Një ekspert i sigurisë kombëtare i tha BIRN që të dhënat e publikuara nga Wikileaks mbi kontaktet e Shërbimit Informativ Shtetëror, SHISH, me një kompani Italiane për të prokuruar një program përgjimi, nxjerrin në pah një qasje aspak serioze.
“Pajisje të tilla janë pjesë e misionit të Shërbimit Informativ Kombëtar por nuk mjafton vetëm të qenurit pjesë e misionit se në këtë rast ka një problem me mënyrën se si ata janë përpjekur ta prokurojnë këtë gjë, që është në mënyrë amatoreske, siç ndodh në përgjithësi në Shqipëri,” tha Arjan Dyrmishi, ekspert sigurie pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDN, në Tiranë.
Sipas Dyrmishit, i cili është një ish-zyrtar i SHISH, një prokurim i tillë kërkon kohë dhe studimeve fizibiliteti, që më parë janë kryer me asistencën e huaj.
“Në momentin që nuk ka elementë të tillë më duket amatoreske, dhe nëse publiku është shqetësuar për një lajm të tillë duhet të ishte i shqetësuar për këtë aspekt,”shtoi ai.
Në një njoftim për shtyp SHISH ju përgjigj asaj që e quajti ‘trajtimit në media të kontakteve të saj me kompani në fushën e sigurisë,’ duke nënvizuar se ato janë rutinë dhe pjesë të punës së sistemit të sigurisë kombëtare.
“SHISH, si edhe Shërbimet e tjera simotra të sigurisë, si pjesë e Sistemit të Sigurisë Kombëtare, në përmbushje të misionit të tij ligjor, merr pjesë në panaire ndërkombëtare për të qëndruar në kontakt me teknologjitë e mbledhjes së informacionit, përfshirë dhe atyre të komunikimeve elektronike,” that agjencia.
“Në këtë kontekst, kontakti me kompani që prodhojnë produkte për sigurinë është një rutinë normale e SHISH,” shtoi ajo.
Email-et e kompanisë Italiane Hacking Team të publikuara nga Wikileaks tregojnë që një menaxher i saj, Emad Shehata, ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë shqiptarë të niveleve të ndryshme, në mënyrë që ti shiste strukturave të sigurisë së qeverisë shqiptare programin e përgjimit Remote Control System, RCS, Galileo.
Ky program kompjuterik përgjimi mundëson hyrjen nga distanca në një serë rrjetesh duke i mundësuar përdoruesit të mbledhë të dhëna nga sistemet operative më të përdorura, si Windos, Mac-OS, Linux si dhe nga pajisjet mobile, përfshirë aplikacionet popullore Facebook, WhatsUp dhe Skype.
Në një email të shkëmbyer me Hacking Team, Altin Hoxha, që përshkruhet si një zyrtar shqiptarë në nivelin e ekspertit dhe përdoruesit fundor, shprehet entuziast për programin e përgjimit.
“Ky sistem është ajo që po kërkojmë të implementojmë në këtë moment të zhvillimit të teknologjisë sonë,” Hoxha i shkruan kompanisë duke përdorur një email privat.
Kompania Italiane tha nëpërmjet një njoftimi për shtyp se komunikim i saj e elektronik si dhe pjesë e kodit të përdorur në programin e saj të përgjimit RCS janë bërë publike pas një sulmi kibernetik.
Përpara publikimet të email-eve nga Wikileaks, Citizen Lab, një laborator multidisplinar në qendrën Munk të Universitetit të Torontos, pati thënë se teknologjia e Hacking Team, është përdorur nga Etiopia për të përgjuar gazetarët dhe median.
Email-et e publikuara nga Wikileaks, tregojnë që kompania Italiane ka bërë një prezantim të produktit të saj në Tiranë për SHISH në Janar të vitit 2014, kur përfaqësuesit e saj kanë takuar dhe disa vendimmarrës politik, por mbetet e paqartë nëse ajo ka arritur të sigurojë një marrëveshje me qeverinë shqiptare.
Dyrmishi shprehet që pas epokës Snowden, [duke ju referuar bilbilfryrësit Amerikan Edward Snowden, i cili zbuloi programin masiv të përgjimit të agjencisë kombëtare të sigurisë në SHBA, NSA] që qeveritë përgjojnë qytetarët e tyre nuk përbën një çudi të madhe, ndërsa pyetja e rëndësishme është së për çfarë dhe si do të përdoren këto informacione.
“Fakti që duan të mbledhin informacion në mënyrë masive dhe fakti që në Shqipëri mungojnë mekanizmat e mbikëqyrjes e kontrollit, ky është problemi kryesor,” përfundoi ai.
kujt shherben ky putan islame ,
kaq qorr eshte ky Rama vall !
Si mundet qe Sherbimi Informativ Shteteror te mos kete nje system emaili zyrtar te tijin e te mbrojtur per te mbrojtur te dhenat e tij por te lejoj perdorimin e emaileve personale ne negociata shteterore??!!
Ndodh vetem ne Shqiperi ku te gjithe, ministra, kryeministra, profesore, avokate, notere, drejtore, menaxhere, doktore, e lista eshte shume e gjate, qe te gjithe perdorin emeile personal ne Yahoo, Hotmail, Gmail, etj. dhe as qe behet fjale per mbrojte te informacionit shteteror e privat. Per te drejtat e mbrojtjen e te dhenave private e personale te klientece te tyre as qe behet fjale fare!
Shekulli i 21-te in teknologjise ne Shqiperi, perkthehet si shekulli i shpikjes se komunikimit me letra te lidhura ne kembet e pellumbave ne prehistori…
Alba-Teknologji e shekullit te 21-te!!!
Visho Bytha Pederasti i Sherben Vetem Interesit dhe Karriges se Tij Askujt Tjeter, Na Bo ene si LSI-st tani ky Ropqim i lige…
Une ndoqa mbreme ne tv gazetarin Spartak Koka dhe mendoj se kjo eshte nje ceshtje koti dhe nuk perben aspak lajm dhe ac me shume qe ky lajm te kete sadopak impakt.
Eshte njelloj sikur Z. Visho Lika te kaloje ne nje supermarket dhe aty afer te jete nje paisje pergjimi ku ai nuk mbyll syte sepse rrezohet, e pastaj te dale S. Koka e ndonje tjeter dhe te thone se SHISH po interesohet per paisje pergjimi… etj. te gjitha pallavra.
E sikur SHISH te bleje keto paisje cfar i intereson ketij gazetari se pse i bleu. Nuk don ky gazetar qe sherbimi yne sekret te kete paisje bashkekohore, eshte ky me specialist se vete Visho Lika me titull Pr.doktor ne informatike prej 25 vitesh dhe Visho te pyes Spartakun, eshte Spartaku ekonomist dhe kpton kostot ???? etj sende qe te cojne tek ajo se ky Koka derdellis kot e pas tij nje kor i madh.
Sejcili eshte spacialist ne punen e tij. Ti leme spacialistet ne profesionet e punet e tyre e ac me shume ato te sigurise kombetare.
3-5 vjetet r fundit qe lexoj ke tema dhe komentoj, kane hakuar cel tim keta te shikut. Edhe para 4-5 diteve
Keta,plehra, qeveritare qe i kemi votuar nga halli, si paret dhe keta tani, do na pergjojne sipas ligjit. Por problemi eshte se cilit ligj. A ka ligj ne Shqiperi qe na mbron ne? Mjere Ne, qe kemi lindur ne kete vend te mallkuar. Mjere femijet tane dhe mjere vendi yne, qe edhe ne kete shekull nuk gjeti qetesi nga palacot politike. Mero te lutem botoje, por mundohu te shkruar per realitetin se cfare po ndodh e cdo te ndodhe, e jo cfare ka ndodhur. Boll me Lulin e Saliun se na e cpife.