PD nis analizën e zgjedhjeve/Basha urdhëresë degëve: Sillni rezultatet e 3 zgjedhjeve të fundit

13 Korrik 2015, 16:12Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një urdhërese drejtuar Kryetarëve të degëve të PD-së, kërkon informacione mbi rezultatin zgjedhor për cdo qendër votimi, për 3 zgjedhjet e fundit të zhvilluara.

Përmes urdhëresës, Basha kërkon që brenda datës 13 Korrik 2015, i gjithë informacioni të depozitohet pranë Sekretarit Organizativ të PD-së dhe ai të përfshijë rezultatin zgjedhor për kandidatin, rezultatin zgjedhor për subjektin, si dhe rezultatet e 3 zgjedhjeve të fundit të zhvilluara për qendrat e votimit.

Basha kërkon nga drejtuesit e degëve të PD-së krahasimin e rezultateve zgjedhore të 21 Qershorit me zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013, por edhe me zgjedhjet vendore të 2011, për të analizuar lëvizjen e votave për kandidatët dhe subjektet.

Të gjitha të dhënat do të analizohen pranë selisë blu, ndërkohë që muajn shtator analiza do të thellohet në cdo njësi administrative të vendit, për të parë shkaqet ku Partia Demokratike pësoj rënie,  por dhe shkaqet ku në disa zona garantoi rezultate surprizë.

Analiza për zgjedhjet e 21 qershorit,  do të përmbledhe rezultatin e detajuar të çdo qendre votimi dhe ato do të krahasohen me zgjedhjet paralemntare te vitit 2013 dhe ato vendore te vitit 2011. Pas analizës së gjërë, në cdo degë të demorkatëve në gjithe vendin, në  seline blu ,  do të nis rishikimi I  gjithe strukturave te parties.

3 komente në “PD nis analizën e zgjedhjeve/Basha urdhëresë degëve: Sillni rezultatet e 3 zgjedhjeve të fundit”

  1. Has tan says:

    Kjo pedja hollandeze nuk eshte ne terezi, e ka bere Saliu te flase brockulla ne ajer…

  2. voica says:

    Ky ben sikur dje ka marre detyren e krywtarit te PD se Sales….
    Ne fakt jo ti, po ne qe lexojme budalleqet e tua, ne jemi idiote…

  3. bato says:

    Nje pseudokryetar qe kerkon nje pseudoanalize per te dhene njepseudollogari dhe per t’i hedhur hi syve elektoratit qe ka vite qe e ka braktisur, pasi e pane se nje Salush dhe nje Lulush, e vetmja gje qe mund te bejne po erdhen perseri ne pushtet, eshte te shesin jo vetem detin, por te gjithe Shqiperine per te futur leke ne bankat e botes per niper e sterniper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje