Schulz mbërrin në Tiranë: E kam planifikuar vizitën pesë, gjashtë a shtatë herë të tjera

13 Korrik 2015, 13:05Politika TEMA

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz e nisi vizitën e tij në Tiranë me takimin me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Pas takimit mes dy zyrtarëve, në konferencën e përbashkët për shtyp, Kreu i Kuvendit Ilir Meta fillimisht përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Bashkimit Europian dhe Greqisë, e cila tha ai përbën një hap pozitiv, jo vetëm për Europën, por dhe për vendin tonë.

“Dua po ashtu të përshëndes vetë përpjekjet e Presidentit Schulz për të arritur një zgjidhje, e cila e forcon Europën dhe besimin ndaj saj”, shtoi ai.

Në vijim, kryetari i Kuvendit, e konsideroi vizitën e Presidentit të PE-së një tregues të qartë të vëmendjes së vazhdueshme dhe mbështetjes së fuqishme që BE, por sidomos Parlamenti Europian ka ndaj Shqipërisë dhe vendeve të rajonit tonë.

“Parlamenti Europian ka qënë gjithnjë në avangardë të mbështetjes së procesit të integrimit të Shqipërisë dhe një hap para në mbajtjen gjallë të perspektivës drejt BE-së edhe në këto kohë të vështira”, u shpreh Meta.

Ai shtoi se “kam shprehur Presidentit te PE garancinë tonë për të vijuar me përmbushjen e reformave dhe përmbushjen e 5 prioriteteve.

Pas përfundimit me sukses të reformës territoriale dhe zgjedhjeve fokusi kryesor mbetet reforma në drejtësi. Kam siguruar Shultz se Kuvendi do ta rrisë rolin e tij mbikëqyrës ndaj zbatimit të prioriteteve”.

Me tej,ai i konsideroi shumë të rëndësishme marrëdhëniet mes Kuvendit të Shqipërisë dhe PE-së në mbarëvajtjen e mëtejshme të procesit të integrimit, ndërsa vlerësoi rolin e përbashkët të grupeve kryesore politike në Parlamentin Europian, të cilat tha ai, kanë dhënë një kontribut të vyer në drejtim të dialogut dhe bashkëpunimit politik në Shqipëri.

“I shpreha Presidentit Schulz vendosmërinë tonë për të avancuar me reformat e mëdha që kemi në proces, sidomos në drejtim të përmbushjes së pesë prioriteteve kyçe, duke punuar ngushtësisht dhe me vendet anëtare.

Pas përfundimit me sukses të reformës territoriale dhe zgjedhjeve lokale të 21 qershorit fokusi ynë kryesor mbetet reforma në fushën e drejtësisë, e cila është mjaft e rëndësishme edhe në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh Meta.

Nga ana e tij, Presidenti i PE-së theksoi se Shqipëria duhet të realizojë 5 prioritetet, duke cilësuar reformën në drejtësi si efektive dhe gjithëpërfshirëse.

Schulz kërkoi realizimin e 5 prioriteteve, duke shprehur mbështetjen e Parlamentit Europian ndaj Shqipërisë.

Gjithashtu ai i drejtoi një apel politikës shqiptare që problemet e brendshme politike të mos i eksportojnë drejt Parlamentit Europian.

“Shqipëria luan një rol të madh mbështetës për BE sa i takon marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos me Rusinë.

Ndërsa lidhur me marrëdhëniet mes PE dhe Kuvendit të Shqipërisë më duhet të nënvizoj se në shumë raste debatet dhe fryma e brendshme e diskutimeve mes partive politike këtu në Shqipëri transferohen në Bruksel dhe Strasburg.

Ndërkohë që debatet e brendshme duhet të mbeten këtu.  Mbetemi optimistë dhe të sigurttë që marrëdhëniet do të thellohen në të ardhmen”.

 

Presidenti i PE-së vlerësoi rolin e Shqipërisë në Rajon dhe bashkëpunimin mes këtyre vendeve.  

Schulz tha se ishte nisur pesë apo gjashtë herë për të ardhur në Shqipëri, por kriza greke kishte bërë që ai ta shtynte këtë vizitë.

“Erdha sepse kjo është një zgjidhje jo vetëm për Greqinë dhe Bashkimin Europian, por edhe për Shqipërinë, që të mos tërhiqet nga tensioni në BE,” tha Schulz.

Jam nisur në orën 09:05 nga Mynihu dhe në 08:40 u arrit në zgjidhjen sa i përket Greqisë. Ndërsa po hipja në avion nuk e kisha të qartë nëse doja vija në Tiranë apo të kthehesha në Bruksel. Shpresoj që prania ime këtu të mos jetë e vonuar. Kam menduar 6-7 herë të vij, por për arsye të ndyshme nuk ja kam dalë të vij. Megjithatë thash duhet të shkojë në Shqipëri sot se në të kundër nuk do të jem i besueshëm”, u shpreh kreu i Parlamentit Evropian.

I pyetur se a i ka mundësitë Shqipëria që këtë vjeshtë të hapë negociatat për integrimin në Bashkimin Evropian, Shultz u përgjigj se është shumë shpejt!

“Gjysma e dytë e vitit 2015 është shpejt. I shpreh mbështetjen time homologut Meta për reformat e marra në vend që janë në proces.

Dua të theksoj që ju keni mbështetjen e plotë të parlamentit tim por ai nuk është i vetmi institucion që vendos. Gjatë gjysmës së dytë të këtij viti do të promovojmë debatin pozitiv në mënyrë që të jepet një përgjigje pozitive”, u shpreh Shutlz. /gj.k/

3 komente në “Schulz mbërrin në Tiranë: E kam planifikuar vizitën pesë, gjashtë a shtatë herë të tjera”

  1. itreg says:

    Meta, nuk mund te flasesh ti per drejtesi…jep dorehqjen, njerez pa cipe,phthuu fare e keqe….

  2. coli says:

    meta i drejte si konpi ne thes, por ka fillu te thahet sikur ti kishte ra pika ne balle nga frika se kujte do ja lere pasurine qe fitoj me djersen e bythes si dhurate nga salibrekdhjeri rametlia piktor se nano po i bjen me dor!

  3. salem says:

    Me kembe te mbare zoti Shulc!
    Behu ti mbeshtetesi yne qe te hapen negociatat,ndryshe ne “hengri ujku(is)”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje