Basha i përgjigjet Mediut, thotë se është keqkuptuar dhe se PD s’ka interes pushtetin

14 Korrik 2015, 11:48Politika TEMA

Një ditë më parë, Fatmir Mediu deklaronte se Partia Demokratike prej dy vitesh flirton me LSI-në, pasi e sheh si të vetmen mënyrë për të ardhur në pushtet.

Edhe pse deklarata e Mediut është e shkruajtur e zeza në të bardhë, Lulzim Basha deklaroi sot se Mediun e kemi keqkuptuar neve mediat.

Ai thotë se PD nuk ka ndërmend të bëjë koalicion me LSI-në.

Kjo, pasi sipas Bashës, PD ka zgjedhur të bëjë koalicion me qytetarët.

Sipas tij, PD nuk ka interest ë vijë në pushtet, por ka hallin e qytetarëve.

Ju do ta keni keqkuptuar.

PD nuk bën zgjidhje mes dy të këqijave, por ka zgjedhur të jetë në krah të shqiptarëve për të luftuar çdo të keqe.

PD dhe demokratët nuk kanë interes t’i hipin kalit të pushtetit, por ka interesin e qytetarëve.

Aleanca jonë është vetëm me shqiptarët”, ka thënë Basha sot, pas takimit me Martin Schulz.

6 komente në “Basha i përgjigjet Mediut, thotë se është keqkuptuar dhe se PD s’ka interes pushtetin”

  1. tironsi says:

    Keto flirtet i njeh mire Fatmie Mediu dhe nuk i thote kot.
    Cfare nuk pret nga Basha (BErisha) dhe nga Ilir Meta. Jane njesoj

  2. 14072015 says:

    Mbajini shenim o shqiptare keto fjale dhe flasim pas disa viteve ne opozite te plote, nese do vlejne. Fatkeqesia jone eshte qe harrojme shpejt te shkuaren dhe vleresojme vetem momentin, ketu perfitojne politikanet.

  3. studenti says:

    Mbrojta e qytetareve pa pushtet nuk behet sic dhe mud tjua besh te zezen me pushtetin qe merr. Kush nuk pretendon pushtet kot ben gam gam.

  4. Bekim Sala says:

    Bekimi
    PD e kishte aleancen me qytetaret por e humbi nga politika e pamoraleshme e USTAIT te madh me kliken e tij te ngushte qe punoi jo per shqiptaret, por per xheptaret dhe forcimin e pushtetit personal duke larguar idealistet dhe lene pa pune militantet e PD-se per te punesuar hajdutet e LSI -se.
    Ky ishte shkaku i humbjes se PD nga e cila u largua besimi popullor tek PD me ne krye DUCEN usta i manovrave te ulta politike per te mbajtur pushtetit me cdo cmim. Populli e kuptoi qe PD-ja e kish humbur drejtimin e saj idealist per te ndjekur nje politike thellesisht kombetare dhe perparimtare per barazi para ligjit dhe punesim e karnere sipas meritave profesionale dhe nevojave familjare. Kete rruge te drejte duhet te ndjeke dhe PS,e cila po mundohen, por e konkuron LSI e cila eshte parti e vogel me shume pushtet qe i siguron asaj shume vende pune,ku 10 perqint e te punesuarve jane te shkolluar e te mire,dhe 90 perqint jane interesaxhinj,injorante dhe hajdute e kriminele.
    LSI e e diskreditoi PD-ne ,e cila kishte dhe ka kusuret e saj,te njejten gje po ben me PS-ne , e cila nuk duhet te bjere ne gracken e LSI – se e cila eshte kangrena e politikes shqiptare.
    Luli genjen kur thote se nuk do pushtet.Partite politike mund te realizojne programin e tyre vetem me anen e pushtetit, ndryshe nuk ka pse te vegjetojne.
    Qe PD pret si ujku qe i shkon prapa se mos i bien BOLET dashit, kjo dihet nga te gjithe,aq me teper nga z. Mediu qe eshte aleat e prane PD-se. Prandaj Z.Mediu si politikan largpames i ben thirje PD te mos mbaje shprese tek LSI, largimi i te ciles nga PS do t’a shkaterronte perfundimisht. LSI dhe PS bashkejetojne nga zori dhe jo nga qejfi se asnjera nuk e do tjetren. Ilir Metes,PD duhet ti a dije per nder qe iku nga koalicioni i saj se po e pastron, ndryshe PD do te kthehej ne OJQ ne zgjedhjet e 2017. Per fat te keq kete rruge ka mare edhe sot, por do ti duhen 2 pale zgjedhje te tjera.
    Kno do ishte fatkeqesi kombetare se nje vend pa opozite kthehet ne autokraci te plote.
    Qe te shpetoje PD nga shuarja e saj, ne radhe te pare te distancohet nga USTAI qe i qendron prapa perdes LULIT. Kete ai nuk e ben se nuk rri dot pa u pyetur e pa pushtet,qofte dhe ne hije.Luli nuk e largon dot se fluturon per vete, edhe perspektiva per te eleminuar LSI-ne me ane te nje koalicioni PD-PS venitet. Kjo jo se USTAI nuk e do PS . por per faktin PS-ja eshte larguar nga praktikat e ish Partise Punes,praktika te cilat USTAI i ka fort per zemer . Mos e ndegjoni se cfare flet, por shikojeni si ka punuar e si po vepron.
    Per mendimin tim koalicioni PD. – PS eshte pozitiv se jane dy forcat me te pergjegjeshme per te prosperur Shqiperine, megjithe problematikat e tyre te kaluara.

  5. Idriz Gjembi says:

    Kurvat e politikes njihen per prapaskenat

  6. Emigrant says:

    Na mbushe mendjen o Lul ju do tejeni ne krah te qytetareve per cfare perse A sjeni ju ai qe i vrau qytetaret kur ata deshen te protestonin a sishit ju ata qe vodhet per te ndertuar A nuk ishit ju ai qe tjetersuat kufijte e vendit a nuk ishit ju ai kryetar bashkie i emeruar qe nuk vute asnje tulle ne ate Tirane por e late te shkatrohej deri ne degradim te saj. Nuk e di se cfare interes mund te kete nje njeri qe kerkon te behet kryeminister kur nga ai, populli ka pare te keqia shume te medhaja Nuk e di se kush te beson ty por natyrisht qe ka edhe te tille qe duan te vrasin dhe te vjedhin si puna juaj E keto natyrisht qe i beni ne interes te qytetareve Nuk e di pse jeni akoma ne kembe dhe si nuk skuqeni per ato dengla qe thoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje