18 vjet pas afirmimit në zanatin e poçarit, 34 vjeçari nga Korça ka realizuar një nga ëndërrat e tij, të ndërtojë biznesin familjar duke bërë emër me prodhimet e qeramikës si brenda dhe jashtë vendit
Nga Blerina Moka
Pak kush nga shqiptarët që kanë vizituar muzeun e njohur të Akropolit në kryeqytetin helen, Athinë, e dinë se, mes dyzinës së prodhimeve qeramike të ekspozuara në të, gjenden dhe shtambat prej balte të punuara me mjeshtëri nga duart e poçarit korçar, Romeo Zavalani.
Romeo i përket komunitetit rom dhe zanatin e poçarit e ka mësuar herët, që fëmijë.
Ai thotë se në moshën 13 vjeç nisi të punojë me zanatçinjtë e vjetër të qytetit të Korçës nga të cilët mësoi si të punonte baltën e prej saj të nxirrte prodhime që sot janë çertifikuar dhe konkurrojnë denjësisht tregun e huaj.
Edhe pse i vogël, ai “ishte gjithë sy e veshë” për të mësuar teknikat por edhe “sekretet” e zanatit nga i cili s’do të ndahej dot më kurrë.
Talenti i Romeos ra në sy dhe të mjeshtrit të qeramikës Vasillaq Kolevicës, i cili pa tek ai, njeriun që do të vazhdonte traditën edhe kur ai të mos ishte më.
Por Romeo është modest dhe megjithëse ka 18 vjet që ushtron këtë zanat, akoma e sheh veten larg mjeshtrit të tij.
“Mjeshtër Kolevica është i paarritshëm, unë kam punuar për shumë vjet pas tij, ai më ka mësuar mjaft teknika por prapë nuk mund ta them se e konkurroj”, thotë me buzëqeshje modeste poçari rom.
Biznesi
Prej një viti Romeo ka çelur punishten e tij ku prodhon qeramikë.
Prodhimet që nxjerr sot në treg janë më cilësore pasi falë mbështetjes financiare të BE-së, Romeo ka mundur të blejë një furrë të re.
Rreth 120 mijë dollarë është fondi që ka akorduar Bashkimi Evropian për projektet në ndihmë të komunitetit rom në qytetin e Korçës të cilat po zbatohen në Shqipëri nga PNUD.
Pjesë e këtyre projekteve u bë dhe Romeo me prodhimet e tij artizanale që sot po zgjojnë gjithnjë e më shumë vëmendjen si brenda dhe jashtë vendit.
“Në punishte punoj bashkë me gruan dhe prodhimet tona i tregtojmë jo vetëm në Korçë e rrethinat e saj si Pogradeci, por edhe në Durrës, Elbasan e më gjerë”, thotë 34 vjeçari.
Por fama e prodhimeve të qeramikës së Romeo Zavalanit ka kaluar kufijtë deri në shtetin helen.
Prej 2 vitesh, ai është një nga zanatçinjtë që furnizon me prodhime muzeun e Akropolit.
Ndonëse qeramikat e ekspozuara në muze nuk kanë firmën e tij, ato janë prodhuar nga duart e tij, në punishten e vogël në një nga lagjet e Korçës.
“Ëndërra ime është që një ditë të kem emrin tim në to.
Zgjerimi i punishtes kërkon fonde, dhe nëse do i kisha këto para do tu mësoja zanatin shumë personave nga komuniteti im të cilët më pas mund të punonin në punishten time, si unë dikur”, thotë Romeo.
Por Romeo është ende larg kërkesave të Tiranës, kryeqytetit shqiptar, që duket se mbetet ende një pikë e fortë që 34 vjeçari rom nuk po e “çan” dot.
Konkurrenca e fortë apo “lufta” brenda llojit, kjo nuk dihet, por prodhimet e qeramikës të punishtes Zavalani janë pak të njohura për biznesin kryeqytetas që tregton suvenire.
E megjithatë, poçari rom nuk stepet.
Ai po punon fort që të perfeksionohet çdo ditë, me qëllim që prodhimet e tij të “ndjellin” Tiranën e ftohtë, pasi nga zanatçinjtë e vjetër ka mësuar një gjë shumë me vlerë: Puna “flet” më mirë se fjalët.
Projektet për romët
Me fondet e Bashkimit Europian, prej dy vitesh PNUD dhe ministria e Mirëqënies sociale po zbatojnë projekte në ndihmë të komunitetit rom në disa qytete të vendit si Berati, Pogradeci, Korça, Fieri e Vlora, nga të cilat kanë përfituar jo vetëm familjet rome por i gjithë komunitetit.
Këto projekte kanë synuar ngritjen e qendrave ndërkulturore komunitare që janë ngritur në Berat e Korçë, nga të cilat kanë përfituar qindra të rinj rom e jo rom.
Këto qendra kanë qenë pikëtakimi e të rinjve për të shprehur problemet e tyre social-ekonomike siç kanë qenë punësimi, strehimi dhe arsimi. Kështu me një investim prej 85 mln lekë, u ndërtua
Qendra Ndërkulturore Komunitare e Beratit, ku përfitues janë 100 familje rome dhe 200 familje jo-Rome. Në Vlorë, me fondet e BE rreth 9 mln lekë u ndërtua rruga e re në Llakatund, me gjatësi 650 m.
Projekti parashikonte sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza, ndërtim, asfaltim dhe sinjalistikë rrugore.
Gjithashtu u ndërtua në Novoselë kopështi dhe Biblioteka ku përfitues janë rreth 50 familje rome dhe komuniteti jo rom. Në qytetin e Pogradecit u investua në ndërtimin e qendrës ndërkulturore komunitare, projekt që kushtoi 20 mijë USD dhe që kishte synin mobilimin dhe pajisjen me mjete për formimin profesional të të rinjve siç ishin kompjuterat.
Gjithashtu u ndërtua rruga Pelion Pg, me vlerë 56,mijë USD dhe gjatësi 300 m.
Projekti kishte për synim sistemimin e urës në të dyja anët e rrugës. Qendra Ndërkulturore Komunitare Korçë dhe Fusha e Sportit, investim që kapi shifrën
120, 000 USD ku përfitues janë 2000 familje (kryesisht të rinj e fëmijë).
nji bravo,per kete djalin,nuk mjafton.
ka shume zanate qe ose jane drejte zhdukjes,ose edhe jane zhdukur.
Kane zbuluar zanatin e bythcarit, o detar.Ai u sjell 300 euro ne muaj.
CDO ZANAT ESHTE I NDERUAR DHE NUK TE BEJE ME FITIMIN POR ME QELLIMIN !
ZANATI TE JEP LIRINE NGA JETA E SKLLAVIT !
eshtu eshte vropa ndihme poer rrac mmuterit dhe bythzinjte, pasi e mbushen Evgropen me bythzinj nga azia afrika dhe amerika e jugut tani ndihmojn romet. Po per shqiptaret e vertete qe jetojne ne varferi pse nuk kujtohet kjo evrop shkerdhate, ne djall vafte evropa me kurven amerike
nuk te mora vesh ,o punishte !
ku qendron e keqa,sepse punon ?
VARI LESHT O [email protected] ai eshte thjesht NJE … T R A P(jo mjet lundrimi)
Detari ,ti je ok vlla ,nuk ke thene asgje te keqe por po perballesh me nje shqiptar rracist
PO cfar rracisti osht ai,ai ose eshte fshatar qe nuk di te punoje me bel ose eshte coban pa kerrabe
po ty moj kurve bythzeze pse nuk iken andej nga india te shisni femijet dhe te lypni rrac arixhinjsh shkerdhata
Atdhetari je nje trap dhe racist i ndyre, ky djale po punon dhe bravo i qofte, ku e ke inatin apo ndjehesh inferior se nuk ben dot gje. Hiqe ate emer o trap se nuk e meriton…
Bravo Romeo!
bravo romet me pasaporte shqiptare ,na zbardhet faqen ne te tjereve qe bejme pordha jo poce
kete lajm ta mbajme ne arkiva qe mbas 100 vjetesh te themi qe shqiptaret e ndertuan muzeun e akropolit.