Digjen 10 ha pyje dhe 26 ha kullota/Koka: Dënim penal ndaj zjarrvënieve të qëllimshme

10 Korrik 2015, 17:46Kronika TEMA

Rritja e  temperaturave  ditët e fundit në vend, kanë bërë që në pyje të ketë vatra zjarri. Ministria e Mjedisit njofton se janë djegur rreth 10 hektarë pyje dhe 26 hektarë kullota.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u bën thirrje banorëve të zonave pyjore të tregohen të kujdesshëm dhe mos të ndezin zjarre të qëllimshme, pasi do të ndiqen penalisht.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme është hartuar një plan pune për mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave nga zjarret, i cili parashikon angazhimin e shtabeve lokale dhe aktivizimin e sistemeve vrojtuese.

Në këtë sistem janë përfshirë 110 vrojtues nga Inspektorati i Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe struktura të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje