FOTOT/ "Një foshnjë me emrin Germana"

12 Korrik 2015, 15:42Politika TEMA
FOTOT/ "Një foshnjë me emrin Germana"

Ervis Gega është një personazh i rrëfimit për vërshimin e shqiptarëve nëpër ambasada. Violinistja ishte 16 vjeç kur kishte parë në televizionin italian çfarë ndodhte në Ambasadën e Gjermanisë në Tiranë. Ajo jetonte me familjen në Fier, 100 kilometra nga Tirana, por ata nuk ishin vonuar asnjë minut ta kapin këtë shans.

Vajza kishte rrëmbyer violinën dhe bashkë me axhën dhe teton e saj kishin marrë trenin për në kryeqytet. Kur mbërrinë në Tiranë, lagja e ambasadave tanimë ishte rrethuar nga policia. Ata kishin mundur t’u jepnin policëve ryshfet dhe pas pak u ngjitën në murin e ambasadës.

Gegët ishin ndër 3’000 qytetarët shqiptarë që ishin futur në ambasadën gjermane. Jo të gjithë ishte dashur të ngjiten në murin e përfaqësisë. Shumë prejt tyre ishin futur nga e çara në mur që e hapën katër burra me një kamion. Ndërkohë nuk ishte vetëm ambasada e Gjermanisë në Tiranë që kishte filluar të popullohej me refugjatë, por edhe ajo e Greqisë, Francës dhe Italisë.

Policia – sikurse edhe qytetarët e tjerë

Ato ditë Shqipëria ishte ende komuniste dhe statujat e Stalinit dhe Enver Hoxhës ishin akoma në këmbë. Por, «morali i forcave të sigurisë ishte përtokë», shkruan Abrahams. Kur sulmoheshin nga refugjatët, ata tërhiqeshin. Ndoshta edhe sikur të kishin urdhër për të gjuajtur, nuk do t’i përgjigjeshin atij. «Sikurse të tjerët, edhe ata dëshironin t’ia mbathnin sa më parë që të ishte e mbundur nga Shqipëria», thotë autori.

Diplomatët perëndimorë – thotë Abrahams – i inkurajonin shqiptarët ta përballonin murin e ambasadave të tyre. «Për mua është e qartë që një eksod masiv do ta shpiente regjimin në kolaps», e citon Abrahams ish ambasadorin gjerman në Tiranë, Werner Daum.

Anëtarë të politbyrosë dhe agjentë sekret shqiptarë më vonë ishin shprehur se ishin në zotërim të informacioneve për përkrahjen e rrëzimit të sistemitn ga të huajt. Pas kësaj, sipas tyre, qëndronin Gjermania, Italia, Franca, Jugosllavia dhe Greqia. «Gjithçka dukej shumë spontane, por të huajt i kishin duart e përziera me siguri», e citon autori Ramiz Alinë, kryetarin e fundit komunist të Shqipërisë.

Festë pas fitores gjermane në botërorein e 1990-tës

3’199 persona ishin futur në territorin e ambasadës gjermane në Tiranë. Ata flinin në oborrin e saj. Ato ditë kishte ndondhur një lindje, dhe në shenjë mirënjohjeje foshnja u quajt Germana. Në ambasadën e Italisë ishin futur 870 vetë, ndërsa në atë të Francës – 500. «Ishte rrafsh», rrëfen Gega tani nga shtëpia e saj në Bon, «por njerëzit ishin të lumtur». Në atë kohë kishte ndodhur finalja e Kampionatit Botëror të Futbollit. Për fitoren e Gjermanisë ata kishin bërë një festë.

Qeveria shqiptare ua kishte mohuar ambasadave furnizimin me ushqim dhe çadra për refugjatët. Ose na i dorëzoni ne, ose nxirrini jashtë! – kishte qenë deviza e shtetit. Më vonë ambasadave ua kishin ndërprerë edhe furnizimin me ujë dhe kishin infiltruar spiunë për të marrë vesh se pse po iknin njerëzit.

Më në fund xhinse

«Askush nuk besonte më në rregullat që vlenin në vend», kishte shënuar një agjent nga hulumtimet e tija në ambasadë si arsye të largimit nga vendi. «Unë dëshiroj të vesh xhinse dhe tesha moderne sikurse moshatarët e mi në botë», kishte thënë një tjetër. «Përveç kësaj, dua edhe një motor», kishte shënuar agjenti.

Familja Gega nuk ishte parë me sy të mirë nga regjimi. Të afërm të saj ishin burgosur dhe dënuar me vdekje. Vajza e talentuar nuk kishte të drejtë të studjonte për muzikë, as të këndonte në kor.

Në këtë kohë Shqipërinë e kishte vizituar një zyrtar i OKB-së. Pas kësaj, regjimi i kishte lejuar të iknin të mbledhurit nëpër ambasada. Sipas autorit, Ramiz Alia e kishte të qartë që atyre edhe sikur t’u premtohej një imunitet nuk do të ktheheshin vullnetarisht në shtëpitë e tyre.

Dy ditë më vonë, rrëfen Abrahams, presidenti i sapozgjedhur çekosllovak, Vaclav Havel, i kishte marrë 51 shqiptarët e ngujuar në ambasadën e tij. «Rroftë Haveli», kishin thirrur ata me të mbrërritur në Pragë.

Para se ta lëshojnë vendin i gjuajnë orët dhe lekët

Kishte qenë 12 korrik 1990, ora katër e mengjesit, kur autoritetet shqiptare ua lejuan të gjithë të tjerëve nëpër ambasada largimin me autobusë përmes portit të Durrësit. Banorë të fshatrave përreth kishin dalur rreth rrugës nga kalonin refugjatët dhe i përshëndesin duke u bërë me dorë. Këto nga ana e tyre i gjuanin orët dhe lekët që kishin nga dritarja, si një gjest i ndarjes me të kaluarën. Stacioni tjetër ishte Italia. Familja Gega dhe shumë të tjera u përcollën nga Kryqi i Kuq Gjerman me tre trena nga Italia në Gjermani.

Pas ngjarjes së ambasadave, rënia e regjimit komunist në Shqipëri ishte vetëm një çështje kohe. Në dhjetor 1990 regjimi e pranoi pluralizmin politik. Dy muaj më vonë u rrëzua shtatorja e Enver Hoxhës në Tiranë…

Ervis Gega ndërkohë është mjeshtre koncerti në Filharmoninë Klasike të Bonit dhe performon në të gjithë botën si soliste. «Unë jam shqiptare, vendlindja ime është Shqipëria», thotë ajo dhe shton: «Shtëpia ime është Gjermania.»

Albanina refugees coming from Tiranna burst out of joy as the Italian ferry “Espresso Grecia” transporting them from Albanian docks in Brindisi 13 July 1990.

 

16 komente në “FOTOT/ “Një foshnjë me emrin Germana””

  1. emigranti says:

    I per shendes fort keto njerez qe u be ne bashkudhtaret e Mi ne ato kohe teper te veshtire pothuajse pa rrugedalje per nje popull teper te izoluar nga regjimi me monstruoz.kriminel te paskrupullt te pabese .

    1. pip says:

      raca ariane ne veprim

  2. coli says:

    ooo grga e gegana rrofshe per ver e violinen e bere klarinet te hyfte ne bythe po ca na the po kthehesh me fetyre nga dielli me duket pu pu po cfare po na thua paske vuajtur !

    1. Naimi says:

      Kush te lejon felliqesirat qe shkruan ne radhen e komenteve mor kafshe!

  3. Kritizeri says:

    Ja ke futur kot! Evisi ka hyre ne ambasaden Gjermane me te atin, te emen dhe vellain e vogel.Me ta ishte edhe xhaxhai me familjen e tij.Ishin familje e persekutur se i ati i Evisit eshte vellai i Liri Geges pushkatuar nga Enveri.Te emen e Evisit e kam patur mesuese violine ne shkollen e muzikes Fier(nuk u ndeshkua) ndersa i ati u transferua si mesues ne Kreshpan.

  4. Klimax says:

    Kurre me regjime totalitare!

  5. Z/Kallami says:

    I ruani fotot.Sepse sa ma shume vite kalojne aq ma shume u rritet vlere.Ia leni trashigimtare brezit ne brez .Sot si dicka pa rendesi por vitet do i vlersojne te jashtzakonshm,e per kete periudhe histrike tragjike do bluejn e thurin mendime fantastike pafundesisht brezat e sa ma vonshem.Fotoja me ngritjen e duarve brenda teritorit te ambasades te krijon pershtypjen per diten e gjyqit ku perendija i vecon disa ne parrize dhe disa ne ferre.Keto te fotos te ngjane me tabllon e krijimtarise te Dant Aligerit.

  6. Odise says:

    Cfare rendesie kane keto psikopatira dhe fotografira vulgare, me te respektuar ne Shqiperi kane qene ata qe ishin burra dhe i kalonin kufijte e asaj kohe pa ju trembur vdekjes! Ambasadat kane qene nje loje e Ramiz Alise me sigurimin e shtetit per te mos krijuar gjakderdhje, cdo gje eshte bere me shkencen e krimineleve me te medhej qe kishte Shqiperia, sigurimi i shtetit komunist apo korridori i vdekjes te ish diktatures !

  7. odin says:

    Interviste domethenese, pasqyron qarte gjendjen e atehershme. Regjimi ne Tirane me 2 korrik pesoj falimentimin. Keta ishin heronjte e vertete te demokracise. Asnje prej tyre nuk ishte i sigurte per jeten e tyre dhe pasojat per familjet. Heronj u shpallen te tjeret, heronjt e Ramizit te dhjetorit. Ne 2 korrik keta “heronj” mbanin mitingje me Ramizin e mbledhje organizatash ku denonin 2 korrikasit e familjet e tyre. Eshte e natyrshme se “heronjte e dhjetorit” nuk e festojne 2 korrikun se ata mungonin, u bene demokrate 6 muaj me vone nga Ramizi. Peshtire sot te lexosh heroizmat e tyre.

  8. 75 na bashkoj kenga popullore says:

    Pa diskutim qe ka qen loj e sigurimit te shtetit asaj kohe hyrja ne ambasada sepse shumica ata qe kan hyre ne ambasada kan qen te informuar shum koh perpara dhe kan qen te pregaditur se do hapeshin ambasadat sepse pakica prej tyre kan hyre rastesisht

  9. Pelasgian says:

    Me pak fjale Visi po thote Shqiperi te kam dhjer

  10. dauti says:

    ndonje hero tjeter nga keta keni?vazhdoni te na shisni brockulla heroizmi.por me pare beni nje bilanc te till.nga keta heronj e heroina sa perfunduan ne burgjet perendimore,sa prostituta,sa u droguan ose humben dhe e fundit krahas shume te tjerave sa humben jeten.ndoshta ndonjerit nuk i pelqen por,e verteta eshte sa kohe qe nuk behet jeta ne shqiperi kudo te shkojne shqipetaret mbeten njerez te dores se dyte.sigurisht ka perjashtime.por ngado qe ta kthesh plaget shoqerore qe jane hapur ne shqiperi pas atyre ndodhive pavaresisht arsyeve, pa diskutim qe shume prej atyre te ashtuquajtur heronje ju kane ndryshuar mendim…me kete nuk dua te them se diktatura ishte mire…

  11. Dulla says:

    Te gjithe keta fukarenj menduan se do ta gjenin shtruar.
    Pjesa me e madhe e tyre kane mbetur po njesoj, ndoshta edhe me keq. Te gjithe u trajtuan me statusin e azilantit politik dhe jetuan e vazhdojne te jetojne me nga nje therime qe ju jep ky status. Vetem pak prej tyre jane integruar. E vetmja gje qe i gezohen eshte fakti se jetojne ne Gjermani dhe ne qytetet gjermane apo provincat gjermane.
    Pjesa me e madhe dhe sidomos grate, rrine gjithe diten ne facebook dhe merren me cfare ndodh ne Shqiperi. Koka ne Shqiperi dhe trupi ne Gjermani.

  12. Tironci says:

    Sa per ju qe komentoni.
    Ne ambasaden gjermane ka pasur persona nga te gjitha shtresat, por me e cuditshmja ka qene se ka pasur edhe femije pa familjet e tyre, pra nga 10 deri 15 vjec ndoshta edhe me te vegjel, dhe nuk donin ti lejonin si te tjeret te merrnin rrugen e kurbetit. Keta femije mesuan se duhej nje i aferm i rritur dhe menjehere u vune ne veprim per te gjetur persona te cilet deklaroheshin si te tille.
    Dhe mjafte nga te rriturit e moren persiper nje detyrim te tille qe nuk e kishin per detyre. Kur arriten ne gjermani, shumica e tyre u adoptuan nga familje gjermane.E kam pare me syte e mi kur ndaloi treni ne stacionin e pare sa u futem ne gjermani , se si nje Polic me Uniforme, pyeti per nje djale te vogel, dhe kur morri pergjigje se djali ishte vetem, i vuri kapelen e policit ne koke dhe e mori per ta birsuar. Te them te drejten kur e kujtoj , me ngjallet nje respekt per te gjithe ata qe kane pak zemer per te tjeret dhe sidomos per femijet. Ndersa ne kohen e dulles vdisnin femijet dhe i gjithe populli nga uria, ndersa legenat bridhnin me benca dhe me makina te shumta shoqerimi nga frika se mos i hynte ndonje hu ne bythe, pale shanin edhe boten e kulturuar.
    Vendeve te perendimit duhet tja dime per nder qe na cliruan nga ajo qeverisje e qelbur, nga vuajtjet e pamasa.

  13. Dn says:

    Edhe ka Halla shqiptar kokebosh qe na permendin luften kunder germanit! Te vetmit miqte te vertet ne te gjitha kohe i kemi pas ur germanefoleset!

  14. ilir says:

    Babi dhe mami I Ervis Geges ishin violine e pare ne orkestren e RadioTelevizionit Shqiptar ne Festivalet e Kenges ne RTV:
    – Histori “vuajtjesh”!!
    Suksesi I Ervisit si violiniste eshte per tu vleresuar, pasoje e Punes se prinderve te saj qe u shkolluan ne Konservatorin e Tiranes ne vitet 70- te, ne vecanti talenti I nenes se saj, Sedra e babait, dhe mbi te gjitha puna dhe talenti I vet Ervisit Ku u gjet streha e perpjekjeve te tyre .
    Berja politike per ato ngjarrje eshte nje minus per Te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje