhur me situatën kirgize, punoni për të pa humbur asnjë minutë!!”

Më pas nënvizonte çështjet që kërkonin përgjigje.

– Duhet t’i dërgojmë urgjentisht një kërkesë zyrtare ambasadave amerikane dhe vetë ambasadorëve, për të kërkuar ndërhyrjen e tyre të menjëherëshme!!!

Kur arriti te hoteli i Diverolit, Podrizki tundi kokën, ndërsa e shikonte trafikantin e xhindosur të ulërinte e të tejçonte duke bërtitur udhëzimet e ushtarakëve kirgizë një imeil të sajuar, sikur po e dërgonte ushtria e SHBAve, duke rrezikuar në këtë mënyrë që të kishin pasoja të rënda. Podriski ishte i sigurt se dredhitë prej fëmije dhe zakoni i Diverolit për të gënjyer, që të dilte nga vështirësitë, nuk do të bënin punë kësaj here. Kirgizët nuk do të gënjeheshin nga një i ri që e kishte ngërthyer paniku. Po ashtu edhe shqiptarët me të cilët po punonin.

Tregtia e armatimeve nuk ishte lojë, siç dukej se besonte Diveroli. Podrizki i përsëriti edhe një herë shokut se problemi ishte politik dhe se duhej të përdorte paratë për të blerë miq që mund ta ndihmonin. I shpjegoi se AEY-ja kishte nevojë për një senator a një kongresmen, që të telefononte në përkrahje të saj. Diveroli duhej t’i ndante me politikanët fitimet që kishte nga tregtia e armatimeve, nëse donte. Kështu funksiononte sistemi. Diveroli e vështroi Podrizkin sikur ai të qe idiot, dhe u kthye t’i bërtiste përsëri atij që t’u kërkonte ambasadave amerikane të ndërhynin.

Pasdite, Diveroli u nis drejt Aeroportit të Tiranës. E shoqëronte Podrizki. Kur u ndanë përpara kontrollit doganor, Diveroli e përqafoi shokun me aq forcë, sa dukej sikur donte t’i tregonte se qe i bindur në trimërinë e tij dhe për faktin se qe shqetësuar aq shumë për sigurinë e shokut.

-Me të mbërritur në Majami, do të të dërgoj një jelek kundërplumb dhe një pistoletë, i premtoi Diveroli.

Jeleku kundërplumb nuk mbërriti kurrë. As pistoleta. Podrizki mbeti përsëri vetëm.

Pas përjashtimit nga kontrata, Trebicka vazhdoi të takohej me Podrizkin në Tiranë, duke thënë se qenë miq, duke i fryrë në vesh se do hakmarrej ndaj Ylli Pinarit, e duke u përpjekur që ta kapte përsëri punën e ripaketimit. Më në fund, Podrizki e humbi durimin, dhe tha:

-Ta futën, sepse e kalove kufirin. More atë që meritoje.

-Do ta vras Pinarin, thirri Trebicka.

Kishte gjasa që kërcënimi të qe i pabazuar, por, kur takoi Ylli Pinarin, Podrizki e ndjeu për detyrim që ta paralajmëronte:

-Nuk dua të futem në mes, por Trebicka ka thënë se do t’ju vrasë.

-Në Shqipëri të gjithë kështu thonë, iu përgjigj shpërfillshëm Pinari. Trebicka është njeri i mbaruar.

Por, ndërsa kalonin javët dhe nga Shqipëria vazhdonin të niseshin ngarkesat, inati i Trebickës rritej duke u bërë edhe më i rrezikshëm.

Gjakmarrja ishte fjala shqip që tregonte një armiqësi për vdekje.

Sipas Kanunit, tekstit të lashtë që kodifikonte ligjet zakonore shqiptare, burrat kishin detyrimin moral dhe shoqëror që të hakmerreshin për shkelje të nderit.

Por Trebicka nuk qe vërtet njeri i dhunshëm. Ishte jurist dhe biznesmen. Hakmarrja e tij do të ishte e llogaritur. Nëse dikush po bënte lojë të pisët, ashtu do të luante edhe ai.

Një pasdite të qershorit, Trebicka i telefonoi Diverolit në Majami Biç, duke e regjistruar fshehtazi bisedën në celularin e tij Nokia. Kishte si qëllim ta joshte Diverolin që ky të fliste për zyrtarët e korruptuar shqiptarë, e pastaj t’i nxirrte në shtyp provat për pandershmëritë e tyre. Diveroli nuk i ra hiles se po futej në kurth.

-Hë, ç’po ndodh me atë mikun tënd, Pinarin? – e nisi bisedën Trebicka?

-Nuk e di, ia ktheu Diveroli. Ma thuaj ti. A u more vesh me të për kutitë?

-Nuk dua të merrem vesh me të. Ti e di se ai është njeri i keq. Vetë më ke thënë që ai është mafioz, apo jo?

-Ashtu besoj. Ose ai vetë është mafioz, ose komandohet nga mafia. Sidoqoftë, ai përbën problem. Dhe problem është se unë nuk kam zgjedhje tjetër. Më duhet të merrem vesh me të. Qeveria e SHBA-ve pret mallrat. Nuk kam nga t’ia mbaj ndryshe.

Diveroli e siguroi Trebickën se do t’i bënte trysni Pinarit që të merrej vesh me të.

-Nuk të hoqa unë nga kjo punë. Nuk kam aspak dorë në të. Aspak. Dhe nuk e kam përkrahur kurrë këtë vendim. Jam shumë, shumë i mërzitur nga ajo që ndodhi. Dhe shumë i shqetësuar.

Diveroli po gënjente: Nuk kishte lëvizur as gishtin për të mbrojtur Trebickën. Kishte dashur vetëm që të arrinte uljen e çmimit prej 2 të dhjetave për çdo fishek, fakt që do ta kishte zemëruar edhe më shumë shqiptarin, po të arrinte ta mësonte.

-Po punon ende me Henri Thome-in,  e pyeti Trebicka?.

-Jam i shtrënguar të punoj me Thome-in. Por nuk jam si ata shkërdhata mafiozët në Shqipëri. Unë jam kompani amerikane. Dhe jam nën vëzhgimin e të gjithëve. Pinarit i duhet të mbajë në mes njerëz si Thome-i, që të kujdesen për atë vetë dhe për miqtë e tij. Kjo s’ka të bëjë aspak me biznesin tim. Dua të bëj vetëm biznes të ligjshëm.

-E kuptoj.

-Si po shkojnë punët e tua, u interesua Diveroli?

-Për bukuri. Jam i qetë. Kam punë të tjera për t’u rënë prapa. E pritëm shkëlqyeshëm Presidentin tuaj.

-Dëgjova që ishte pritje e mirë.

-Ka mundësi të më ftojnë në Uashington DC. Djemtë e CIA-s. Brenda dy javësh do të vij në Florida, që të takohemi e të diskutojmë për punët e ardhshme.

Ky ishte një kërcënim i pashprehur haptazi. Trebicka donte që Diveroli ta dinte se ai nuk do ta kapërdinte kaq lehtë përjashtimin. Donte që Diveroli ta dinte se ai do t’i rrëfente Qeverisë së SHBA-ve, dhe se mund t’i rrëfente për punën e ripaketimit të fishekëve në Shqipëri.

5 komente në “RRËFIMI/ Si i çonte femra Diverolit, Kosta Trebicka. Dhe kërcënimi i tij: Do ta vras Ylli Pinarin”

  1. Pelasgian says:

    Mire qe po vidhnin djersen e shqiptarve ,por edhe vrane dhe shkatrruan jetet e tyre te varfera dhe akoma nuk e kan PAGUAR AS KRIMIN DHE AS DEMSHPERBLIMIN!

    Nuk e di si nuk doli nje njeri qe ta vrase ,ku eshte e famshja hakmarrje?

    Apo edhe hakmarrja blihet me para?

    Ato cunat qe i kenduan internacionalen bishes deshmuan qe eshte “vulnerabel” (se di fjalen ne shqip).

    Atje, duke bere pushimet duhet t’ia japesh plumbin n’lule t’ballit!

    1. GAMORI says:

      I LEKUNDSHEM = VULNERABEL = GJENDJA PSIQIKE JO STABILE = EMOCIONAL

    2. Pip says:

      Gelasian Enveri ,Saliu,Kosta,Ylli,Luli Edi ,ti ,Sokoli,ja kjo eshte Shqypnia .Tung

  2. Mergimtari says:

    Ne grupin e mafjozeve mungon edhe emri i SHkelzen Berishes qe vuri miliona si ish kordinator i kesai fabrike vdekje. Djersen e popullit keta mafjoze e pervetesuan per vehten e tyre dhe tani shkojne e bejne pushime ne vendet me te shterenjta ne bote.

  3. riti says:

    O shurrsa muti gjetet shesh prandaj e bete vendin pershesh ,nuk keni faj ju cjeper ,fajin e kemi vete ne shqiptaret qe per tu pasuruar beme ujdi mafiozesh me ju ‘Shurrsa Trima’,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje