Vlahutin: Reforma në drejtësi s'ka nevojë për negociata politike

9 Korrik 2015, 15:55Politika TEMA

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin ka drejtuar një apel që reforma në drejtesi të qëndrojë mbi cdo interes tjetër. Nga Gjirokastra, kryetarja e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri tha se për këtë reformë nuk ka vend për negociata politike, ndersa kërkoi zero tolerancë ndaj korrupsionit.

“Dua që të mos ketë tolerancë ndaj korrupsionit dhe këtu një rol të rëndësishëm mund të luajnë të gjithë, qytetarët e thjeshtë, shoqatat e ndryshme, institucionet e ndryshme. Kjo reformë duhet që sëpari të mbrojnë të gjithë ata të cilët e bëjnë punën e tyre me devotshmëri dhe me ndershmëri”, tha Vlahutin.

Ajo u shpreh se është e lumtur që më në fund edhe përfaqësuesit e opozitës i dhanë mbështetje kësaj reforme kaq të domosdoshme për një vend si Shqipëria që aspiron drejt familjes Europian.

“Unë jam e lumtur që opozita është bërë pjesë e këtij komisioni të posaçëm parlamentar. Sepse reforma në drejtësi, në Shqipëri duhet të qëndrojë mbi çdo interes tjetër. Këtu në këtë reformë nuk ka nevojë për negociata politike”, theksoi Vlahutin.

6 komente në “Vlahutin: Reforma në drejtësi s’ka nevojë për negociata politike”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Hmmm.. Green Light…

  2. sander says:

    Po meqe nuk paska nevoje per negociata per cfare duhet opozita ne komision ?

  3. tekniku says:

    hahaaaa – thjeshtë, saktë, bukur….
    Por ne shqipot nuk besojmë më, dhe me logjikë as që besohet se sistemin e drejtësisë do e bëjnë funksional politikanët – konflikt i pastër dhe i thellë interesi. Po hajt, po e shikojmë si spektatorë këtë historinë tonë, duke shpresuar që nuk na shpien deri në limitet e durimit, e tu bëjmë dëm të tjerëve dhe vetes.
    p.s. më ka rënë këto vite të merrem me nja dy-tre gjyqe pronash – absurditeti, arroganca (e patrembur) dhe hajdutëria nuk njeh kufij! Kot shajmë ata lumëdhenjtë që marrin kallashin e dalin për gjah – një ditë mund të përfundojmë edhe vetë ashtu, mos tu duket aq e largët!

  4. SuloKapedani says:

    Dakord! Nuka nevojè per negociatakush e ka penguarr shumicen qe te ndermarre reformèn?Dhe ju europianet po talleni me shqiptaret kur numrat jane tamam kèrkoni konsensus per ti bere qejfin me pahir opozitès.Ky gabim thellon korrupsionin nè drejtèsi,eshtè njelloj tè mos i shtypesh kokèn gjarpèrit kur tè pickon.

  5. efwe says:

    opozita morri pjese sepse nuk duan te pushohen nga puna shoket e tyre te korruptuar qe jane futur neper gjykata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje