Gruaja e Dritëro Agollit rrëfen martesën 50-vjeçare me shkrimtarin: Natën e parë të martesës e kaluam në ballkon, në një kolltuk dysh

12 Korrik 2015, 12:16Kulturë TEMA
Gruaja e Dritëro Agollit rrëfen martesën 50-vjeçare me

Sadije e Dritëro Agolli, çifti që shkëmbeu unazat më 4 korrik 1965 javën e kaluar kanë përsëritur të njëjtin ritual. Shkrimtari i njohur i vuri një tjetër unazë në gisht të dashurës së tij, kësaj here më të bukur dhe me gurë më të çmuar, ashtu siç është bërë edhe martesa e tyre me kalimin e dekadave.

“E dashuruar si gjithnjë dhe me një unazë floriri në gisht (qesh dhe tregon unazën.) Ma bëri dhuratë Driteroi për 50­-vjetorin e martesës. E pëlqyem dhe e zgjodhëm të dy. Ne nuk lëvizim dot nga shtëpia, por shkoi vajza dhe fotografoi disa unaza. Na i tregoi dhe ne zgjodhëm këtë”, tregon Sadije Agolli.

Ata janë njohur në dasmën e Helena dhe Ismail Kadaresë në 1963 dhe një vit më pas janë fejuar. Asokohe ai ishte 32 vjeç, ndërsa Sadija 21, një diferencë vitesh që nuk u vu kurrë në peshore.

Ajo tregon dhe për kushtet që i vendosi Dritëroit para se të martoheshin.

“Pasi ndenjëm një vit të fejuar, siç ishte tradita, vendosëm të martoheshim. Por në fillim I thashë: “Dua të pranosh disa gjëra Dritero. Im atë falet 5 herë në ditë…” Falej dhe kur nuk u lejua më. U fal fshehtas derisa ndërroi jetë. Ndaj I thashë Driteroit: “Kur të vijë babai në shtëpi, do të falet. Dhe ne nuk do të fusim mish derri në shtëpi kur të jetë ai në shtëpinë tonë.” Driteroi më tha që të falet si të dojë e kur të dojë, dhoma ka, nuk përbën problem. Kështu që u martuam më 4 korrik 1965.”

“Natën e parë të martesës e kaluam në ballkon, në një kolltuk dysh. Gjithë natën aty në ballkon dhe karshi nesh ishte ATSH-­ja e vjetër dhe Driteroi thoshte: Se mos na shohin ata të ATSH-­së…”

Historia e Sadijes dhe Dritëroit hyn tek ato të pazakonshmet, edhe pse e rrëfyer nga ajo e bën të duket si e zakonshme, çështje modestie kjo.

 “Ka qenë sëmurë, vapë e madhe dhe gjithë këto kohë nuk ndihet mirë”, thotë ajo, ndërsa tregon për maskat e oksigjenit që i duhet t’i vërë herë pas here bashkëshortit të saj, tregon në një intervistë për gazetën “Panorama”.

Gjendja e tij jo e mirë shëndetësore ka bërë që të ndërpresin punën edhe për një vëllim me poezi, të cilin dëshironin ta botonin me rastin e 50­-vjetorit të martesës.

Është një libër që Dritëroi ia kushton ekskluzivisht Sadijes, ashtu siç Sadija i ka kushtuar gjithë jetën atij; plot dashuri e përkushtim.

“Nga vjeshta, shpresojmë”, thotë Sadija, që herë pas here futet në dhomën tjetër për të parë nëse është mirë Dritëroi. Ka një vit e gjysmë që ajo nuk largohet më nga shtëpia. Ai ka shumë më tepër. Që të dy rrinë brenda mureve të apartamentit, “të burgosur” nga gjendja shëndetësore, me akuzën “sakrificë për dashurinë”.

“Nuk më mungojnë shëtitjet jashtë të dal vetëm. Lirinë time e kam këtu brenda shtëpisë”, thotë ajo.

22 komente në “Gruaja e Dritëro Agollit rrëfen martesën 50-vjeçare me shkrimtarin: Natën e parë të martesës e kaluam në ballkon, në një kolltuk dysh”

  1. alfredi says:

    I urojme ciftit Agolli jete te lumtur, gjithmone bashke edhe nje shekull akoma ….!

  2. Sirotica says:

    Ngjarje me rëndësi të madhe historike ! Bravo gazetarët , si përherë , s’na lenë ti harrojmë kthesat historike !

  3. nipi i hysniut says:

    Do te jene dhe me te lumtur nqse vazhdojne te bejne pese falje ne dite,me syte dhe shpirtin nga bashkia(xhamia)e vjedhur e Lulit.

  4. ky gomar burre perzuri gruan ruse megjithe djale ne emer te partise, dhe i thote vetes njeri

    1. Daja says:

      Or bojaxhi sa vjec je ti, i ke pare emisionet e Pandi lacos te Klani se si perfunduan neper burgje grate ruse, bullgare, polake qe nuk u kthyen ne vendet etyre.

  5. Lili says:

    Dritero te kenaq kur tregon si prinderit e tij e priten nusen:po pse bre bir prape te huaj e more?-nusja kishte dialekt tjeter e nuk kuptonte gjuhen e devollit!

  6. Dn says:

    Sadija iu ka bâ driteros si nexhmija enverit:nuk le njeri me e takuar,edhe pse njeri ka qef me pa shoket para se me shkue :u bane gati mbi 20 vjet qe Sadija e ka mbyllur driteron duke e ‘mbrojtur’….

  7. alba says:

    Respekt per shkrimtarin dhe njeriun e madh Dritero!

  8. Azio says:

    Urime, urime dhe te gezoni 50-vjetorin e marteses.
    Nuk ka gje me te bukur kur nje cift feston 50-vjetorin me bashkeshorten ne nje jete te kendeshme e tere poezi.
    Z.Sadije une jam nje ish nxenesi I juaj dikur ne vitet 1965-1966.Nuk mund t’ju harroj per asnje moment.Tani jetoj larg me femijet e mi e me gruan.,por sinqerisht vazhdoj te kem respekt per ju dhe Driteroin.
    Qofsh I te lumtur gjithmone dhe me gjithe shpirt i uroj Burrit tend sherim te shpejte
    Sic e ka emrin ,Drite ju befte jeta.

  9. Zeqir Lushaj says:

    -Portret i vogël, i një shkrimtari të madh-

    -Kush është Ai?
    …!
    E njihni të gjithë,
    Dritero Agolli:
    -Të lutem, mos vdis!

    …!
    Po po,
    Ai është.
    Kush nuk e njeh At’ Njeri?

    Aty,
    Rrjedh kroni,
    Në livadhin letërsi.

    Aty është djepi,
    Fjalën e përkund,
    Era… shqiptariii.

    Aty asht sentenca,
    Filozofia, shkrirë,
    Në fjalën e urtë,

    Ai na merr,
    Përdore,
    Në letrat e kohës,

    Na cazitë,
    Në modernen,
    Krijimtarinë e butë.

    Argat në Monizëm,
    Argat kah Demokracia,
    Pikë loti-krijimtaria.
    …!

    Nuk mbulohet dielli me shoshë,
    Ai është shkrimtari,
    Ai është poeti,

    Dritëro Agolli,
    I lindur artist,
    Një Idhull prej vërteti.

    * * *
    Kush është Ai?
    …!
    E njihni të gjithë,
    Dritero Agolli:
    -Të lutëm, mos vdis!

    ./.
    -Marrë nga libri (ne proçesbotimi), PIEDESTALI-

  10. emigranti says:

    nderime dhe respekt per kete figure te madhe shqiptare!

  11. Tomorri says:

    Shume respekte per kete shkrimtar kaq te madh.

  12. Ne vend qe ta kenaqte naten e pare i ka rrujt lesht ne ballkon duke i thene poezi.

  13. Dosh Marku says:

    A nuk te dhuroi ndonje torbe me balte devolli komunisti Dritero, eh devoll devoll.Po lerini ne qetesine e tyre dhe ne paqe, por keta dun me qene edhe ne shtratin e vdekjes ne plan te pare mor jahu, sikur kane bere vezen e kuqe.Agolli nje poet ordiner dhe shume komunist por qe e ka dredh gjithe jeten edhe i dhendri nje mut si i vjehrri.Vari lesht s’ja vlen te meresh me ta, bene pare si ne komunizem edhe ne demokraci.
    Eh Devoll, Devoll,
    I tille qenkam une,
    Paskam marre balten tende arave,
    Ne nje traste leshi , ndene gune.
    Na i shplante trute me Agollin ai merhumi i madh.

    1. Naimi says:

      Sac e ndjen gomari aromen e trandafilit!

  14. koco says:

    Driteroj thote me gojen e tij se per cdo vit qe nga muaji i mjaltit e 49 te tjera , ka veruar ne Pogradec , ku kishte dhe shokun e tij me te ngushte , Shkrimtarin Pogradecarin Niko Nikollen te cilet e mbajten shoqerin e miqesin edhe sot midis pjestareve nbas ndarjes nga jeta e Niko Nikolles .Mbase mundet te ishte dhe nje nga aresyet qe Dritero Agolli edhe me shaka e humor thoshte : Une dhender jam ne Shkoder , por shoket e miqte me te mire i kam ne Pogradec!Dhe mund ti numuroj disa , ish Drejtor i Turizmit te vjeter , Rapi Lakon , Thoma Veshon , Perto Maton ,Kristaq Llakmanin ,Kico Becken , Llazi Qafkon , Pandi Llakmanin etj . Burra te cilet te shumetit jane ne ate jete . Agollit i urojme jete te gjate , te rroje e valoje sa te deshiroje vete .

  15. Z/Kallami says:

    Urim pergjigje Kodosh Markut!
    I vecanti Kodosh Marku te uroi per komentin qe nuk i luhet as pike as presje.Si tye erdhi gjthe ai frymzim dhe me plot modesti na e shfaqe ne koment.
    Driteroit,jete te gjate sa te doje vet Driteroi dhe zemra e Sadijes.

  16. boll meer plehra orientale ,
    ky ka qen nji shkerdhat ,nji kurv komunisti ,
    nji mut myslimani ndyt asgja ma shume .
    doli tabori kurvave ti thuri flet-rrufe falenderimi !
    ptu krimba oriental

  17. "BALASHI" says:

    Shkrimtar i madh, i vertete. Edhe 100 vite te tjera…

  18. Mentari says:

    Jete te gjat Ciftit dhe vecanerisht Yllit Sadije sepse Bolsheviku Dritero mbetet prap Bolshevik por po ja falim ate idene Bolshevike sepse ka edhe kontribute ne literaturen shqiptare.Rusja ishte e Shemtuar po ta e krahasoje me bukurite dhe zgjuarsite e Sadijes.Sepse ishte Sadija ka jetuar e po jeton gjate ai Bolsheviku Dritero.Edhe nje here jete te gjate ciftit.

  19. latif says:

    Burri e ndan gruan per nder,jo per ti bere qejfin partise!Ky e ndau gruan me femije per partine dhe partia e shperbleu.

  20. sokrati says:

    Me vjen keq qe edhe pas 25 vjetesh demokraci, paska injorant qe zbatojne luften e klasave,e aq me keq te maten me nje njeri si Dritero Agolli. Poema “Devoll,Devoll” eshte poem qe te shton mallin per atdheun,per vendelindjen ,per njerezit e guret ku je ulur dhe rruget ku ke shkelur. Po jeta keshtu qenka. Paska edhe trazhgimtare te Ahmet Zogut,Sali Berishes ,lulzim bashes qwe shesin vendin e tyre …… ja qe toka rrit edhe njerez pa ndjenja njerezore…… Zoti i meshirofte se rrojne per te ngrene nje cop buke….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje